Rrëfim

229 41 116
                                    

P.s E KISHIT KALUAR PA LEXUAR -_- 😂

Atë ditë nuk doja të zgjohesha nga gjumi. Më falni desha të them- Edhe atë ditë nuk doja të zgjohesha nga gjumi, pasi kisha shumë ditë të tilla.

Qëndroja shtrirë në krevatin tim, ku dyshekut i kishte dal susta në disa vende dhe të them të drejtën nuk flija dhe aq rehat natën ose ditën. Nuk e di jam shum konfuze e ngatërroj ditën me natën , ndoshta për shkak se rrija gjith ditën shtrirë, gjithsesi do blija një dyshek të ri së shpejti.

Po vështroja tavanin e bardhë sipër meje. Kur isha e vogël i isha lutur aq shumë prindërve ta lyenim ngjyrë roz, më thoshin vitin tjetër, vitin tjetër. Kur erdhi dita, papritur e refuzova ngjyrën rozë, e dëshiroja të bardhë, u habita dhe me veten sepse se kisha në preferencat e mia të bardhën.

Në cep të murit, ku bashkohen dy muret anësore, ishte krijuar një njollë në të zezë. 'Lagështirë' -mendova. Pak rëndësi ka.

Në shkollë nuk shkova as atë ditë. Ndihesha tepër e pafuqishme dhe kokën e kisha lemsh. Isha e qartë që kisha lënë shumë ditë mësimi dhe të tregohem e sinqert, s'më plaste.

Isha unë ajo që rrija deri në orët e para të mëngjesit për të mësuar për provimet apo dhe për mësimet e në fund merrja injorimin e mësuesve duke më nënvlerësuar e duke më thënë që unë s'ia vleja për notat e tyre.

Më kujtohet dhe ajo dita kur pyeta zyshën e kimis 'Përse jo 10?' Pasi nuk kisha asnjë gabim, dhe ajo duke më vështruar në sy, në heshtjen e 24 personave që ishin ulur nëpër banka mu drejtua-' Mendon se ke aq kapacitet në tru për të arritur tek 10-ta? ' dhe qeshi duke më përplasur fletën e provimit në dorë.

24 persona duke qeshur,24 mijë fjalë brenda asaj ore 45 minutshe.

Sa më pëlqen ky kujtim. E dini pse? Se për herë të parë në jetën time i premtova vetes që nuk do qaja, dhe nuk qava. U betova që ajo ato fjalë do i tërhiqte mbrasht dhe herët a vonë do e bëjë.

Kam një të mirë, kur bëj një betim,copëtohem me mish e shpirt dhe e mbaj.

Po jo sot.Sot as nuk doja të frymoja.

Në të majtë të jastikut tim gjendej telefoni i cili vibroi dhe më hoqi vëmëndjen nga tavani.

E lash, s'ia kisha ngenë kujtdo të ishte.

Vibroi përsëri.

Në telefonin tim gjendeshin kontaktet e 10 shoqeve të mia të klasës, ato që më thonë çdo ditë ' Ke shtuar gjë kilogram?' ' Ua sa je dobsuar! ' tjetra 'Ti se ca ke të janë bërë syt të zinj' ' Sa e madhe je bën sikur mëson dhe e merr notën kollaj fare' 'Hë dhe një natë tjetër pa gjum, fole me dashnorin ëë ' e me rradhë e me radh se lodhem po t'ia përshkruaj secilës tipin. Përfundimisht, nuk ishin ato, isha mëse e sigurt.

Vëllai jo e jo , ishte në punë, dhe shkruante gjithmonë vetëm një mesazh, por telefoni vibroi dy herë. Nuk është as ai.

Mendimet mu bënë lëmsh, nuk prisja të më shkruante kush... prit pak.

Hap telefonin dhe shoh numrin, kisha harruar ta regjistroja.

' Mirmëngjes' 8:45

'E di që nuk je në shkoll se të prita. Çohu bëhu gati dhe hajde se jam nga qendra.'

Pash mesazhet dhe e lash përsëri telefonin në vend. I ktheva kurrizin dhe mbylla sytë me shpresën që gjumi të më merrte sërish.

Telefoni vibronte papushim.

Vetëm unë mund të të shpëtoj |✔Where stories live. Discover now