Kohë e shkuar

528 52 109
                                    

'Mos u kthyem gjë përsëri tek dhoma e bardhë' pyeti ajo me shprësën që të mos ishte e vërtetë.

'Jo' ia preu shkurt.

'Po ku jemi atëherë, ktu paska mure të bardhë' kërkoi një përgjigje më të plotë. 'Ishim më mirë atje te vajza e vogël.'

'E pse? ' pyeti rrufeshëm.

' A nuk e pe se sa e mirë ishte, kujdesej për gjyshin e saj dhe e donte shumë Nënën. Ishte shumë zemër mirë.'

'Më bëhet qejfi që e kuptove' i tha qetë.

'E di...' filloi të mendonte ' Edhe unë i doja shumë gjyshërit e mi. Nënën e doja shumë shumë , ajo më gatuante patate të skuqura i bënte shumë të mira' buzëqeshte ' Po një ditë i ra të fikt, qava shumë atë ditë  sepse u sëmur dhe iku në spital, kur erdhi në shtëpi villte shumë. Gruaja e xhaxhait të  mamit thoshte se do vdesi, po unë e dija që nëna ime nuk do vdiste sepse ajo më premtoi që do kujdesej për mua deri sa të rritesha.' buzëqeshi për të dytën herë  pasi përfundoi atë rrëfim.

' E doje shumë apo jo?' e pyeti edhe pse përgjigjen e dinte mjaft mirë por donte që ajo të shprehej. 

'E dua akoma.' ia ktheu. 'Do ia them dhe asaj se sa e dua kur ta takoj.'

Pa atë të buzëqeshte dhe u lumturua. Mendoi se bollë e kishte parë duke qarë, megjithëse e dinte që do lotonte përsëri. Nga ana tjetër ndjeu trishtim për fjalët e saj të fundit ' kur ta takoj' çi thoshte mendja ... ç'ishte ajo lojë që po luante?

'Ej shiko.' tërheq vëmëndjen ajo ' Vajza e vogël, qenka këtu' pa rreth e qark.

'Qenkemi në spital?!' U çudit.

'Po jemi në spital do shohim prapë vajzën e vogël.'

'Ajo qenka me dikë ,e paska kapur prej dore.' komentonte çka shihte ' Oh, oh unë e njoh atë, filloi të tregonte me gisht.'

Viti 2005

'Mami  ku po vemi ne?'  pyeste të ëmën rrishtazi.

'Tek teta doktoresha.' iu përgjigj e ëma disi me dyshim.

' Po pse po vemi tek doktoresha ne?' 

'Epo...' sdinte ç'ti thoshte'Do flasim pak me të se e kemi shoqe , e mban mend.?'ktheu shikimin tek e vogla.

'Jo se mbaj mend.' Ia kthen konfuze

Të dyja e ëma dhe ajo ngjisnin shkallët drejt katit të tretë ku ndodhej pediatrja, doktoreshë Flora.

Nuk vonuan shumë pasi ishte një konsultë,ajo e dërgoi për disa analiza kështu që zbritën përsëri poshtë, për të dalë jashtë spitalit.

'Mami ku po vemi?'

'Shiko tani xhani mamit, ne do vem të bëjmë një analizë. Mirë? '

'Ça është analiza mami.' kërkoi të dinte e vogla.

'Ja se vajtëm, do e shohësh.'

Ajo vështronte gruan para saj. Një grua e gjatë pak e shëndoshe me bark të madh, të paktën asaj ashtu i dukej.

' Ka beb te barku.' i tha e ëma , i lexoi mëndjen.

E vogla  vështronte krahun e  gruas shtatzanë të pickohej nga një  gjilpëre, më pas një lëng që u mor nga krahu i saj. Hoqi sytë menjëherë dhe iu përzje. Mbështeti kokën te dora e të ëmës dhe mbylli sytë për të mos e parë.

Vetëm unë mund të të shpëtoj |✔Where stories live. Discover now