Koha e së vërtetës po afron ...

226 39 70
                                    

Frika është ajo lloj rrahje zemre e përhershme tek qenia humane. Zemra rreh, dhimbja shfaqet, syri loton, trupi dridhet... po mendja?

Ah, jo... mendja është strofulla e frikës, ajo e përqafon.

' Hej' kërkoi vëmëndjen e saj.

Ajo ktheu kokën instiktivish nga ku erdhi zëri.

'Dua të fillosh të shohësh gjërat që ti nuk do t'i shohësh.'  i foli në nota më  tepër serioze nga herët e tjera. Ajo e pa disi me dyshim.

Për çfarë e ka fjalën vallë?

'Ka ardhur koha.' Vendosi shikim në sytë e saj.  Kësaj here një jeshile e errët përafruar ngjyrës kafe puthte irisët e saj.' Më vjen shumë keq.'

A vinte vërtet keq? T'i tregonte të vërtetat të cilat e vrisnin e ta shihte të dobët të dërrmuar. I vinte keq?

'Unë...unë dua.' Kundërshtoi në faj. Në faj sepse e dinte që duhej, po frika ishte ajo që godiste zemrën e vockël fort.

'E di që nuk do.' Iu afrua më pranë, i foli më butë kësaj here 'Por duhet, dua të të ndihmoj'.

Mori frymë thellë, i dukej sikur oksigjeni nuk ishte i mjaftueshëm. Ah frika!

'Pse nuk më lë kështu.Jam mirë. Po mësohem tashmë.' uli kokën për të parë cepat e fustanit të bardhë që mbante veshur. Ajo si kishte qejf fustanet, as vet se kuptoi pse mbante veshur një të tillë. E çuditëshme.

'Ke besim tek unë?' kërkoi përgjigje në thellësinë e shpirtit të saj.

E vështroi në sy. Heshti..
Nuk arrinte të kuptonte atë shikim. A ti kishte besim, a të zhdukej e të jetonte e tillë, e humbur? 

A t'i besonte dikujt që përpiqej me gjith shpirt ta urrrente?

'Më premto që s'do më lësh vetëm.'  I kërkoi në lutje.Ndihej tepër e lodhur të kundërshtonte. Kishte nevoj për dikë  që t'i qëndronte pranë. Kishte vërtet nevojë, ajo po shuhej dita ditës.

'Nuk të premtoj.' ia ktheu teksa sytë si ndante nga irisët e saj. 'Nuk të premtoj sepse unë s'kam për të të lënë kurrë vetëm dhe nëse ma kërkon ti, unë s'mundem të të lë vetëm.'

Ishte plotësisht e vërteta të cilën Ajo s'arrinte ta kuptonte, fundja kishte humbur. Si mund ta kuptonte kur mendja dhe shpirti i saj nuk beheshin bashkë? Fluturonin nëpër hapsira të ndryshme, anadj ajo qëndronte aty, në mes të asgjëkundit,  krejtëssisht e humbur.

'Të besoj.' Tingëlloi e sigurt në atë çka tha po dyshimi dhe frika e godiste nga brenda.

'Dua që ti mbyllësh sytë.' Fliste lehtë. Donte ti fitonte vërtet besimin

'Kapi duart e mia dhe mbylli syt , jam këtu për ty, ndonëse kemi urrejtje reciproke, unë do jem gjithmonë këtu për ty' foli përsëri  një të vërtetë. Çuditërisht tingëlloi sikur të  ishte gjëja më normale.

Urrejtje reciproke.

Ajo i mbylli sytë për tu përballur me errësirën, dhe ia shtrëngoi  duart fort.

'Tani dua që të kujtohesh, detyroje veten të kujtohesh.' 

Kohët e fundit kishte një vetbesim tepër të ulët për veten. I dukej vetja e padobishme.  Largohej nga njerëzit, qëndronte e vetme dhe kujtimet sa vinin dhe humbisnin. Zbeheshin.

Kujtimet ishin  të vetmet  të cilat do e kthenin në vete.

'Shko mbrapa në kohë, shumë mbrapa, kujto fëmjërinë tënde.'

Vetëm unë mund të të shpëtoj |✔Kde žijí příběhy. Začni objevovat