21 | Konfuze.

286 21 0
                                    

- Lizz’!

- Boll! Boll Luka! - i thash duke e shtyrë pas. Sytë e tij ishin të etur. E njihja shumë mirë errësirën në ta.

- Vërtetë do që të ndaloj Lizz’?

- Je i fejuar Luka. - i thash dhe u largova menjëherë nga dhoma.

Më kishte marr malli dreqi ta hajë! Doja të ndeja frymëmarrjen e tij mbi lëkurën time. E dua, por ai nuk është më i imi. Ndoshta s’ka qenë kurrë.

Dal jashtë dhe shikoj Klaus teksa puth butësisht Ajsin. E dija që kishte diçka midis tyre. Për më tepër dallohet që zemrat e tyre janë një.

- Khëm... khëm! - thash duke përcjellë lotët dhe Ajsi u shkëput direkt nga krahët e tij.

- Lizz’ ne...!

- I lëm më vonë shpjegimet çifti. Mund thjesht t’më çoni të fle tani?

- Mund dhe t’na kishe lën rehat. - thotë Klaus me ironi.

- Kto gjëra bëhen në dhomë zotëri...

- O Lizz’!!!! - thotë Ajsi e skuqur.

- E zonjusha do vonoheni edhe shumë?

- Erdhëm! - i them Klaus dhe hyjmë në makinë. Gjatë rrugës Ajsi i tregoi gjithçka ndodhi Klaus, kurse unë nuk munda të hiqja nga mendja buzët e tij mbi të miat dhe prit!!!

- Lizz? Ktu je?

- Si Ajs? S’e nuk e kisha mendjen.

- E di që nuk është e lehtë...

- Kur shkova për kufjet e tua...

- Çfarë ndodhi?

- Pash disa shenja mbi qafën e tij. Më shumë si të djegura.

- Çfarë? - thanë të dy një zëri.

- Një sekondë! Të ndoqi ty ai?

- Yeah, Ajs.

- Çfarë të tha?

- Jo shumë, thjesht... Nejse çfarë rëndësie ka! Mund të fokusohemi te çështja kryesore?

- Do pyes një mikun tim hacker, ndoshta mund t’na ndihmojë me ndonjë informacion!

- Qëkur ke miq hackers ti Klaus?

- Mbylle Lizz’.

Po sikur asgjë të mos jetë ashtu siç duket? Po sikur të jetë detyruar? Çfarëdo të jetë e ndjej që diçka nuk shkon në gjithë ktë histori. Pse vallë do më puthte si i çmendur në qoftë se ka mbaruar?

Pasi bëra një gjumë të mirë dëgjoj Klaus duke më thirrur.

- Çfarë ka?

- Në sistem Luka nuk paraqitet si i fejuar apo në një lidhje. Për më tepër linja e tij telefonike ka qenë aktive vetëm njëherë në javë. Ju duket normale?

- Ne flisnim vetëm të shtunave. - tha Ajsi.

- Pikërisht! Është më shumë se e çuditshme ta ketë përdorur telefonin vetëm njëherë në javë në ktë vit.

- Që do të thotë?

- Diçka mban erë.

- Një sekondë, - tha Ajsi - babi dhe mami thanë gjithashtu se po shkonin me pushime, por ata s’kanë telefonuar asnjëherë. Dhe ktë s’e kanë bërë kurrë më parë.

- Në çfarë meseleje ta jenë futur vallë!! Kjo domethënë që Luka im dhe fejesa e tij janë një lojë?

- Nuk mund të nxitohemi! Thjesht duhet të kujtojmë që duart e Brayatëve nuk janë të pastra. Dhe nëse gjithë kjo ka të bëj me botën e tyre të errët...

Midis dy zjarresh | ✓Donde viven las historias. Descúbrelo ahora