19 | ka njeri?

305 22 0
                                    

Ndjeva një fllad ere që më përkëdhelte lëkurën dhe ashtu pa hapur sytë mundohem të arrij atë, por asgjë.

Ngrihem me shpejtësi nga krevati dhe shikoj orën që shënonte 7 e mëngjesit. Shkoj në dush për të parë mos ai është aty, por asgjë. Dal me vrull nga dhoma dhe kontrolloj çdo cep të asaj shtëpie që i ngjante një pallati, por asgjë. Shkoj në dhomën e Ajsit dhe bërrtas si e çmendur.

- AJS ÇOHU!

- Dreqi të marrtë o idiote! Shpresoj të kesh një arsye të mirë për ketë.

- Nuk gjej dot Lukan.

- Ah! Ai s’të tha gjë?

- T’më thoshte çfarë?

- Shiko Lizz’

- Çfarë Ajs?

Po ndjeja një shtrëngim në zemër teksa prisja fjalët e saja.

- Luka është nisur për në Russi. Kishte një mision dhe do rri nja një muaj andej dhe...

- Çfarë? Jo ti po tallesh, apo jo?

Heshtje. Ajsi ishte duke më parë se si sytë e mi po lotonin.

- Shiko, e di që e do, por Luka...

- Ai dhe unë kaluam diçka më shumë veçse puthje mbrëm.

- Nuk po më thua se... bët...

- Ai më tha se më donte. Se do ta provonim edhe pse e dinte që sot do ikte.

- Kjo është bota jonë Lizz’. Nuk njeh dashuri, frikë, dhimbje apo emocione. Ne jemi të detyruar të vrasim për të jetuar. Ti e di që duart e tij janë të pista apo jo?

- E dija. E di. Por e dua. Ashtu si është.

- Ka dhe diçka...

- Shpresoj të jetë diçka e lumtur.

- Amara është me të.

Nisa të qesh si e çmendur. Nëse ai qenka në mision, atëherë pse ajo është me të?

- Më thuaj që po gënjen.

- Ajo është pjesë e ksaj bote gjithashtu. Dhe është e rrezikshme.

- Wow! Kishe të drejtë Ajs’. Duhet t’i rrija larg.

Dola nga dhoma me sytë e humbur. U nisa drejt ballkonit dhe mbusha mushkëritë me ajër teksa ndjeja lot të zjarrtë që digjnin fytyrën time akull të ftohtë. Çfarë po ndodhte me mua?

A kishte ndonjë rrugë që nuk më çonte tek ai?

Dukej sikur i kisha hyrë një loje, rezultatin e së cilës e dija. E doja Lukan. Vazhdoj ta dua, por diçka më bezdis në stomak kur mendoj se do më duhet të jetoj në ktë histori që përsëritet.

Shkoj në dhomë, marr telefonin dhe i shkruaj, por sms as nuk i shkojnë. Hyj në Instagram të shikoj profilin e tij, po nuk shfaqet. Më ka bër bllok? Apo thjesht ka ikur offline?

Tek po mendoja ktë më vjen një ftesë nga dikush. Shikoj profilin dhe është Amara. Bukur.

E pranoj dhe i bëj follow request. E pranoi menjëherë. Hyj te storyt e saj dhe shikoj një foto ku është ajo me të.

Mision apo jo? Kush dreq mafioz bën foto për story në Instagram? Nuk qaj, thjesht mbyll dhe unë telefonin.

Do e pres. Tek e fundit ç’është një muaj? Rëndësi ka që ai do vij dhe pyetjet e mia do të marrin një përgjigje. Është e dhimbshme, por s’kam zgjidhje tjetër.

- pas tre javësh -

Kanë kaluar plot tre javë dhe asnjë sms nga ai. Ajsi nuk më ka thënë asgjë, por jam e sigurtë që ajo flet me të. E kam dëgjuar disa herë. Po sikur të kthehet dhe të bëj sikur s’më njeh?

Jo, ai nuk e bën ktë. S’duhet ta lë mendjen t’më helmojë.

Dhe një javë.

Dhe një javë dhe ai është këtu.

Më ka marr malli për aromën e tij. Gjatë këtyre netëve kam fjetur te dhoma ku ai qëndron. Era e tij ndihet kudo në të. Era shtëpi.

Në shkollë kam shkuar rregullisht. Besoj se ja mora dorën mësimeve. Në spital shkoj vetëm kur jam e detyruar, pjesën tjetër jam kam besuar Klaus. Nuk do ja dilja dot kurrë pa të. Meqë ra fjala tek ai.

Është duke dalë me një vajzë. Në fakt mendoj se diçka ka ndodhur mes tij dhe Ajsit. Duket në sytë e tyre. Kur ai më tha se po dilte me dikë nuk po shikonte mua dhe reagimin tim, por Ajsn, e cila u hutua për momentin dhe pastaj tha se i duhej të dilte.

Kur u mundova ta pyes Ajsin, përfunduam duke u zën. Sa për marrëdhënien e Klaus: mua më duket e rreme. Duket qartë që ajo nuk do atë, por çfarë ai ka. Kurse ai tregohet i ftohtë. Klaus nuk është i tillë me ata që do. Ai është shumë i dashur.

Gjithsesi, do e marr vesh herët a vonë. E di ktë. Thjesht shpresoj që gjithçka të jetë në rregull. Nuk do dija të zgjidhja midis tyre.

Gjërat kanë rën në një monotoni. Çdo ditë duket njësoj. Asgjë të re, veçse qaj nga malli për të, mësoj, punoj dhe shtirem. Shtirem sikur zemra ime nuk thyhet sa herë kujtoj se si iku. Por e di që ka një shpjegim. Duhet të ketë.

Sot është e hënë dhe veç shkollës kam edhe kurs! Jeta ta shpif. Kush ka bër hajër nga shkolla njëherë se nuk e marr vesh?

Po më ikin kot vitet e adoleshencës. Për faqe të zezë! Ah dhe po: për 10 ditë kemi ballo. Aldis më ftoi, por thjesht ja lash propozimin pezull. Dua të them... nqs Luka ka ardhur deri atëherë, i bie të shkoj me të. Gjithçka do jetë në rregull.

E në mendime, dëgjoj zilen që bie. Zakonisht neve nuk kemi vizita. Aq më tepër vizitorë që i bien ziles. Gjithsesi shkoj të hap derën meqenëse askush nuk po e bën.

E hap dhe ishte ai.

• • • • • • • • •

hellouuu pipëllsa

kohë e gjatë pa u parë, ë?

të them të drejtën plani ishte nisja e një historie të re, por çuditërisht mbrëm e gjeta veten duke rilexuar librin e shkruar para nja 1 viti e gjysmë.

dy orë më vonë, duke shkruar një kapitull tjetër.

nejse,

mendoni se duhet ta vazhdoj së shkruari?

lemme know në komente!!!

ah dhe po: mos harroni të votoni.

xhan <3

Midis dy zjarresh | ✓Where stories live. Discover now