27

30 6 10
                                    

Kodrina në Truro mbante mbi krye qiellin më të trishtë, me retë më të shëmtuara gri e një shi të lehtë që veç ngrinte pluhurin në ajër, duke zhdukur dhe aromën e pishave dhe drurit të lagur.

Maja e këpucëve të kuqe ishte zhytur në llucë, ndërsa trasta e lagur më qëndronte varur vetëm në dy gishtërinj. Fustani i bardhë mbi gjunjë më ishte qepur pas  trupit, e ndonëse dukesha si një tjetër njeri, në gjoks rrihte e njëjta jetë, e njëjta dhimbje.

"Je e lirë!" - pata ulëritur në tatëpjetë të kodrinës me krahët hapur, si për të dashur t'i mbush mendjen vetes. Nuk isha asgjë  tjetër veçse një grumbull ndjenash me hapa galopant drejt shkatërrimit.

Malli për Fredin mi kish mbushur sytë me lotë që në javët e para, por duke menduar se një jetë e re, më e mirë me aq para sa më ishin lënë në duar, ishte gjëja e duhur për të dy ne, mendoja të mos kthehesha. E kur u ktheva ishte shumë vonë.
Herën e dytë kur e ngjita atë kodrinë, ishte për të ndezur një cigare që nuk do mi shuante lotët.

"Unë meritoj më shumë se kaq Uendi. Një më shumë se veç 'Më duhet të shkoj'. Dreqin Uendi, meritoja një lamtumirë."

Qëndroja e ngrirë përballë tij, duke i vështruar dhimbjen që i kisha shkaktuar në lotët që mbante rrëzë qepallave. Sa i brishtë dukej ashtu. Krejt i pambrojtur përballë meje.

"Por unë u ktheva Fred. U ktheva për ty."

Më vriste mendimi që diku, ai qëndronte me një buzëqeshje të ngrirë duke menduar se nuk ishte i denjë. Kisha përshtypjen se largimi im do e linte të shkatërruar, zvarritës në një qytet gllabërues e ai do kishte nevojë për duart e mia të ftohta mbi lëkurë netëve të qeta. Sigurisht që ide të këtilla mu shkërmoqën para syve teksa hapat tronditës të Fredit ngjasonin me rrahjet e zemrës time.
Ai po largohej, dhe dashuria ime e paktë nuk e mbate dot peng në jetën time.

"Unë do të të pres Fred. Edhe nëse më duhet një jetë e tërë... do të të pres" - silueta e tij u bë një kujtim në kalldrëmin e rrugëve tashmë të shkatërruara. Ai nuk do të kthehej, e sytë tanë nuk do të takoheshin më.

Me tu kthyer në Truro, vendosa të shpërndaja tapitë që më ishin lënë në duar. Tani që Z. Rich po vuante dënimin në kangjellat e ndryshkura, nuk kishte më arsye që banorët e Truros të mos ishin në zotërim të shtëpive të tyre. Disa prej banorëve kishin kujtime të qëndresës time në Truro, madje një e moshuar më përkëdheli flokët e më tha që nuk më kish harruar që prej kohës kur kishim  qarë së bashku në karriget e bardha në varrimin e të birit. Pastaj refuzoi të nënshkruante dokumentat.

"Im bir më lajmëroi mbrëmë për ardhjen e një ëngjëlli. Sa kohë kishte kaluar pa ia dëgjuar zërin! Po' ai mbrëmë më trokiti dy herë në xhamin e dritares time për të më lajmëruar për ty. Ai më tha se do të takoheshim  shumë shpejt së bashku... nuk më nevojitet një tapi e tillë në shtëpinë e tim biri."

Në ëndërrat e mia dëgjoj vetëm vajtime foshnjake. Zgjohem e tmerruar duke menduar se time bije po i mirret fryma, e kur gjumi më largohet prej syve mbi shtrat gjej vetëm frikërat e mia. Do të doja edhe unë të shihja një ëndërr të tillë në mes të maktheve të përnatshme.

Ditët i kaloja duke lustruar librat, pastruar  raftet e vjetëruar e duke fjetur në kolltukun e Xhaxha Gordit. Më pas, kur në xhamin ndritës rrëshkitën duart e holla të një vajze, libraria filloi të mirrte jetë. Falë saj, mund të shisnim kopje të reja librash, gazeta të përpunuara me kujdes madje të botonim edhe histori të grave të Truros.

Gjithçka po shkonte siç duhej, e më në fund mund ta gënjeja veten me një jetë të qetë. Një betejë e fituar në mes- lufte. Një luftë që kish shpëtuar Tommas nga mizoria e zgjedhjeve të tij. Një luftë që kërkonte të më rrëmbente Fredin me sytë e picërruar në dhimbje, emrin e të cilit e lexuan me zë të lartë në listën e të vdekurve në një nga çadrat e ndihmës së shpejtë ku harxhoja pasditet. Pata lëshuar një klithmë kur për tu siguruar kalova sytë mbi letrën e verdhë dhe emrin e tij të shkruar në bojë të zezë.





____________________________________


Pjesa asht e shkurt se du tju la në suspanc për fundin.

Tesh mthoni ca fundi doni të ketë kjo historia dhe ca fundi mendoni se do të ketë xp

Puqqqqqqq

Rrugëtirë |✔|Where stories live. Discover now