Vetëm unë mund të të shpëtoj

375 40 81
                                    

* Lexojeni me vëmëndje me detaje*

Vrapo!

Po për ku të vraponte Ajo?

E rrëzuar përtokë, aty ku shtëpia e saj e fundit ishte vulosur qysh prej ditës kur lindi. Aty ku lotët ishin tharë, aty ku sythet e para të pranverës ishin vyshkur pa çelur ende mirë.

Përtokë! Aty ku këmbët e kishin lëshuar ditën kur gaboi dhe jetën më se deshi.

Përtokë! Aty ku i ftohti e përqafoi sa herë ndërgjegja shpirtin ja vrau.

Përtokë! Aty ku humbi aty ku fitoi.

Përtokë... në mes të askundit, e lodhur nga vetja. Në hapsirën gjigante të asgjëkundit të shumëkërkuar,në tokën më të largët ku njerëzia se kishte zbuluar, në ajrin e thithur kurrë, ajo, e vetme e rënë, përtokë.

Nuk i foli... për herë të parë ai zë u zhduk. Humbi në hapsirën e pafundme. Thonë se gjithçkaje i vjen fundi një ditë apo jo?

Mushkritë vazhdonin procesin e frymëmarrjes por ishte e kotë, ajër nuk kishte. Zemra pomponte por gjaku kishte ngrirë.

Truri... Vraponte në doza çmendurie,vetmitar me qelizat të lodhura nga lufta. Qeliza ushtare ,tashmë kufoma që kishin humbur beteja. Po luftën? Luftën kush e fitoi vallë?

Shpirti jetonte,mbarte ndjenja ,mbarte faje e ndërgjegje të përlyer. I sakatosur, i prerë nga thika dhe shigjeta, përsëri vazhdonte jetonte. Për dreq ishte i fortë që jetonte, ndonëse ... përtokë.

Pasqyra reflektonte asgjënë dhe asgjëja dukej e bukur mjaftueshëm në syte e saj.

Ah sytë e gjallë dikur , tashmë pa jetë. Jeshilja ishte theksuar aq shumë sa betohej që kishte arritur kulmin e saj. Lotët ia kishin zbehur gjallërinë e syve të shkruar.

Në cilën qoshe të univerisit jetonte vallë?
Ku e kishin hedhur të gjorën, ku e kishin harruar.Kush do e shpëtonte?

Pa frymë dhe kur frymonte pafajësisht.
Pafajësia si njolla me e errët e atij shpirti ishte zbardhur. E kundërta për të tjerët e drejta për të.

Në qiell a në tokë...Ku të vraponte?

'Fol. ' i kërkoi.

Për herë të parë Ajo i kërkoi të fliste. Ajo kishte nevojë, vërtet.

'Ku je?' Prej vendit nuk luante. E dinte fort mirë se po e dëgjonte. Në çdo materie ekzistente të universit thirrjen e saj gjithmonënë do ta dëgjonte.

'Të lutem më fol' lotët e brishtë nuk u vonuan të rridhnin. E njëjta rrugë monotone, puthnin lehtë faqet lëmuara, pa ngjyrë,të zverdhura.

'Po kërkoj ty,ndihmën tënde. Ku je?'

'Dreq, ti s'mund të ikësh nga unë... më.fol' u rebelua.

'Në çdo frymëmarrje të vdekur të atij shpirti të gjallë që ti mbart jam unë. Pas çdo loti të pafajshëm që rrjedh jam unë. Pas çdo mendimi mizor që të shkon në mëndje jam përsëri unë. Në çdo qeliz tënden... aty jam unë.'

Frymëmarrja e saj u thellua, dukej sikur merrte frymë, por jo, oksigjeni nuk ekzistonte dhe ajo... ajo kishte nevoj për të.

'Ngrihu!'

Mblodhi të gjitha forcat që i kishin ngelur për tu ngritur. Por presioni i ajrit të helmët e shtynte për posht,s'mundej.

'Ngrihu dhe vrapo!' Bërtiti.

Vetëm unë mund të të shpëtoj |✔Donde viven las historias. Descúbrelo ahora