Nje monedhe e marr hua

113 10 2
                                    

XIII

Serish perballe saj,pas pese viteve me mendimin se shkendijat per te ishin thjesht nje iluzjon,por e kishte gabim,sepse zemra kishte nisur te buciste fuqishem duke tradhetuar perseri femren e cila i qendronte prane.

Syte e tij u mberthyen me ata te vajzes,e cila nuk po i kushtonte rendesi,perkundrazi,buzeqeshte e ne nje forme te cilen ai nuk e kishte pare me pare,sa e bente te dyshonte,a ishte vertete ajo qe njihte.

Kishte shtangur,e jo vetem prej prezences se saj,por edhe prej bukurise qe mbarte,aq e kuruar,fustani mbi vete i perqafonte fort belin e holle,dhe derdhej gjer tek kembet e saj,floket e kapur mashtrueshem pas,sepse gjysma e tyre qe lene e lire dhe gjatesia elegante binte mbi supet e vajzes,duke i mbuluar lehte gjoksin e te perfundonin deri tek beli.

Ne ato momente nuk mund te mendonte arsyetueshem,vecse te rrembente cdo pjese te saj me shikim,edhe pse e dinte mire se gabonte.

A te ishte e motra ajo,e cila qendronte prane nje sovrani,me mire then,prane sovranit te nje vendi mjaft te pushtetshem,krahasim me ku gjendej ajo,pas tyre.

Nuk i besoje syve,nuk donte ti besonte sa ndihej urrejtja e pasur depertueshem edhe nga rrobat e veshura,te shtrenguara fuqishem prej grushtave te saj te mbledhur e te zverdhur nga forca e ushtruar.

I hodhi shikimin nga koka tek kembet,dhe fakti se e ndjente sesi ai qe mahnitur,ja trazonte stomakun,sa pak i duhej per te tradhetuar perqendrimin e ruajtur.

Kush ishte ajo valle,sepse ne sy e dallonte,se motra e saj nuk mund te ishte femra elegante dhe e rafinuar qe po vezhgonte,Atara kurre nuk ka pasur siguri,dhe menyra sesi qendronte me konfidence prane Mbretit,ne krahun e djathte te tij,e bente te dyshonte,nese imagjinonte apo jo.

Per te dy ata,sapo kishte nisur...

-Mbreti Lusius,ju kerkojme ndjese qe u gjendem me vonese,patem nje problem te vogel dhe na u desh te ndaleshim.-rrefeu Mbreti Alvar,teksa i mbertheu doren ne pershendetje,tashme me Lusiusin perballe tij.

-As mos u shqetesoni fare Madheri,jeni ne kohen e duhur.-qeshi Lusius ne forme miqesore,dhe i shtrengoje pershendetjen.

-Kjo eshte ime bije,Vivian.-prezantoje Mbreti,dhe beri shenje pernga e bija krahe tij.

-Oh kenaqesi princeshe!-tha Lusius lehte,dhe Vivian u perkul respektueshem kundrejt tij.

-Princi i ardhshem i Bersonit,dhe bir i Dukes se Madh,sebashku me familjen e tij!-u shpreh perseri ai,kesaj rradhe duke ju drejtuar per Nevanin,e gjithe te tjereve.

Mbreti pershendeti djalin,dhe ai ja ktheu po ne te njejten forme,e me pas hodhi veshtrimin pernga te tjeret,derisa syte e tij,u hasen me figuren e saj,ne te djathte te Mbretit.

Mbreti Alvar e vuri re ate medyshjen e tij,e cuditerisht vitet e jetes po ja tkurrnin kujtimet,sa ajo i dukej e njohur,por nuk arrinte ta kujtonte qarte.

Prane Mbretit,u afrua dhe Helias me gjithe Ameline,cuditerisht te dy qene duke hedhur hapa te ngadalte,si per tu perpjekur te besonin pamjen.

U perkulen lehte perballe me ta,dhe sigurisht qe familja ja ktheu,e me te ngritur shikimin,tashme syte e tij,puthen syte e saj,e cila e shihte,nga momenti kur u perkul,e derisa ja hodhi veshtrimin.

Nje mendim Amelise i thoshte se ajo ishte vertete e motra,por nje tjeter i rrefente se konfidenca e mbartur prej saj nuk perputhej me karakterin qe kishte,por ne fytyre,ishin identike,pervecse zjarrit...

Duka i Madh beri nje hap perpara,i mbeshtolli doren vajzes,dhe shuajti gjithe medyshjet e tyre,duke e prezantuar vajzen ashtu sic i takonte.

-Kjo eshte mbesa ime Madheri,konteshe e Bersonit!

Gënjeshtarja E PafajshmeWhere stories live. Discover now