E dashur motër...

292 44 77
                                    

Kujtimet!!!

Janë ato të cilat nuk zhduken kurrë.

Janë ato të cilat shpirti ynë mban kur personat që i kanë krijuar largohen.

Janë ato të hidhurat që të godasin e të vrasin pak e nga pak.

Janë ato të lumturat që i kujton plot mall dhe dëshiron kaq fort t'i rikthesh.

Janë ato të humburat që të mbajnë peng me kokën mbrapa në kohë.

Janë ato... ato të trishtuara që të lagin sytë e shkruar.

Kujtimet nuk zhduken, nuk largohen, nuk shuhen por ngelen gjithmonë në një cep të zemrës a të trurit.

Të pandryshuara, thjesht të zbehura, veshur me vello mërzie, malli e nostalgjie.

Po kur humb veten kujtimet ku shkojnë?

Në Dreq, kujtimet!

Viti 2014, Mars

'Prit asgjë që të marrësh gjithçkanë!'

Ajo heshti disa minuta për të bluajtur në mendje ato fjalë.

'Të drejt ke se nëse pret diçka prej dikujt dhe ai të jep asgje atëherë zhgënjehesh.' Konkludoi.

'Pikërsht.' I ledhatoi flokët e butë. 'Shpirti vëllait ti, të don lali fort mirë?'

Ai rrallë ja shprehte se sa e donte, tepër rallë. Ato fjalë ia ngritën shpirtin në ajër prej gëzimit e lotët u dukën menjëherë në cepat e syve.

'Edhe unë tyy.' E përqafoi, pa i interesuar se ndodheshin në mes të rrugës. E përqafoi fort.

'Ma dëgjo fjalën se jam me i rritur se ty.' e këshilloi.

'3 vite gjys më i madh jee si bën' rrudhi vetullat.

'E shikon kte ë' i ngriti dorën me shaka.

' Jo se shikoj.' ja ktheu në të qeshura.

'Epo da shohësh mirë' e gjuajti lehtë në krah.

'Acarues' foli nënvete.

Ecnin së bashku për në shëtpi të qetë si rrallë herë. Epo deri diku të qetë.

'Hë pra luaji këmbët. Dembele' iu hakërrye të motrës i nervozuar.

Me frymën që i merrej nga të nxituarit arriti të fliste.

'Hej , po pritt s'po eci dot më' por që ai nuk e dëgjoi. 'Avash se si kemi të tërë shalt dy metra të gjata e të ecim në ritmin tënd.'

Ndërkoh i vëllai ndodhej një metër më larg dhe ecte për qejfin e tij, me smartphonin ndër duar.'dhe rrallë, shumë rrallë kthente kokën mbrapa për të parë atë, teksa ecte ngadalë pa e prishur terezinë.

Ndaloi. Ajo e vuri re dhe nxitoi pak hapat.

'Mirë tani hajde ecim në të njëjtin hap kështu nuk ngelem mbrapa unë' sygjeroi. 'Një, dy, tre ' filloi numërimin, ' Mirë me të majtën tani' ajo hodhi hapin e parë ndërsa ai jo.

' Ma jep mua çantën' i kërkoi.

'S'ka gjë se e mbaj vet' kokfortësia se lejonte të pranonte.

'Kshu si e ke nisur nesër arrijmë në shtëpi' foli serioz.

'Mirë pra merre' hoqi cantën e shkollës nga shpina dhe ja la të vëllait, i cili kishte dhe cantën e tij të shkollës në krah. ' Sa të shkon ngjyra rozë' qeshi me zë dhe ai e pa vëngër.

Vazhduan të ecnin, ndonëse ajo përsëri nuk ishte në të njëjtin hap me të, gjithmonë ndodhej 2-3 hapa mbrapa. Ose i vëllai nxitonte shumë, ose ajo nuk ecte dot me nxitim.

'Ishalla telefonon ajo.' lutej me vete.

Ajo i referohej të dashurës së vëllait. Kur ajo merrte në telefon ai ecte ngadal dhe i kërkonte që të ecte para për të mos dëgjuar bisedën e tyre.

' Të lutem o zot bëj që të telefonoj ajo.' lutej.

Në atë çast telefoni tringëlloi, ai ndaloi hapin, pa njëherë nga e motra e cila bënte gjasme se kishte mëndjen dhe ju përgjigj.

' Po zemër'.

Nuk kaloi shumë dhe siç ajo e kishte parashikuar , ai i kërkoi që të ecte para .

' Po çantën?'e pyeti .

' Ik se e mbaj unë' ju përgjigj duke buzëqeshur.

' Po buzëqesh hë. Mua më rrije tërë nerva ti, mirë mirë se i them unë një dy llafe asaj ' mendonte teksa ecte ngadalë e qetë dhe në paqe pa çantën e lodhshme ngarkuar plot libra.

' A qef a qef' tha me zë kur ishte e vetme në rrugën e boshatisur.

Viti 2015, Maj

'Ne do shkojmë një vrap deri te kursi pastaj do shkojmë të printojmë projektin,dakort?' Sygjeroi i vëllai.

'Dakort' pranoi ajo. 'Po për të ngrënë ku do shkojmë.' pyeti .

'Hajd se vendosim pastaj,luaj këmbët se po na pret, në orën 10 fillon kursin.'

Ishte data 25, ditëlindja e tij. Domosdo dëshironte që ta takonte.

Ngjisnin shkallët tërë nxitim. Asaj sa nuk iu zu fryma e ndërsa ai dukej sikur fluturonte, madje madje ndonjehere i kalonte 2 shkallë përnjëherësh.

Eh ç'të bëka dashuria ; mendonte me veten .

Kishin mbërritur në katin e dytë, diku aty në cep të shkallëve ndodhej e dashura e tij.

Ai shkoi dhe e përqafoi e ajo ktheu përqafimin.

Shkoi takoi të dashurën e të vëllait dhe u ul aty tek shkallët.

' A mund tl shkojmë pak sipër të flasim.' kërkoi e dashura të vëllait teksa buzëaeshte ëmbël me faqet e skuqura prej turpit

' Ti rri këto, i tha i vëllai.' Mos luaj vendit në rregull.

Pohoi me kokë. Ata u larguan për tu rikthyer sërish pas 10 minutash, ndërsa ajo filloi të filozofonte për dashurinë.

Vallë vërtet i bënte njerzit kaq të lumtur. Sy që shkëlqejnë, buzëqeshje të sinqerta..

Njl vajzë 14 vjeçare harrakate, kishte patur fiksime e pëlqeime, po ishte e bindur që dashuria ishte vërtet dicka shumë më e madhe...të cilën mezi priste ta provonte.

E vogla, po rritej, por thellë thellë në shpirt do të ngelej gjithmonë 'e vogla'. Naivja.

'Kujtimet, ah kujtimet. Dua dhe unë kujtimet e mia. Më ndihmo t'i rikthej ato.' Vajtonte me sytë plot lot.

'Do i gjejmë. Së bashku do i gjejmë.' I premtoi.

'Unë do të të shpëtoj' tha së fundmi teksa I ledhatoi lehtë flokët e butë, i largoi me gishtin e madh lotët që i kishin lagur sytë e gjithë fytyrën pak më parë.

Vetëm unë mund të të shpëtoj |✔Where stories live. Discover now