24 | aksion.

294 21 2
                                    

vote

Kanë kaluar dy ditë që nga hera e fundit që pash Lukan dhe sonte është balloja. Nuk e di se si ndihem në të vërtetë. Gjithçka ndjej dhe mendoj është më lëmsh se gjithë kjo situatë.

Me Aldis thuajse nuk kam folur fare. E di që ai nuk meriton asnjë nga këto, por mendoj se kur Luka iku, la shumë nga veset e tij tek unë. Më ka marr malli për jetën time të qetë. Më ka marr malli për ato kohët kur shkoja në dhomë dhe lexoja derisa prindërit vinin në shtëpi. Më ka marr malli për përqafimet e mamit dhe për shakatë e babit. Më ka marr malli për paqe.

Hyj në dush dhe hap ujin e ngrohtë që më relakson muskujt. Kush jam unë? Çfarë duhet të bëj? Lë mendimet dhe shkoj në dollap të marr fustanin që Aldis zgjodhi. Nuk është në shijet e mia, por kohët e fundit nuk duket sikur e njoh mjaftushëm veten sa për të përcaktuar çfarë pëlqej. E vesha dhe dola para pasqyrës. Prisja të ndjeja atë kënaqësinë e të parit veten kur shkëlqen, por gjithçka vura re ishte trupi i dobët, buzët e thata dhe sytë e përgjumur.

- Mund të hyj? - dëgjoj Ajsin që troket në derë.

- Yeah.

- Gjithçka në rregull?

A është gjithçka bë rregull Eliza? Ajsi di çfarë ndodhi. Prisja që t’më urrente për mënyrën se si po trajtoj Aldis pa pasur ndjenja konkrete, por gjithçka ajo bëri ishte t’më thoshte se gjërat do rregullohen. Klaus qëndroi pak i ftohtë me mua. Më tha se personi që jam kthyer është dikush që ai nuk e njeh më. Ka të drejtë, as unë.

Por më thoni si i bëhet mallit që djeg çdo ditë e më shumë? Aty thjesht kërkon një oaz ku të shuash etjen.

- Eliza, ktu je?

- Po, thjesht s’e di? Po lodhem.

- Hej shiko! Gjërat do rregullohen, të premtoj! Deri atëherë hajde të bëj një super make up.

Qesha lehtë, i dhash një përqafim dhe në punë minutash isha gati. Zbres poshtë dhe Aldis ishte aty. Sërish me ata sytë e tij të shndritshëm. Ndihem keq. Shumë keq.

- Je bër shumë e bukur! - më tha me një buzëqeshje.

- Dhe ti nuk mbetesh pas. - i thash dhe ishte e vërtetë. Kostumi blu që kishte veshur i kombinohej më së miri me sytë e tij ngjyrë oqeani apo lëkurën e bardhë si rëra.

U nisëm për në ballo dhe gjatë rrugës nuk folëm fare. Kur mbërritem, pash që Ajsi dhe Klaus kishin ardhur para nesh. Pak më larg ndodhej Luka dhe Amara. Ai dukej i tensionuar. Shumë i tensionuar.

- Mund të ftoj në një vallëzim? - Aldis më ndërpret nga mendimet.

Pohoj me kokë dhe buzëqesh. Pak nga pak, pista e vallëzimit u mbush plot dhe nuk po dalloja as Ajsin, as Klaus ndokund. Çamarrokët! Kurse Luka është duke kërcyer me Amarën, teksa sytë tanë nuk e braktisin njëri - tjetrin. Një moment vë re si ma bën me shenjë për t’u larguar. Dhe unë nuk duhet ta dëgjoj apo jo? Jo më si herën e kaluar.

Dhe çfarë bëj unë? Sigurisht që shkëputem nga Aldis me justifikimin se duhet të shkoj në tualet.

1 minutë.

Midis dy zjarresh | ✓Unde poveștirile trăiesc. Descoperă acum