16.Thats truth

258 9 11
                                    

*Ngjarja zhvillohet para 3 viteve*

Dilan i cili tashme qe i lidhur e vetmja gje qe mund te bente ishte,lutej.
-Kush je?-frryma e tij ishte teper e renduar,goditja e cila qe ne koke e beri te humbiste shume gjak,dhe nuk arrinte te shihte qarte.Perpjekjet e tij qene te kota,sado te shtrengohej,litari nuk mund te lirohej sa hap e mbylle syte.
-A te thash qe ajo cka eshte jotja,ka per te qene imja?-degjoj tashme nje ze te njohur,i cili direkt e beri te heshte.
Nuk nxirrte dot asnje shkronje.
-Pse spo flet vella?Ca te gjeti?-beri si i shqetesuar,dhe me pas qeshi histerikisht.
-Klaus te lutem.Te lutem,me ler.Betohem qe do te largohem,ti e di qe kurre skam dashur te jem pjese e familjes.-tha teksa bertiste nga dhimbja.
-Ca thua ore ca thua?-bertiti Klausi,dhe e qelloje drejt e ne stomak.Dilan i cili leshoj pasthirma dhimbjeje,dhe u shtri ne shesh.-Mos bej rolin e viktimes vella.E di shume mire se kush e ka fajin qe une jam ne kete gjendje tani.
Dilan thjesht qendronte pa folur.Sditi te nxirrte fjale.
-Mos e prek.-tha.
-Ke?-pyeti si te ishte i cuditur Klaus.-Vajzen?Hah,mos e vri mendjen,e ke ne duar te sigurta.-nisi te qeshte.
-Te thash te mos e prekesh ndyrsire!-bertiti,dhe nje tjeter goditje ne stomak e beri ta linte serish pa frryme.
-Pusho idiot.Flet shume,e di.Pjeshka jote ska per te qene vetem gjithsesi.-djallezisht fliste.
-Kejtis...-thirri Dilan nenze.-Te dua...
Dhe nuk zgjati shume,kur ndjeu veten te rrotullohej ne cep te rruges.
-Bej te fala njerezve ne boten tjeter.Thuaj qe u bej te fala dhe qe sesht se i mungoj shume.-tha Klaus,dhe beri per ta shtyre.
-Ah po,pjeshka jote epo,seshte me jotja.-dhe e shtyhu,derisa e pa ate te puthej me cdo cep te shkembinjve te asaj gremine.
-Lamtumire vella...

*Klaus P.O.V*

Cdo gje po shkonte per mrekulli.Nuk isha me i lumtur se ate cast.Me ne fund mund te merrja hak ashtu sic duhej,dhe per cudi,nuk u ndjeva mire.Kisha kujtimet me ate person,vertete ishte armiku im i pare,por miku im i pare e i fundit.Mardhenia jone nuk qe aq e paster,aq e mire si vellezerit e tjere.Ai gjithmone ishte perfituesi.Ndoshta trashegimtari.Askush nuk me njihte mua.Perse?Sepse isha nje mekat.Isha turpi i familjes.Epo jo me tashme.Te gjithe nuk e dinin kush ishte Klausi i vertete,dhe ai sapo kishte hedhur hapat e tij te para.
Kishte ardhur koha qe une te merrja ne dore,jeten qe vertete me takonte.
Tashme isha une,isha Dilan Trevelin...

