E bardhë përsëri

285 44 86
                                    

Ndodhej e shtrirë në dyshemenë e bardhë.
Kishte dy zgjidhje;të mbyllte sytë e të qëndronte në errësirë, ose të rrinte me sytë hapur dhe bardhësia e dhomës ta verbonte.

E bardha kishte qenë ngjyra e saj e preferuar qysh herët, por me kalimin e viteve njerëzit ndryshojnë. As vet se kuptoi si dhe kur, por një ditë papritur u  zgjua në mëngjes   e dashuruar me të kundërtën e asaj ngjyre, me të zezën.

Po si të dyja ngjyrat  asnjëher si preferonte të vetme. E bardhë ose e zezë strikte. Gjithmonë,  gjithmonë do të kishte një shoqërim të tyren me njëra-tjetrën,sado të vogël.

E bardha përfaqësonte të kaluarën, kohën kur ajo ishte e pafajshme,kohën kur ajo ishte fëmijë. Ndërsa e zeza i përkiste të tashmes, e shytyr në fëlliqësinë dhe pisllikun e kësaj bote me ide dhe njerëz të ndyrë.

Qëndronte e shtrirë, kruspull. Mendonte rreth vajzës së vogël. E kishte zili , për mirësinë që shfaqte rreth njerëzve rrotull. E kishte zili për dashurinë që kishte nga gjyshërit edhe nga prindërit.Për dashurinë e të vëllait. Do donte të ishte në vendin e saj.

'Jam e sigurt që ajo është bërë një gocë e rritur tani dhe është krenaria e prindërve.' Ndaloi për pak çaste 'Sa do doja të isha  dhe unë si ajo. ' ndjeu një lëmsh ti mblidhej në stomak kur pëshpëriti fjalët e fundit.

'Je shumë naive e di apo jo?' iu përgjigj ndërkoh vet qëndronte në cepin më të largët ulur këmbëkryq me një libër fletëbardhë, pa shkronja, ndër duar.

'E di.'  e pranoi.

'Po pse nuk ndryshon atëherë?'

'Sepse s'mundem.'

'Pse i lëndon njerëzit që do?'

'Unë nuk dua, por e bëj padashje...të kam lënduar dhe ty?' Pyeti konfuze.

'E kam fjalën për familjen sepse unë s'kam kurrfarë rëndësie për ty. Idiote. ' e tha nën zë fjalëm e fundit.

'Unë do jepja jetën për familjen.' shtoi plot këmbëngulje.

'E di e di, prandaj i mërzit ata sa herë.' Ngacmonte keq pikën e saj më të dobët.

' Të kam thënë që jam një njeri i keq. Ta kam thënë, pse më kundërvihesh tani?'

'Bëhu e mirë atëherë, fillo bëhu e mirë!' donte ti ngulsite në kokë disa të vërteta.

'Nuk bëhem dot  e mirë, unë zhgënjej, unë lëndoj, unë mërzis, unë urrej, unë ...' pas cdo fjalë fillonte dhe ngrinte zërin duke e shoqëruar dhe me ngritjen e trupit nga dyshemeja , tek fjala e fundit u ndal.

'Fol pse ndalove! '

'Unë...' belbëzonte 'Unë e harrova.' hoqi dorë ose  e harroi vërtet. Mendja e saj luante keq me kujtimet.

'Dreqi e mori moj vajzë, pse e bën kaq të komplikuar vallë? Çohu , shko jeto , merr frymë, bëj gjërat që do. Ngrihu , lufto! ' bërtiste.

'Dua të vdes.' foli lehtë me sytë e perënduar.

'E meritoj vdekjen. Ata kanë bërë kaq shumë për mua dhe unë,unë asgjë. I lëndoj çdo ditë e më shumë. Po i lëndoj dhe në kto momente e di shumë mirë. S'duhej të kisha lindur kurrë.' U mbështet pas murit , ngriti gjunjët sipër dhe mbështeti kokën duke rrethuar krahët tek gjunjët.

'Ka njerëz në ktë botë të cilët kanë vuajte , vuajtje të vërteta e jo si këtë tuat të cilat ti i koplikon më shumë nga ç'janë. Në vënd që të heqësh dorë e të mallkosh ditën kur linde, fillo lufto për veten, fillo mendo, fillo vepro.' u ngrit prej atje ku ishte ulur  dhe pas çdo fjale i afrohej ngadalë.

'Fillo Vepro!' I foli leht.

'Fillo Vepro!' Përsëriti kësaj here më pranë saj.

' Mjfat,mjaft,mjaft!' ulëriu dhe zëri i saj pushtoi krejtësisht hapsirën e bardhë.

'Mjaft.' Foli pak më leht kësaj here gati në lotë.

'Ti nuk di asgje dreqi e mori, pse nuk i hap ti sytë? Pse nuk fillon ti të veprosh? Ki guximi dhe jepi fund jetës sime njëherë e përgjithmonë. E kupton që jam lodhur.' Po qante , qante dhe trupi i dridhej.

' Me shiko , jam duke qarë. E pse? Se këtë di të bej unë të qaj , jam e dobët, sic the dhe ti jam e dobët. Të gjithë ma thonë. Dhe unë e di që jam' duart i dridheshin.

'Hë pra më shiko , shikomë dreqi e mori shikomë ' kërkonte , lutej në dëshpërim .

'Një qënie si unë se meriton të jetoj, një qënie si unë është një parazit në shpinën e familjes , e të gjithkujt tjetër.' fliste me tone të lartë të zërit dhe lotët binin çurg në faqet e lagura krejtësisht. Ndërsa me  duart që i dridheshin gjuante dyshemenë.

'Një qënie si unë edhe vdekjen e ka shumë.' klithi fort sa ndjeju sikur zëri do i dilte dhe ndjeu krahrorin ti grricej.

Heshtje....

***
"Çfarë duhet të bësh për të gjetur rrugën për të dalë jashtë errësirës?

Kur dëshiron që ti japësh fund gjithçkaje sepse je e merzitur nga shumë gjëra që të mbajnë peng në ktë botë ?

Dëshiron që të dukesh e fortë në sy të të tjerëve, por fatkeqësisht e vërteta është krejt e kundërt .

Ti nuk je e fortë!

Ti nuk je e fortë mjaftueshëm për tu përballur me gjithcka ...

...sepse, Ata, janë mijra herë më të fortë se ty '

'Gjepura Gjepura Gjepura' iu referua atyre çka ajo kishte shkruaur e tashmë po i lexonte e në librin faqebardhë. Bosh!

Shkoi drejt saj plot egërsi. Grushtoi fort dyshemenë anësh saj dhe i ulëriti fare pranë veshit.

'Ti nuk je si ata dhe s'do bëhesh kurrë si ata. Por mbaje mend, ti je e fortë sepse Ti je Ti.'

Ajo dridhej nga ai zë,  sado me duart e saj mbulonte veshët fort , ai zë depërtont Gjithmonë do depërtonte. Ishte diçka që nuk i  largohej kurrë.

E kapi fort nga parakrahu, dhunshëm , dhe e tërhoqi.

Do e çonte drejt të vërtetave që dhimbinin si dreqi...

Vetëm unë mund të të shpëtoj |✔Where stories live. Discover now