3

106 14 54
                                    

Që prej asaj nate e kam bërë zakon të trokas dy herë e të pres me durim të pamësuar derisa të më hapet porta.
Nuk doja të përfundoja edhe një tjetër herë në mes të ndonjë skene që nuk më përkiste.
Më është dashur shumë kohë të heq shëmbëlltyrën e Heldos tërësisht të zhveshur me trupin thatanik i cili kur vrapoi të tërhiqte çarçafin bezhë të ngjyer në pluhur, zbuloi dashnoren e tij.

Trupat e tyre mendja mi përplaste nëpër imazhe, ndërkohë që mundohesha të mbyllja sytë. Në ajrin e rënduar,  drita e hënës krijonte mjegull me pluhurin. Aroma e dheut dhe tallashit të bënin të nxirrje zorrët.

Edhe nëpërmjet asaj drite të hollë, kur Heldo lëvizi mbulesën arrita të dalloja trupin e kolmë të pastrueses së Gordit. Fytyra e saj me vetullat e holla hark më luste që të nesërmen të mos i tregoja asgjë padronit të saj. 'Bara Brithin do e gatuaj duke kënduar tani e tuje.' Po, kjo fytyrë i ishte veshur.

Kur Heldo më pyeti ç'bëja në shtëpinë e tij, si rrufe zbarkuar prej dritares në dysheme, unë nxorra ëmbëlsirën e mbështjellë në gazetë dhe e lash në tavolinën e drurit në të djathtën time, e më pas nxitova për tu ngjitur në katin e sipërm të cilin Heldo ma kish lënë me qira.
Teksa ngjisja shkallët vazhdoja të mendoja më shumë për shprehinë e Belës sesa trupin plot plagë të djaloshit Pano.

"Tani që e mori vesh se një pjesë të ëmbëlsirave ia dërgoj dashnorit të saj, mos vallë do tregohet më e brishtë me mua?"

Mendime të këtilla më përgjumnin ndërkohë që mundohesha të gatuaja diçka për darkën vetmitare. Kur vendosa të shtrihesha në kolltukun kaf të zhubrosur gjumi më kredhi në qetësi e darka e shtruar më kishte pritur mbi pjatë deri në mëngjes.

Nuk kisha lënë asnjëherë asnjë vakt të pangrënë kur më servirej. Kjo ndodhte ngaqë në jetimore ushqimi ishte i paktë dhe shpesh herë binim të flinim me barkun bosh duke ëndërruar për torta dykatëshe me krem pane e çokollatë të ëmbël. Që ditën e parë në këtë qytezë, barku sikur mu mbush me gri të shëmtuar të huaj. Ndoshta unë mësova të hesht kur vendosa të rritesha.

Kjo ndodhi ditën që u zgjova në  një spital me kujdestaren me fytyrë të ngrysur që më ndërronte leckat e ballit. Shikimin e hidhte më tepër tej dritares sesa në mua. Kur mbërritëm në jetimore Ana më tha që kisha ndenjur në spital për tri ditë dhe se gjatë gjithë asaj kohe kujdestarja më kishte qëndruar mbi kokë duke qarë. Vetëm ditën që u largova nga ai vend e kuptova se e qara e saj kishte qënë prej dhembshurisë.

"Në dhomën time të kam lënë një valixhe të vogël për të vendosur teshat e tua, biletën e trenit dhe një kapele të jeshiltë. Kur të mbërrish në Truro do më dërgosh një letër që ke mbërritur dhe se djali i Panos fisnik, mban vendin e tij prej qiradhënësi. Pas kësaj asgjë më tepër Uend."

Ajo ka qënë dita e parë e një emocioni që ende nuk di si ta përshkruaj. Po largohesha nga shtëpia që kurrë nuk më kishte përkatur, në një vend që se njihja, por sërish ndihesha me fat. Anën e patën larguar veç pesë muaj para se të largohesha unë e ajo kishte përfunduar në rrugë. Dy muajt e parë duke kërkuar lëmoshë për një qese bukë të ftohtë e të tretin, brofi në derën e jetimores me fustanin e grisur, duke iu përgjëruar kujdestares ta rimerrnin. Kjo e fundit ishte përgjigjur sertë duke e lënë të qajë pas portës së mbyllur. Më vonë kur na erdhi lajmi se Anën e kishin gjetur  të pajetë buzë një lumi, veç me një cep fustani veshur kujdestarja qau pranë nesh. Në varrim patëm veshur fustanet vishnje që na detyronin ti mbanim kur çifte të dëshpëruar vinin të na bënin 'vizita miqësore'.

Teksa shtrëngoja pëlhurën e trashë të mantelit pata dëgjuar disa djem të sektorit të meshkujve jetimë, të cilët banonin në ndërtesën pas nesh, që Ana kishte punuar si prostitutë. Atë fjalë e kishim hasur në kritikë librash, por asnjë nga vajzat nuk e dinte ç'do të thonte në të vërtetë.

"Shikoni Uendin. Kur të dalë prej jetimores do të sigurohem që të jem unë ai që do e zhvirgjërojë. Do e kënaq aq fort sa do jetë vetë ajo që ta grisë fustanin."

Pikëllimi që ndjeja për të vetmen shoqe timen u mund kur pas zhytjes së trupit të saj nën dhè, e zuri mllefi. Pata dalë me hapa galopant prej rreshtit e isha hedhur mbi kurrizin e tij krejt  forcë. Kur më shkepën prej tij, mbaj mend që në duar kisha flokë të zinj të përlyer në gjak. Atëherë kujdestarja nuk më dënoi edhe pse nuk e mësoi kurrë të vërtetën e asaj zënke.

E vendosa supën në tas e më pas në frigorifer, e pak më vonë nxorra librin e Rainer Maria Rilke, një shkrimtar gjerman me një foto të zbehtë në kopertinën e pasme, për ta shfletuar. U përhumba në të e qëndrova e zhytur në kolltuk deri në mesditë. Ishte mjaft tërheqëse të lexoje poezitë e përzgjedhura të tij. Mësoja aq shumë për ne njerëzit, informacione e ndjenja që si nevojiteshin askujt prandaj edhe i mbaja të mbyllura në vete.

Kur ora e shëmtuar rrethore e varur në mur shënoi 12:30 vrapova për të ndërruar fustanin e për të pastruar këpucët. Këtë herë në qafë vendosa një shall të kuq me pika, të palosur e lidhur nyje.  1/3 të rrogës së xhaxha Gordit e harxhoja me detaje të këtilla. Padashur e ledhatoja veten me gjëra të kota të cilat jetës sime gjithmonë i kishin munguar.

Kur mbërrita në bibliotekë e gjeta xhaxha Gordin të ulur  në cepin më të errët të dhomës. Për një  moment mu duk sikur i gjuante shtëllungave të duhanit të trashë që mbante dredhur në duar, por pasi e pastroi tymin, arrita të dalloja që po fliste me dikë. Një siluetë ulur rëndshëm përballë tij, tërësisht e palëvizshme mi kishte ngulur sytë e unë vazhdoja të rrëmoja nëpër libra por jo për shumë gjatë.





__________________________________________________

Shkruar që në dhjetor 2019 kjo pjesa...dhe historia akoma nuk ka një fund xp

Do ua dija për nder po ti bënit share tek ndonjë që ka dëshirë të lexojë dhe di të japë kritika :)

Ju puq

Rrugëtirë |✔|Where stories live. Discover now