Vonë...

222 40 66
                                    

'Kemi lënë shumë gjëra pa kujtuar.' I vuri në dukje si e si për ta parapërgatitur.

'Jo.' Kundërshtoi ' Nuk dua t'i kujtoj.Nuk më duhen. Dua qetësi. Ky shpirt nuk pushon asnjëherë dreqi e mori.' 

'Kujtimet.të.duhen.' ia ktheu rreptësisht.

'Për çfarë, që të rikujtoj edhe njëherë sesa e urrej veten. Se sa... të urrej ty. Për çfarë më duhen?' 

'Që të kuptosh gabimet e tua  dhe mos të fajësosh veten për çdo gjë që ndodh. Ke fajet e tua, po jo të gjitha.'

Ajo heshti, për të njëmijtën herë heshti. Ajo lloj  heshtje e cila flet  me mijëra fjalë. Ajo heshtje që të vret e të mban në suspancë, ajo heshtje kuptimplotë.

'Më thuaj.'

Nuk iu përgjigj. Nuk dëshironte të fliste. Çfarë të thoshte? Lotët flisnin vet, vetëm një i verbërs s'do e kuptonte megjithlse dyshoj, një i verbër do e dallonte më mirë se të gjithë ata që e rrethonin.

'Fol me mua.' I kërkoi përzemërsisht.

'Ç'të them? Nuk di...nuk mundem të të flas.'

'Po mundesh. Fol me mua. Vetëm unë këtu për ty, dhe kur të gjithë të largohen unë do të të ngelem në fund. Harrove?' Pyeti me dyshim sepse s'do habitej nëse do e kishte harruar.

Kohët e fundit harronte shpesh. Harresë jo në kuptimin e parë të fjalës, por harrresë ku mendja luan me kujtimet. Zbeh ato të lumturat dhe shfaq ato të hidhurat dhe vrastaret. Thikat shfaqen nga askundi dhe prekin butlsisht plagët që denjojnë paturpësisht të shërohen , si të qe mëkatj më i madh.

'Nuk është aty puna, po... e di çfarë, problemi jam unë. Unë dhe askush tjetër.' Ndryshoi krejtësisht atë ç'ka donte të thoshte në fillim, e kjo vetëm për të fajësuar veten e saj për të miliardtën herë.

Ajo kishte probleme serioze. Po nuk ishte ajo problemi. Problemet kishin rrethuar atë.

'Dëgjomë.' U mbush me frym, gati për të mbajtur një fjalim të gjatë.

' Nuk je ti problemi, thjesht mënyra se ti e percepton është e gabuar. Problemi është mjedisi rrethues në të cilin ti po jeton. Mbytës, negativ. Problemi janë arroganca e njerëzve që të rrethojnë. Problemi janë ata, ata paragjykuesit që të vranë të coptuan dhe në fund u sollën sikur ishin miqtë e tu më të mirë. '

'Hah,' Buzëqeshi ironikisht' nuk denjuan as të të kërkonin një mut falje kur kuptuan se ç'dreq gabimi kishin bërë. Problemi... është koha, ti lufton me forcat e tua, dhe ajo të hedh përtokë si një leckë e pavlerë. '

'Ç'faj ke ti që ke mësuar të falësh? Ç'faj ke ti që ke mësuar ç'është respekti? Më thuaj se ç'faj ke ti që ke zemrën e pastër dhe ata ta njollosën mizorisht. Ishe ajo vajza që s'linte askënd të të shtypte me këmbë. Ajo vajza që mbronte çdo të drejtë të saj. Zhgënjimet janë pjesë e jetës, tradhëtia po ashtu.

Njerëzit do flasin. Do të të ndyjnë me fjalë të ndyra, do veprojnë kundra teje po ti sduhet të heqësh dorë. S'ke pse ua bën qejfin. Dreqi e mori çohu vajzë. Ngrihu! Çdo gjë do kalojë.'

'Po do kalojë thua? Sa koh u bë që pres të kaloj, sa?'

' Ti mendon se po të qëndrosh duarkryq gjithçka do zhduket vet?'

'E ke iden se sa i ke mërzitur prindërit e tu kohët e fundit?'

' E di dreqin e di.' Pranoi plot faj.

'Po atëherë, pse nuk e ndryshon atë lloj sjellje.'

'Nuk mundem, kthehem po e njëjta përsëri. Nuk dua , nuk di. Nuk mundem. Në djall! ' U konfuzua.

Vetëm unë mund të të shpëtoj |✔Where stories live. Discover now