6.

73 8 34
                                    

Nuk e dinte se sa kohe kishte qe qendronte me syte e hapur, sepse nuk mbante mend asgje; eshte nje nga ato momentet kur flije me sy hapur. Nuk e mbante mend kur ishte zgjuar e as cfare kishte bere gjate kesaj kohe, por me shume mundesi do te kishte qene duke qendruar me syte ngulitur ne tavan sikur te qe aty vetem fizikisht e, shpirti kushedi ne c'skuta te universit i qe degdisur.

Beri nje te pulitur sysh e ndjeu nje therje koke e dukej sikur atehere shpirti i saj kish' braktisur endjet neper univers e qe kthyer ne banesen e tij te perkohshme. Tashme, mendja po i kthjellohej e arrinte te perceptonte imazhet qe syri i saj po shikonte; ishte ne dhomen e saj te gjumit dhe dukej sikur ishte dite, vetem se dielli nuk shkelqente, nuk po e gjente prezencen e tij. Si dukej naten e kaluar kishte harruar te mbyllte perdet e zeza ashtu si bente gjithmone. Nuk i kujtohej asgje nga nata e kaluar e, kjo s'i kishte ndodhur asnjehere. Packa se mund te pinte shume, kujtimet gjithmone i qendronin te paprekura, por mbase dhimbja e forte qe kishte zene vend ne trurin e saj po i pengonte rrjedhen e momenteve te nates se kaluar.

Mendja e saj dic' ish' duke luftuar qe kur po ndjente ate dhimbje aq te madhe, por nuk arriti ta kuptonte se cfare. Te kish' qene valle faji i te pires? Nuk e kishte tepruar aq shume sa te ndjente aq shume dhimbje.

Pa i lene vetes mundesi per t'u qetesuar, u ngrit dhe qendroi ulur ne krevat, duke mbeshtjelle koken e saj me duar e duke e shtrenguar fort. Vuri re se ishte vetem me te brendshme dhe mendja i shkoi te banakieri i barit. Nuk e mbante mend, por mbase kishte qene aty duke pire e kishin ardhur se bashku ne apartamentin e saj. Por, edhe nese ai do kishte qene naten e kaluar aty, tashme nuk ishte as ai dhe as ndonje shenje e tija.

Ndjente sembime qe mbase nuk i kishte ndjere kurre me pare, sikur dikush te ishte duke i ngulur me qindra thika ne cdo cep te kokes, thika qe depertonin mes-per-mes kafkes duke arritur ne tru, e aty sikur dikush luante me ato thika duke e gerrmuar trurin e saj. C'deshironin te gjenin?

Mbylli syte dhe nje vizion i trokiti ne mendje, pa thjesht nje celes ngjyre ari, kaq e me pas vizioni u zhduk. Te kishte qene pjese e ndonje endrre qe kishte pare e mbase tashme po i kujtohej? Por i dukej me shume sesa nje kujtim, i dukej nje vizion, sikur te ish duke pare dicka ne ato momente.

Gjuajti disa here koken me pellembet e saj dhe u ngrit ngadale duke qendruar ne kembe. Dukej sikur e gjithe dhoma po i sillej rrotull e panoramat qe vishnin muret e asaj dhome po kercenin ndonje valle te shpejte duke e lene ate ne mes, duke i shkaktuar te perzjera. Mori telefonin qe qendronte ne komodinen kafe ngjitur me krevatin dhe pa se ora shenonte gjashte e shtatembedhjete minuta. Menjehere i shkoi mendja te kafeja, mbase ajo do e ndihmonte te vinte ne vete, por hapi i rradhes u be shume i rende per te; nje shpim edhe me i madh ne koke e me pas nje erresire e papritur i sulmoi veshtrimin. Pa patur mundesine per t'u ulur a per t'u mbajtur diku, ra pertoke duke u zhytur perseri ne erresire.

Kishin kaluar disa minuta, kushedi se sa. U degjua nje cingerrime telefoni dhe mendja e saj filloi te kthjellohej perseri.  Ashtu, pa hapur syte gjeti telefonin qe ndodhej pak me tutje se ajo dhe fiku alarmin. Ngadale hapi syte dhe u has me pamjen e dyshemese shtruar me drrasa druri. Shfryu dhe beri te levize, por ndjeu dhimbjen e brinjeve nga qendrimi i gjate ne toke. Mori telefonin ne dore dhe u ngrit duke u ulur ne krevatin e saj. Pa se ora tashme kishte shkuar dhjete e njezete minuta dhe vetem atehere cakerreu syte ne forme habie. Kishte qene per kater ore e shtrire ne toke dhe vetem tashme kishte arritur te vinte ne vete e te zgjohej.

Kesaj here, ndryshe nga hera e pare, arrinte te mbante mend cdo gje. Mbremjen e kaluar ku kishte perfunduar ne nje zenke me Troin dhe te dashuren e tij patetike e me pas nata ishte mbyllur ne krahet e Leos, kesaj here ne apartamentin e saj.

Profecia e Nefilimit [OnHold]Where stories live. Discover now