14.Its me

258 14 3
                                    

*Dilan P.O.V*
Isha ne zyren time teper i qete duke rregulluar ndoshta budalleqet e ndryshme te cilat thjeshte me zinin kohen,kur papritmas zgjas koken nga dritarja.Nuk me pelqeu ajo cka pash.
Klaus,i cili dukej qarte qe po perpiqej te gerrmonte tek Kejtis,dhe ajo qe spo tregonte ndonje shkas mospelqimi.
Isha teper i acaruar,ne te njejten kohe dhe kurioz per te ditur per cka po flisnin.Perse nuk po largohej ajo?
Teksa mendoja keto,pash Kejtisin e cila u ngrit,dhe beri per tu larguar,kur papritur,e shoh ne krahet e Klausit,pandjenja.
-Kejtis..-bertita,dhe pa u menduar dy here u nisa per tek ta.-Kejtis cfare ke?-ja rrembeva atij prej duarve,serish,dhe pa i hedhur syte,u largova me gjith vajzen per ne zyre.Ai nuk foli,me pa,nenqeshi,dhe u largua.Nuk kisha nerva per te,edhe pse sduhet te kisha per asnje,por qe keshtu kishte ardhur situata.
Nuk arrita te dilja dot me pare,nuk mund te dilja dot ne ate cast.
-Shpirt je mire?-e shtriva ne divan,dhe ajo ndihej disi e parrehatshme.E mbeshtolla me veten,dhe sikur u sigurua.U lehtesova pasi e mora si dicka pozitive,kur paprirur shpreh nje shkronje:
-K....-u stepa.K?Cfare eshte K?Klaus?Keto mendime mi shkeputi telefoni i cili ra,dhe menjehere u ngrita per tu pergjigjur.Emri i cili qendronte i afishuar ne ekran nuk me la nje ndjesi te mire,e dij cfare me priste.
-Kur ke ndermend ti jaoesh fund djale?
-Mjaft me,cdo gje do te shkoje sipas planit.Boll ma permende.Ma solle ne maje te hundes.-i acaruar nisa te flisja papushim.-Nese ti do te ishe me perfekt atehere pse se more ti persiper?
-Drejtor,mos luaj me zjarrin drejtor.Meso nxenesit aty,dhe bej sic te eshte thene.Je bere shume zemermire keto kohe.Mos u zbut kaq shpejt,se e di fundin cili eshte.Po u zbute tani si do e perballosh ne fund?-qeshte egersisht nga ana tjeter e telefonit.Kjo gje me iritonte tej mase.Kisha problemet e mija,nuk deshiroja me te degjoja llafet e tij.
-Qepe te thash se do re te gri me duart e mia.-bertita.Harrova qe Kejtis qendronte brenda ne zyre,dhe menjehere mblodha veten.
-Leri keto kercenimet me mua Dilan apo mos me duhet te te drejtohem ndryshe zoti drejtor?Nuk ke shume kohe,po te vjen fundi.Jepi ti perpara se te te japi ty.-dhe aty linja u shkeput.U ula ne karrige,dhe u perpoqa te mblidhja veten.Teksa shikoja Kejtis,here ndihesha i lehtesuar,here i shtrenguar.Duhet te beja dicka sa me pare,por nuk e dija se nga ta nisja.Pash Kejtis e cila nisi te grindej,dhe u ngrita direkt per tek ajo.
E ferkova tek koka,dhe dukej sikur e zgjova.
-Dilan,cfare po kerkoj ketu?-pyeti ajo.Ngjante me nje engjell te vogel.Fiks sic ishte e vogel.Sikur ta kisha pasur me prane.A do te ishim keshtu?
-Te rane te fiket qepar.E ke nga dhimbja e kokes.Pse nuk me the qe kishe dhimbje te forta.Sdo kembngulja te vije.-thash ne merak.
-Eeeh,boll me bere si i dashuruar i shekullit.Ti e di qe edhe sikur me 40 te isha ne shtepi nuk do rrija gjithsesi.-tha,dhe buzeqeshi.
-Ah moj vajze.-e perqafova,e perqafova aq forte saqe do te doja te mos e leshoja kurre.Sduhej ta beja.Ishte gjeja e fundit qe me duhej te mendoja,sepse isha bere nje mesele i teri.
-Ku eshte Klaus?-pyeti.Ajo pyetje nuk me pelqeu aspak.
-Per cka te intereson?-e pyeta serioz.
-Kot,ishte me mua per nje moment edhe ndaj.Sesht se me intereson shume.-indiferente u pergjigj pyetjes sime,e cila e mori konfirmimin edhe pse e dyshimte qe.
-Se di,seshte se e pyeta.-ju pergjigja serish serioz.Doja te kuptonte qe ajo cka po kerkonte nuk ishte e drejte sidomos mes nesh.Perse pyeste per nje tjeter mashkull kur isha une me te?
