14 | uji, ai, unë dhe ne.

518 41 0
                                    

Ora shënon 8 pa 15 minuta. Po sikur të ketë ndryshuar mendje? Po sikur të jetë thjesht një lojë?

Shkoj përballë pasqyrës dhe shoh veten në fustanin blu që zgjodhi Ajsi. Shoh make up - in e thjeshtë, dhe në fund sprucoj pak parfum në qafë dhe kyçet e duarve.

Ora 8.

Asgjë.

Ora 8 e 5.

Asgjë.

Ora 8 e 10.

Asgjë.

Shkoj në dhomë sërish dhe nuk mund të qaj. Nuk më dalin lot, thjesht ndihem si idiote. Naive, një vajzë që rend drejt të pamundurës.

Dal sërish para pasqyrës dhe zbërthej fustanin. Papritur ndiej dy duar që më rrethojnë belin. Panikosem!

- Mesa shoh do të rrimë këtu sonte... - thotë teksa më kthen me fytyrë nga vetja. Është Luka. E mbajti premtimin.

- Erdhe?! - i thash dhe e përqafova fortë.

- Sigurisht që do vija, vetëm se... - nisi të thotë dhe largohet.

- Ku po shkon?

- Mora këtë! - vjen me një trëndalif në dorë dhe ma dhuron.

- Luka mendova se nuk--

- Hejj, jam këtu. Të thash që do e provoj. - thotë dhe jam krenare për të.

- Ehh tani do ikim apo...

- Ikim.

- Je bër vërtetë e bukur.

- Edhe ti nuk mbetesh pas, - i përshpëris në vesh.

- Eliza Kaya, nëse vazhdon kshu do e vazhdojmë darkën këtu.

- Jooo, ikimm - i them dhe të dy vrapojmë për te makina.

- Ku do na çosh?

- Ke pritur 9 muaj te barku mamit, nuk pret dot 9 minuta?

- Ehuu ti Lukaa - them dhe po më duket vetja si ato macet që rrinë pas të zotëve dhe kërkojnë të përkëdhelen.

Edhe pse i urrej tipat e tillë, duket sikur sonte po bëhem një nga ata.

- Do zbresim? - më pyet pas 30 minutash rrugë

- Ku jemi?

- Eja me mua. - del nga makina, më hap derën dhe më zgjat dorën.

Dal jashtë dhe një puhi e lehtë ere nis t'më përkëdhelë flokët, është natë, hënë e plotë dhe deti.

E përqafova.

Nuk doja, ose mbase doja, thjesht e përqafova. Një shëtitje gjatë bregdetit natën ka qenë ajo që kam ëndërruar gjithmonë.

Shkëputem nga Luka, heq atletet e bardha dhe shkoj më pranë bregut.

Era më qetëson, ajri i pastër më mbush mushkëritë dhe ndiej dy buzë të njoma mbi qafën time.

Nuk dua t'i ndaloj, jo nuk dua. Kjo është ç'kam dashur gjithmonë. Një arratisje larg, ku mund të dalë nga vetja dhe të jetoj në pasionin tim.

Kthehem me fytyrë na Luka dhe i rrëmbej buzët duke e puthur fortë. Çuditërisht nuk më intereson kush mund të na shoh, edhe pse vendi duket si i shkretë.

Vazhdojmë të puthemi plot pasion derisa ndalojmë të marrim frymë. Vendos fytyrën time brenda duarve të tija dhe afron ballin tim me tijin.

- A je e lumtur? - më pyet.

Midis dy zjarresh | ✓Where stories live. Discover now