23

56 11 26
                                    

Barku kishte filluar të dukej përtej fustaneve, sado mundohesha t'ia fshija vetes. Nuk kisha asgjë kundër fëmijës, ama sa herë të shihja shëmbëlltyrën tonë më rrihte keq zemra në majë stomaku e një zë brenda mallkonte Tommas. Fredi nga ana tjetër dukej sikur ishte lodhur me sjelljen time fëmijnore. Ai rrallë vinte në shtëpi sepse i duhej të punonte deri vonë në zyrën ligjore.

Vetëm para një javë erdhi si rrufe  dhe më tha se i duhej të largohej. I ati ishte në prag të vdekjes dhe atij i duhej t'i qëndronte pranë në grahmat e fundit. Pavarësisht çdo gjëje ai e mblodhi veten, ndërroi këmishën dhe veshi pallton përmbi  dhe u largua tek i ati që kurrë nuk e kish dashur.

"Jam i sigurtë që Gordi nuk ta ka treguar se kush e ka  vrarë zotin Pano?" -pati shpallur një natë para se të largohej teksa të dy ishim ulur pranë oxhakut.

"Nëse di diçka, ma thuaj dreqin!" - iu përgjërova derisa shkuam për të fjetur. I trokita si një fëmijë pas porte dhe prita që të përgjigjej.

"Im atë e ka vrarë. Babai im është vrasësi i babait të Heldos, Uendi." - sa shumë qeshë ligështuar atë natë. Rashë të flija me zërin e Fredit që më vërtitej me një të vërtetë si shuplakë. Të dy nuk vumë gjumë në sy. Arrija ta dëgjoja sustën e krevatit të bënte zhurmë sa herë Fredi kërkonte të ndërronte krahun që ta mirrte gjumi.

"Por, përse? Çe mirë i sillte tët ati vdekja  e zotit Pano, Fred?" - bërtita që nga ku isha shtrirë dhe pashë barkun të më lëvizte me ulërimat.

"Im atë punonte me babain e Tommas. Nëse Pano vdiste, prona e tij i jipej Zotit Rich." - pranoi me zë të mekur matanë derës.

Të dy nuk folëm më. Më pas të nesërmen, ai vetëm më lajmëroi se i ati ishte sëmurë dhe u largua. Nuk pata as kohë e as mundësi për ta përqafuar miqësisht, e për ta gënjyer se gjithçka do bëhej mirë.

Shirat kishin filluar të rrëmbenin guriçkat e kalldrëmit e të zbusnin dritaret e drunjta. Kanapeja e dhomës mbushej përditë me ujë dhe detyrohesha hera herës të vendosja një leckë të madhe për të thithur ujin që të mos prishte akoma më shumë parketin.

Paratë më ishin sosur që prej shpenzimeve të herës së fundit, për rrobat e fëmijës. Për fat të mirë çdo dy javë ish shërbyesja e Gordit trokiste në derën tonë dhe linte në oborr një shportë me ushqime. Natyrisht Fredi këtë nuk e dinte. Jam e sigurtë që egoja e tij do prekej dhe më pas do mbyllej në dhomën për të medituar.

Atë ditë nuk e lashë të largohej pa u ngjitur lart. Kishte filluar të bënte ftohtë. Mendova se një çaj do na bënte mirë të dyjave. Pastaj, ndihesha shumë e vetme në shtëpinë e Fredit kur ai nuk ishte aty.

"Të ka rënë një nur i hijshëm dhe dukesh shumë e paqtë!" - e komplimentova për të ditur arsyen e lumturisë që mbante mbi buzë.

"Më në fund po shoh një fund të lumtur Zonjushë!' - ma ktheu ajo, duke vështruar këpucët, krejt e turpshme.

"Ç'ka ndodhur?"

"Jam fejuar." - më zgjati dorën për të më treguar unazën e thjeshtë me një gur shndritës në të.
"Ime bijë dhe unë jemi transferuar në shtëpinë e tij. Pas 2 muajsh do martohemi" - shtoi e ngazëllyer. Mua mu bë qejfi për të. E shtrëngova në përqafim dhe i urova një jetë të lumtur.

Më pas u ulëm në tryezë dhe provuam ëmbëlsirat që Emeli kishte gatuar. Teksa po kullufisja një copë të tretë keku, dëgjova një kërcitje në xhamin e dritares. Fillimisht mendova se ishte faji i shiut. Vetëm kur kërcitjet u bënë më të forta guxova të dilja në ballkonin e shtrembër tërë nerva për të mallkuar motin.

"Uendi!" -nga poshtë po më thërriste Tommas i veshur me një mushama të zezë. Qëndronte i lodhur në mes të llucës me sytë e kyçur në fytyrën time. Nuk doja t'ia pranoja vetes se më kishte marrë malli për të, sepse kështu do e tradhtoja veten.

"Tommas!" - thashë me zë të ulët. Me siguri ai do ketë dëgjuar veç këngën e shiut.

"Më vjen keq Uendi! Të zhgënjeva sërish e dashur. Mendova se im atë do na pranonte. U nisa tek ai me një qëllim të mirë ndërsa tani jeta e të dyve ne mori fund...për të mos përmendur foshnjën.  E tërë kjo për fajin tim." - qau me zë poshtë ballkonit. Unë doja të vrapoja pranë tij e ta mirrja në përqafim.

"Ke pirë Tommas?"

"Të lutem Uendi, mos i trego fëmijës tonë që unë jam një burracak! Le të pleqërohem si një njeri i besës në sytë e saj Uendi. Të lutem!"

Vrapova për të zbritur shkallët. Nuk mundesha dot ta shihja në atë gjendje nën shi. Kur mbërrita tek porta nuk e gjeta. Ishte larguar dhe brenda meje ndjeva një lehtësim.
Ngjita sërish shkallët duke u mbajtur, dhe pa qarë u ula në tryezë, aty ku shikimi nxitës i Emeli më ndiqte ngado.

"Duket sikur të do." - më dogji deklarata e saj trishtimin që po e mbaja me forcë dhe shpërtheva në vaj.

"Pse kështu është dashuria?"

"Kështu është Uendi. Ndonjëherë nuk është mjaftueshëm. Njëlloj siç nuk është mjaftueshëm ai për ty."

"A nuk supozohej që dashuria t'i kalonte tërë pengesat? Prej saj të rridhnin veç ditë të lumtura? Më shiko Emeli! Dashuria më ka kthyer në të mjerë."

Ndjeja dhimbje në të gjithë trupin dhe një mendje më thoshte që asgjë s'do ma qetësonte zjarrin që ishte ndezur në shpirt. As përqafimet e Emelisë, streha e Fredit apo ndjesa e Tommas. Atë ditë, fillova të shndërrohesha.



An: kam harru me e postu kte :'》

Rrugëtirë |✔|Where stories live. Discover now