-Qetesou djale,ste vrava te pyeta.-moro telefonin,dhe nisi te shkruante.
-Kujt i shkruan?-pyeta.
-Askujt.-tha prere.Keto pergjigjet e saj nuk po me pelqenin aspak.Dukej sikur po me fshihte dicka.Po zjeja perbrenda nga xhelozia.Dukej sikur isha kthyer ne nje bishe te etur.
-Bjema ketu.-i thash tere inat,e i rrembeva celularin nga duart.Pash ekranin dhe u lehtesova disi.Ishte thjesht duke porositur disa gjera te sajat.
-Ca dreqin po bene psikopat?-bertiti gjithe inat,dhe rrimori telefonin.
-Mos bej keshtu,fundja kam te drejte te te kontrolloj.-thash ne humor.
-Nuk jam prona jote.-tha,dhe u ngrit per tu larguar.E kapa prej krahu,dhe e ktheva nga vetja.Me mungonin ato castet intime qe kalonim bashke.Kisha kohe qe nuk i shijoja.Deshirova ta puthja.Dhe ate u perpoqa te beja,por ajo nuk me la.Sa bera ti afrohesha,me dha nje te shtyre,dhe me qelloj.U stepa.
-Nese ske besim tek mua,mos bej sikur me do.-tha,dhe u largua.Me thumboi rende.Me dhembi cdo shkronje qe nxori nga goja.Edhe une e kisha fajin.U bera xheloz per shkak te nje Klausi.Te nje genjeshtari si ai.
Perse sillesha sikur e kisha shok.Cka me hynte ne pune ai kur serish do shkonin keq punet?Me kish ardhur ne maje te hundes,dhe pavetedije telefonova Klausin.
-Ku je?-pyeta autoritar.
-Verdalle neper qytet?-u pergjigj si te i cuditur.
-Eja tek basti.Mos guxo te besh lojra.-thash dhe i mbylla telefonin.Doja ti jepja fund historise ashtu sic duhej,isha i sigurte per cdo gje qe po beja,ose mendoja se isha.
Nuk vonoi,dhe te dy qendronim perballe njeri tjetrit.
-Pse me thirre?-pyeti Klausi.
-Ca dreqin kerkon nga Kejtis?-pyeta,dhe ne nje fare menyre po perpiqesha te mbaja veten.
-Ca po thua?Ti sje mire.-tha dhe beri per te ikur.
-Do te te shkaterroj po me thuaj ca kerkon prej saj?-bertita i acaruar,dhe ai u kthye per nje cast,shtangu,dhe me pas qe serioz.
-Ca kerkoj?Nga kush?Nga ajo apo nga ti?-pyeti.
-Ajo.-thash.
-Ate.-tha.
-Ti maskara...-thash dhe ju versula duke e qelluar ne nofull.Ai u shtri persheshi,dhe nisi te qeshte.
-Une i mallkuar he?-pyeti ironikisht.-Po ti cfare je?Dilan?Me thuaj pak.Cfare ka ndodhur mes nesh?-u ngrit dhe u drejtua nga une.
-Mes nesh?-pyeta,edhe pse e dija cka po kerkonte.
-Leri keto,por ate as mos guxo ra prekesh.-u versula drejt tij.
-Te mos e prek the?Une?-qeshi.
-Mos me acaro nervat Klaus.-shtrengoja dhembet nga inati,gati sa nuk gjakosa veten.
-Mos me bej rolin e idjotit,e di shume mire dreqi e mori.-bertiti gjithe mllef.
-Mos me bej te bej dicka qe do te pendohesh Dilan.E di shume mire ku dua te dal.Cfare di une,e cfare di ti.Nese do qe ti them e bej,por per momentin nuk dua te dalin shpejt.-tha.Me kishte ne dore.Piken e dobet timen,dhe jeten e tij.
-Kurre mos bej dicka kur je i inatosur.Mos u bej rob i tyre,por as jeten time mos guxo ta marresh serish.-tha,dhe iku duke perplasur deren e salles.Jehona e asaj dere ishte gjeja e fundit qe arrita te degjoja,dhe pas saj e bertitura ime e cila jehoi sa dukej sikur po tregonte vuajtet e mia nje per nje.Duhej te beja dicka.E dija qe ai nuk ishte nje njeri i sigurt.Duhet te veproja shpejt,ndyshe,jeta ime do te merrte nje tjeter rrjedh,ndoshta edhe fund...



ATEHERE KHE KHE,ne pjesen e rradhes do te kemi nje sqarim ne lidhje me situaten qe ndodhemi pasi dua te tregoj pak se cfare pjell mendja ime e vogel pjellore dhe dua shume qe te di nese keni kapur ndonje gje apo ju kane shkarre rruges dhe juve.Keshtu qe stay tuned.LoL.

Si ju duk pjesa?Kapet ndonje gje interesante??🤓

(leave a ⭐ and a comment,thanks for your support 🙃)

Kohe Pa U PareWhere stories live. Discover now