Të urrej!

1.6K 87 152
                                    


Pikat e gjakut bashkoheshin me njëra -tjetrën dhe fillonin rrëshkisnin në lëkurë derisa shkonin drejt fundit dhe zhdukeshin si me magji.

Dhimbje që të digjte , zemër që përcëllonte, sy që lotonin dhe një shpirt i endur në arrati .

Luftë, për të rigjetur vetveten. Demonë që flasin dhe të tërheqin drejt tyre, drejt errësirës së cilës je duke luftuar që ti largohesh.

Është ditë po dritë nuk ka. Dielli nuk ndriçon sepse ajo, e humbur në humnerën më të thell të shpirtit të saj , po vajton humbjen.

Ajo humbi... Ajo madje as nuk e kuptoi se kur humbi. Si ndihesh kur humb?

Një dhomë tejet e bardhë dhe boshe . Tavani i bardhë , muret , dyshemeja po ashtu edhe dera në të njejtën ngjyrë. Bardhësia të vriste në ksi rastesh , por ajo e dashuronte.

'Më urre ! ' U dëgjua një zë në tone urdhëruese.

' Të urrejjj !' Bërtiti ajo aq fortë sa zëri iu kthye disa herë mbrapsht.

' Më urre më fort atëherë' i njëjti zë , veçse kësaj here neutral.

'Ti e di që mundem ,mos më sfido.'

' Mos ji aq e sigurt sepse nëse do mundeshe do më kishe urryer me gjith shpirt për të gjitha të këqijat që të kam bërë me këto duar , por ti je një njeri i dobët i cili nuk di të urresh '

Heshtje

' E përse hesht? A nuk tregon kjo që fjalët e mia janë të vërteta? '

' Qëndro larg meje. E di vet mjaft mirë se çfarë bëj unë me jetën time' theksoi fort fjalën ' Unë'.

' Ti? Ti nuk di asgjë. Ti edhe mua nuk mundesh të më urresh me shpirt' e provokonte.

' Unë nuk e kam një shpirt por ty më beso që të urrej ' buzëqeshi fort gati në doza çmendurie 'Të urrej andaj qëndro larg meje ' lakoi buzët më fort dhe vendosi disa fije floku pas veshit duke lënë të ditur që ishte e qetë. Duart i dridheshin, ishte e qetë.

'Unë do të jem gjithmomë aty ... përgjithmonë me ty, nuk largohem.'

'Nuk të dua , zhduku larg meje' iu kundërvu.

'Kurrë.'

'Zhdukuu' bërtiti fort dhe mbylli veshët me të dyja duart ndërkoh uli kokën.

'Do qash përsëri apo jo ? Qaj atëherë... jepi çfarë pret ende , qaj , është e vetmja gjë që bën më së miri.' I hidhte ato fjalë si thika, thika shpuese por jo të dëmshme , shpuese në një mënyrë tjetër , ta bënte të reagonte.

Lotët rrëshkisnin në lëkurën e lëmuar të fytyrës së saj , përplaseshin mbi buzë dhe nuk e lejonin të fliste , po mbytej në lot , por pa zë. Ashtu qante shpesh herë mbyturazi. E kishte më të lehtë për mos tu vënë re. Ajo dinte të qante në heshtje dhe kjo nuk është e lehtë.

' Ti je një qënie e urryeshme ' i foli duke fshirë lotët shkujdesshëm duke bërë që të zhvaste lëkurën e qepallave.

' Ne. Jo unë por ne . Ne jemi një qenie e urryeshme '

' Ti se meriton të jetosh' i tha me zhgënjim sepse e besonte vërtet atë ç'ka thoshte.

' Më vrit atëherë' e sfidonte haptazi.

' Do doja. Do doja të të coja në ferr atje ku e ke vendin ... por smundem' uli zëri teksa tha fjalët e fundit.

' E përse nuk mundesh?'

Vetëm unë mund të të shpëtoj |✔Where stories live. Discover now