*Te nesermen*

-Dilan,ku ishte gjithe diten dje?-pyeti nje djale i gjate,i cili dukej sikur e njihte Dilanin prej kohes.Ne ate cast me erdhen ndermend emrat e dy shokeve te tij te ngushte.Me siguri ai duhet te ishte Vale.
-Oh,me fal,skisha nerva te dilja.-u pergjigja disi ne medyshje.Nuk dija saktesisht karakterin e Dilanit.
-Nejse leri keto tani,eja.-e me terhoqi drejt e per tek nje dhome.
-Pra,-nisi.-Si te shkon mardhenia me Kejtisin?-pyeti dhe u afrua prane meje ne menyre provokuese.
-Mos je gje gay?-thash dhe e pash me ironi.
-U na more,avash ti plasa per ty une.-tha dhe krijoj distance.-Pra?-shtoi.
-Ca?-e pash cuditshem.
-Kejtisi pra.-tha duke shfrryre.
Kejtis?Ah,e kishte per te dashuren e Dilanit.Mesa duket ajo duhet te ishte dicka e vecante,vendosa te luaja rolin.
-Eo mire ishte.Mendoja me mire.-thash duke qeshur.
-Uuuu cpate ti,deri dje ishe gjithe flutura ne stomak sot na beke gangsterin.-tha nga ana tjeter nje djal i cili duhej te ishte Stivi.
-Epo tani ndryshojne njerezit kur nuk i njeh tamam.-nxora paketen,dhe ndeza nje cigare.
-Nese per ta puthur e ke puth?-pa me bisht te syrit.
-Jo ende.-instiktivisht u pergjigja.Pse e thash?Mbase jo mbase po.
-Uau le nam per zotin.-nisen te qeshnin cunat.
Qesha me ta,dhe me pas te tre shkuam per ne klase.Fundi i mesimit nuk vonoi,dhe dolem.
Perballe meje gjendej nje goce.
-Dilan si je?-pyeti me turp vajza.
Sa bera per te folur pas meje degjoj Valen:
-Kejtiiiis,vajze ku je?Si je sot?-e pa provokueshem.Ajo u ndje ne siklet,nuk eshte se me beri pershtypje,por mesa kuptova ajo duhet te ishte vajza e Dilanit.
-Vale mbylle.-thash serioz.
Ai me pa,dhe nuk u ndje me.U largua duke na lene te dyve vetem.
-Mire jam Kejtis.Ti?-e pyeta.
-Mire.-buzeqeshi.Ajo buzeqeshje cuditerisht me pelqeu.Kishte dicka te vecante.Ishte teper e paster.
-Si te shkoje provimi?-pyeti.
-Provimi?Aah...po provimi,shume mire..-qesha ne siklet,por ajo as qe e vuri re.
-Shihemi me vone.-i thash,dhe vendosa doren time mbi koken e saj.Ajo pohoj lehte,dhe dora ime qe ndjeu nje shkendije.Ishte si femije.Te jepte nje ndjesi per ta mbrojtur.Shperfilla mendimet,dhe u largova prej andej.
Duhej te isha me i kujdesshem ne lidhje me te,nuk duhej te dyshonte tek une.
Shkova ne shtepi,dhe degjova telefonin te niste e tingellonte.
-Alo?-thash.
-E bere?-kaq tha zeri nga ana tjeter.
-Po.-u pergjigja shkurt.E dija shume mire kush ishte.Qesha nenze dhe thjesht degjoja.
-Mos bej gabime Klaus.Ose me sakte jo te njejtat qe beri Dilan.-dhe linja u shkeput.U ula ne divan,dhe nisa te qeshja histerikisht.Kisha nevoje te nxirrja cdo gje ne ato caste.
E lash veten aty,derisa gjumi me kapi,dhe mendimet e mia u shuan.
Ditet kalonin dhe takimet e mia me Kejtisin beheshin te shpeshta.Dilja sepse doja te thyeja monotonine,ndihesha i lodhur dhe kjo lodhje sa vinte e kthehej ne deshire per ts takuar.Ndihesha sikur kisha filluar te ndjeja per te.Nuk duhet ta beja.Gabimi im ishte po i njejti me ate te Dilanit.Por jo une nuk isha Dilan dhe kisha qellim te shkepusja cdo gje.
Ate dite ishte mbremja.E kisha ftuar pasi deshiroja te kaloja dhe disa caste te fundit me te,edhe pse e dija qe spo beja mire.
Teksa prisja per te,ne momentet kur kthehem,e vetmja gje qe pash,ishte nje femer e mrekullueshme.Nuk ishte me ajo Kejtis e ndrojtur.Dukej tjeter vajze.
U afrua prane meje,dhe te njejten gje bera.Theva heshtjen me ne fund,dhe thash:
-Je e mrekullueshme pjeshke.-Buzeqesha,dhe ajo falenderoj nenze.Ishte teper e bukur.Shkuam ne mbremje,dhe me dukej e merzitshme.Bisedat me Kejtisin dhe kercimet me te me sollen ne tjeter gjendje.Ndihesha i lumtur.Per heren e pare,ndjeja lumturi brenda meje.Te ishin keto ndjesite qe kishte dhe Dilan?
