Epilog

615 44 137
                                    

E dashur vetja ime!

Nuk e di nga se t'ia nis sepse kam kaq shumë për të të thënë.

Sot, po hyj unë në rolin tënd edhe po të flas, gjë e cila s'ka ndodhur kurrë. Të paktën në këto rrethana jo. 

E di shumë mirë që unë s'jam qenia më perfekte që mund të ekzistonte , e para pasi nuk besoj në perfeksion dhe e dyta jam shumë larg perfeksionit të vendosur nga të tjerët.

Jam plot gabime, mërzis shumë persona dashje padashje dhe jam e ndërgjegjshme për këtë.

Por sot nuk do flas për të tjerët. Sot dua të të drejtohem ty vetja ime. Ty, sepse ty të kam lënduar më shumë nga të gjithë.

Të kam shkaktuar aq shumë vuajtje, të kisha harruar duke vendosur gjithë të tjerët para teje. Të shkatërrova, po ti përsëri nuk më  braktise. Unë të detyroja për çdo sjellje, me plot faj e pranoj. Nuk kujdesesha për ty, sepse...të urreja.

Me gjith shpirt, doja të të shihja të vuaje sepse e meritoje, e meritonim. Mendja luante me mua sepse ndërgjegja rendonte në shpirt (rëndon ende por unë do mësohem me këtë).

Kisha nevojë për një reflektim dhe ti ma solle atë. U desh vetëm një cast.

Ti nuk beson në rastësi pasi gjërat janë të  shkruara për të ndodhur. E shkruar ishte dhe njohja  e çuditëshme me atë që të bëri ty të reagosh e më pas  mua.

Kurrë s'do e kishe menduar që një i panjohur do arrinte të të kuptonte aq mirë, se do të mbështeste e mbi të gjitha do të tregonte të vërteta që i kishe pasur gjithmonë përballë po nuk arrije t'i shihje.

Thonë se një të panjohuri mund t'i tregosh e t'i rrëfesh gjëra që as vetes s'ia pranon, sepse fundja gjykimi i tij s'do të të rëndonte, gjë që s'ndodhi asnjë rast.

Pikërisht kur gjithçka kishte filluar të gërryente përbrenda, të ndalonte frymëmarrjen, ky person  u shfaq tek ty, si një i panjohur në fillim për tu bërë më vonë vëllai yt me plot kuptimin e fjalës.

Kishe dyshime normal  që ti përherë ke dyshime se besimi është thyer me kohë brenda teje. Por besimi që të përcillte, mënyra  se si të kuptonte, këshillat  dhe çdo fjalë tjetër të bën ti besoje vërtet.

'Në djall'  the.'Të dali ku  të dali'
Fati ishte me ty vetja ime. Ndoshta për herë të parë e të fundit, fati ishte me ty.

Të këshilloi sikur të ishte duke këshilluar motrën e tij, dhe ti i vendose atij tiparet e vëllait tënd.

'Nëse një lot i joti si shtrëngon në kraharor personit për të cilin ti qan , atëhere s'ia vlen të qash. Personave rrotull teje ata që të duan fort u ngushton krahrorin lotët e tu. Mendo për ta.

Pse ta din tjerët që ti qan?'

Çohu , ngrihu e fillo buzeqesh!'

Një  shpirt i lënduar e kutpon  shumë mirë një shpirt tjetër  të lënduar apo jo? 

Për herë të parë në jetën tënde dikush të bëri vërtet të hapje sytë.Të shihje gjërat nga një këndvështrim i dytë  nga i cili ti s'merrje kurrë guximin.

Aty nise të mendoje. Fillove t'i lije lotët pas. Buzëqeshje dhe pa arsye. Nuk lejoje askënd të të mërziste. Po si çdo gjë dhe ajo lumturi e kishte nje fund.

Erdhi momenti kur do  ktheheshe përseri në gjendjen  e mëparshme. Mendimet se po humbisje njerizt e tu me të dashur. Braktisja, tradhëtia e shoqërise, ndjenja e fajit, Familja. U mblodhën bashkë për të të  shtytur në errësirën e mëparshme.

Vetëm unë mund të të shpëtoj |✔Where stories live. Discover now