4 | loja sapo filloi🌩

690 79 103
                                    

- këndvështrimi i Elizës -

Nuk e di si do t'ia shpjegoj Ajsit atë çka ndodhi, sepse në të vërtetë as unë nuk e di ç'ndodhi.

Ajo çka di është se shpesh që njerëzit të gabojnë, apo jo?

Le ta quaj këtë një gabim. Nuk mund të jetoj në botën që ai ka krijuar.

Nuk mund të jetoj brenda këtij burgu. Ishte thjesht një dobësi e çastit, thjesht nuk munda të mbaj nën kontroll veten.

Por nëse ka diçka të sigurt ajo është se kurrë nuk do bëhem lodra e ndokujt.

Sapo mbërrita në dhomën e Ajsit dhe është ende duke qarë dhe fajtore për këtë jam unë.

- Ajsi... më... më vjen keq

- Thjesht pse?

E si mund ti përgjigjem kësaj pyetje? Përse? Këtë dua të di edhe unë. Përse?

- Nuk është se nuk dua që t'i të jesh e lumtur, thjesht nuk duhet ta varësh lumturinë te një person, aq më tepër tek ai. E di? Ne gjithmonë duam ta bëjmë të pamundurën të mundur, por harrojmë se më e rëndësishme se kjo është që të kuptojmë kush jemi.

Ajsi ka të drejtë, tek e fundit, unë jam Eliza Kaya, vetëm 17 vjeçe, nuk mund ta lë fatin tim në duart e ndjenjave adoleshente.

- Jam me fat që të kam ty, e di? Thjesht ndonjëherë nuk merr asgjë parasysh dhe e jep veten. - i thash dhe e vërteta është se jam me fat seriozisht.

- Të lutem mos e digj veten për të mbajtur ngrohtë të tjerët

- Çfarë do të thuash?

- E vërteta është se shpesh ne sakrifikojmë pjesë nga shpirti ynë për të shpëtuar të dikujt tjetër, por ndonjëherë duhet të pyesim veten nëse ia vlen vërtetë. Nëse ky person shërohet nga këto plagë, a do nis të qepë edhe të tuat?

Sigurisht që Luka nuk do e bënte. Dreq ça po mendoj për Lukan? Me të nuk më lidh asgjë.

Duhet të largohem sa më parë nga kjo shtëpi. Nëse jetoj këtu do bëhem pjesë e llumit të tyre. Nëse jetoj këtu do zhgënjej prindërit e mi. E ndiej se ata janë me mua dhe më shikojnë në çdo hap...

- Eliza po më dëgjon?

- Huh?

- Çfarë po mendoje?

- Më duhet ndihma jote.

- këndvështrimi i Lukas -

Nuk e ndalova. E pse duhej?

Mendova se ishte ndryshe, por në fakt edhe ajo është thjesht një nendjelehtë.

Plus synimi im nuk është ajo. Nuk më duhet dikush , përpara se të arrij majën.

Jeta na ofron gjithmonë dy zgjidhje, ndjenjat ose të ardhmen, truri ose zemra, por nëse truri di ta kontrollojë zemrën atëherë gjërat funksionojnë.

U ngrita dhe vesha një kostum sportiv të zi. Hodha pak parfum dhe rregullova flokët.

Më duhet me patjetër të nis të veproj.

- Mirëmëngjes! - thash teksa u ula në tryezë, ku mungon vetëm Eliza.

Ajsi nuk po flet. E çuditshme që s'është me të.

Midis dy zjarresh | ✓Where stories live. Discover now