E kapa perdore,dhe u larguam per tek fenerat.Mora nje ne dore,dhe me gjithecka ndjeja i thash:
-Dua ta hedhim bashke kete.Por nuk dua ta hedh si dicka e pakuptimte.Dua qe ta hedhim per ti premtuar njeri-tjetrit dashurine.
Ajo u perlot,e ndjeja qe ishte imja tashme.E dija qe e doja,e dija qe ishte gabimi im,dhe do ti jepja fund njehere e mire.E afrova prane vetes dhe teksa hodhem fenerin perfundova:
-Te dua pjeshke.-dhe e putha,si te ishte gjeja e fundit qe jeta do te me jepte mundesi te beja.
Poate nate,teksa kthehesha per ne shtepi,nje makine e zeze me ndaloj perpara kembeve,dhe perballe meje dolen disa burra te cilet e dija shume mire se kush ishin.
-Mos,dreqin.-thash nenze.
-Mirmbrema Klaus...Apo mos duhet te te therras Dilan.-tha plaku i cili qendronte brenda ne makine.
-Ca kerkon tani?-thash gjithe inat.
-Leri inatet me mua djale,te pash sot.Ishe goxha romantik e di.Ste dija keshtu.-nisi te qeshte.Nje plak i rrudhur ne te cilat rrudha mund te qendronin shume histori te pergjakshme,ndoshta vrasje.
-Ca do?-kesaj rradhe bertita forte.
-Qetesohu,qetesohu.-foli ai qetesisht.-Fundi i historise me vajzen,dhe ate cka me takon mua.-tha.
-I mallkuar,-shtrngoja dhembet nga inati,ishte e vetmja gje qe mund te beja.-Mos guxo ta prekesh vajzen.Do ta le vete,vetem ti,mos guxo ta prekesh.
-Mos me kerceno mua Klaus,thirri mendjes,dhe hiq dore sa me shpejt.Ajo ca bej une pastaj eshte puna ime.Ajo vajze eshte nje thyerje zemre dhe cdo gje e thith toka si te ishte uje.-nisi te brrockulliste.Burrat u futen serish brenda,dhe me dore duke pershendetur tha:
-Argetohu dhe disa dite,dhe do flasim bashke.-dhe ne hijen e nates u largua.
Dite kaluan nga ai cast,dhe asgje smund te mendoja tjeter perveccfare mund ti ndodhte Kejtisit.Nuk e lija asnje cast vetem,derisa,neper korridoret e shkolles pash disa djem te njohur.
-Oh ckemi Dilan.-tha njeri prej tyre ironikisht.-Do ndihme?-pyeti duke qeshur.
Mallkuar qofshi te gjithe.Mallkuar qofte ai plak,mallkuar qofte Dilan.
Te gjithe,gjithcka,pervec saj.Ate e doja.E doja prane ta kisha timen,por edhe ate smundesha.Mblodha veten,dhe pohova me koke.
Teksa bisedoja me cunat neper cepat e korridoreve pash Kejtisin te afrohej.U bera me shenje,dhe ata nisen lojen.
-Pra e fitova bastin.-thash duke qeshur.E dija qe ajo po me shikonte e degjonte.Sa e urreja veten ne ato momente.
-Bast i fituar shoku im.E puthe.Tani i meriton ato vogelushe atje tej.-dhe drejtoj gishtin per nga disa prostituta.Te tilla mu duken.Mu peshtiren si vajza.As mund te shikona tjeter pervec Kejtisit.
-Po me pjeshken ca do besh?-pyeten,dhe nisen te qeshnin.Ne ate moment degjoj nje kove te bjere.Kthej koken,dhe pash Kejtisin,tashme te perlotur.
-U...talle?M...Me mashtrove?Si e bere?-Fjalet e saj me therren.Cdo pjese te trupit tim ma cpuan.U afrova tek ajo pa treguar dobesi,nuk munda ta shihja,ktheva kokem menjane e thash:
-Jeta nuk eshte fushe me lule pjeshke,nuk duhet ti besosh gjahtarit kur ti je prehja.-kaq arrita te thosha,dhe u largova.Cunat qe me erdhen nga pas,dhe jeta ime qe tashme kishte nje tjeter rrjedhe.
Do ta fitoja serish.E doja,dhe do te ishte imja...




Hehehe,uroj te keni kuptuar ndonje gje lol.Tashi ne pjesen tjeter ka per te qene  nga pikepamja e Klausit (Dilanit)do te tregoj se si ai u be Klaus.Kush ka ide 🤓?

Si ju duk?🙃a ju terheq a jo?
Eo edhe pse nuk po merrni vesh ju ben kurioz te dini se ca do ndodhi?🤔

(leave a ⭐ and a comment,thanks for your support 🙃)

Kohe Pa U PareWhere stories live. Discover now