Vajza e vogël

896 63 128
                                    

' Ku po shkojmë?' pyeti plot kureshtje.

' Do e shohesh pas pak.'

' Ufff.' shfryhu 'U mërzita po më duket sikur kemi vite që ecim.'

Qeshi. 'Ndoshta ashtu të duket ty.' ia ktheu.

Ajo veshtronte tiparet , sytë, fytyrën. I ngjasonte me dikë që e njihte shumë mirë por truri i saj i lodhur nuk ishte në gjendje ta kujtonte.

'Pse më shikon ashtu? ' e pyeti kur vuri re se kishte disa çaste që e vështronte ngultazi.

Ajo heshti. Ishte tepër e zënë për të kthyer përgjigje. Picërroi sytë si e si për të dalluar edhe tiparet apo detajet me të vogla.

' Më thuaj.' kërkoi përsëri një përgjigje.

' Pse e ke atë vijën e vockël tek hunda ti ?' pyeti nga hiçi.

' Nuk e di, e kam pasur që kur linda më duket.'

'Aha Ok.' ia ktheu ajo dhe filloi të mendohej.

'Edhe unë njoh dikë që e ka të njejtën shenjë si ty,një vajzë. ' vazhdoi të sqarohej.

'Asaj i thërrasin lule bore sepse i pëlqen shumë ngjyra e bardhë.' përfundoi fjalinë.

' Vërtet , e përse kështu.' e pyeti me qellim sepse donte të rrëmonte më shumë në kujtimet e saj, fundja ai ishte qëllimi.

Ajo ngriti shpatullat pafajësisht 'Se di.' rrudhi buzët.

'Pa mendohu njëherë.' kërkoi të dinte më tepër.

'Aa po mu kujtua. Asaj i pëlqen shumë ngjyra e bardhë prandaj, e shikon mu kujtua.' iu kthye fitimtare ndonëse ishte një detaj i përsëritur.

'Heyy, hë pra arritëm apo jo , u lodha unë, pfff ' shfryhu si fëmijë.

Nuk mori përgjigje, qëndruan edhe pak në heshtje deri në çastin kur kumbuan ato fjalë të shumë pritura.

'Mbërritëm.' konkludoi teksa shihte vendin rreth e rrotull.

'Ku jemi këtu?' Pyeti edhe pse i dukej vend i njohur.

'Dua që të shohim diçka së bashku.' U rrëfye.

'Eja hyjmë brenda.' tha teksa tërhoqi portën ngjyrë blu drejt vetes dhe u pasua nga ajo zhurmë shinash të ndryshkura. Ajo mbylli veshët me duar. Zhurmat e forta e shqetësonin.

Ndaluan përpara derës.' Eja.' kërkoi.

'Jo prit, Ajo më ka thënë që mos të hyj brenda me këpucë sepse bëhet pis.' tha nderkoh që zbathi atletet e bardha.' Ja tani më mirë.'

U çudit, mos vallë iu kujtuan të gjitha.

'Kush Ajo?' kërkoi të ngacmonte në kujtime.

'Eh , ti nuk e njeh atë.Ajo ishte e sëmurë prandaj.' u pikëllua.

Nuk rrëmoi më shumë në kutinë e saj të kujtimeve, e la të fliste vet kur të kishte dëshirë.

16 Tetor 2006

Atë mëngjes e vogla ishte zgjuar herët.Ora 9 e mëngjesit, tepër herët. Veshi fustanin e saj të preferuar, ngjyrë rozë, dhe vazhdoi rregulloi shtratin. Batanijet e holla i la rrëmujë duke i sheshuar në të tillë mënyrë që të dukeshin të palosura ndërsa mbulesën e sipërme e shtroi mirë e bukur pa asnjë rrudhë. Megjithëse ishte e idesë se njëri cep i mbulesës ishte më i gjatë sesa cepi tjetër pasi nuk mundi të bënte në vijë të drejtë. Pas shumë e shumë mundimesh hoqi dorë. Me palat e fustanit që shkonin sa majtas sa djathtas u drejtja jashtë për në oborr. Nuk vonoi dhe dëgjoi të kolliturën e tij.

Vetëm unë mund të të shpëtoj |✔Where stories live. Discover now