12 | flakët e ferrit.

463 39 154
                                    

Shkoj në sallon me kokoshkat teksa një buzëqeshje ka pushtuar fytyrën time, sytë e mi.

Gjërat e gabuara gjithmonë na bëjnë më të lumtur. Por a janë vërtetë të gabuara? Apo thjesht ironi e fatit?

- O Elizaa marrje, ktu je? - dëgjoj Ajsin që më ndërpret filozofinë e mendjes sime.

- Dhe jam, po dhe s'jam. - them dhe vë re Lukan që buzëqesh teksa hyn në sallon.

- Me siguri është duke i bër xhiro trurit nëpër botë, - thotë dhe ulet pranë meje.

- Eh ktu ke të drejtë. E dashuroj të udhëtoj!

- E di. - përgjigjet dhe fytyra ime e bën pyetjen më qartë sesa do ishte ajo me fjalë.

- Çfarë më shikon ashtu?- më pyet.

- Nga e di?

- Hë tani si bën, gjithë ato postera te dhoma jote me vende të botës mendon se nuk tregojnë diçka? - pyet teksa një buzëqeshje më lind në fytyrë sërish, ose ndoshta ishte aty.

I dua njerëzit që vënë re detajet e vogla.

Ose ndoshta, jo të gjithë. Ndonjëherë fakti që fiksohem shumë pas detajeve më lëndon.

Gjërat e vogla janë mjaftueshëm të të mbushin zemrën plot, dhe njëkohësisht të zbarzin lotët nga sytë.

Nga mendimet më ndërpreu telefoni i Ajsit.

E pyeta se kush ishte, por m'u duk aq e entuziasmuar saqë e hapi në sekondë.

- Kush ishte? - më pyet Klaus.

- As ja kam idenë, - i përgjigjem sinqerisht duke pritur Ajsin të përfundojë telefonatën dhe t'më përgjigjet.

- Ndonjë shok besoj, - tha Luka dhe me siguri e bëri këtë gjë që Klaus të xhelozojë. Bukur!

- Nejse, mua s'më hyn në punë. - dëgjoj Klaus teksa thotë me 1 fytyrë neutrale.

- O ZOTT DO VRAS VETEN!! - Ajsi bërrtet teksa hyn furishëm në dhomë.

- Ç'pate moj, ishe mirë? - i them.

- Do vij një shoqja ime e fëmijërisë, ose më saktë shoqja e ngushtë e Lukas!!!

- Oh! Sa bukur! - them, por nuk e di pse buzëqeshja që kisha më ngriu.

Shikoj nga Luka dhe sytë e tij janë duke shndritur si ata fëmijët 5 vjeç kur u jep një çokollatë.

Klaus thjesht po qesh me Ajsin, e unë... po unë? Pse duket sikur kam një lëmsh në stomak?

Duke vështruar nga Luka, ai me një buzëqeshje më jep një shikim sikur t'më pyes se çfarë kam.

Zgjodha vetëm t'i buzëqesh. Ndoshta buzëqeshja më e rremë që kam dhënë ndonjëherë.

Dua të futem në diskutim, por duket sikur jam thjesht kot. Nuk di çfarë të flas. Shikoj nga Klaus, ai është i lumtur gjithashtu. Dhe unë duhet të isha...

- Unë po shkoj në dhomë të studioj. - them me mendimin se dikush do interesohet e t'më pyes si jam, por në fakt mora thjesht një "ok".

Shkoj në dhomë, kyç derën dhe lotët nis t'më përshkojnë fytyrën.

Pse më intereson shoqja e Lukas? Ose jo, mbase e kam nga Ajsi. Ajo është e vetmja shoqe që kam dhe nuk do ndihem mirë kur shoqja e saj e ngushtë të vij.

Sa herë mendoj se gjërat rregullohen, gabohem.

Sa herë gjej njerëz që i dua, vjen gjithmonë një person i tretë.

Midis dy zjarresh | ✓Where stories live. Discover now