22

48 11 30
                                    

Deri në mesditë pata sistemuar dhomën, duke ia larguar aromën e duhanit dhe hijen gri që tymi pati lëshuar mbi perdet e bardha. Pastrova dhomën e Gordit dhe studion e më pas u ula të lexoj një libër të rëndomtë që gjeta në një nga raftet e varura në mur.

Punëtorët e Z. Willimias ishin larguar të tërë pas vdekjes së tij, përveç gruas zeshkane dhe të bijës. Hera herës më pyesnin në kisha nevojë për ndonjë gjë dhe më pas më buzëqeshnin plot mirësi e zhdukeshin përtej hollit madhështor.
Kur i pata pyetur pse vazhdonin të qëndronin akoma në vilë, vajza e vogël me një zë prej ëngjëlli, më tha se nuk kishin ku të shkonin.

"Mamaja më ka thënë të sillem mirë me ty, ndryshe do detyrohemi të flemë sërish përjashtë e të ushqehemi nëpër kazanët e pistë, me ushqimet që flakin njerëz si ju."

Mua nuk më dukej vetja snobe. Isha e sigurtë se në arkat e shërbëtores së Gordit kishte më shumë ceiniog se në xhepat e mi në atë kohë. Fati im i mirë ishte se shërbetorja e pashpirtë Smith më dorëzoi tek dashnori i kohëve të hershme e ky i fundit për hir të saj më trajtoi si të isha vajza e tyre.

"Mos u ligështo, e dashur! Askush nuk mund të të bëjë asgjë këtu!" -unë e gënjeva atë padashur. Ishte një premtim qorras, i pari që u thye aq shpejt.

Teksa po i mbaja vajzës së vogël dorën shtrënguar, dëgjoj disa hapa këpucësh pas meje.  Hija që mbartte po bllokonte dritën dhe ndjeva dorën e vogëlushes të tkurrej prej frike.

"Më falni Zonjushë! Ai këmbënguli të hynte brenda pavarësisht fjalëve të mia." - e ëma e rrëmbeu vajzën hopthi dhe me këmbët e çala vrapoi për në kuzhinë.

"Pra, ti je dashnorja e tim biri!" - zoti Rich vërtitej rreth meje, hijerëndë duke u munduar të më shtinte frikën. Përveç pamjes së tij nuk shihja ndonjë arsye tjetër për tu tmerruar.

"Ç'kërkoni këtu Z. Rich?" - unë isha shumë më e shkurtër se i ati i Tommas. Vendosa të ulesha në kolltukun e bardhë pranë pianos dhe të hidhja shikimin gjetkë.

"Të të kërkoj të lësh tim bir të qetë!"

"Oh, atëherë e paskeni dëgjuar lajmin e mirë. Do të bëheni gjysh. Duhet të jini të lumtur zotëri!"

"Nuk do të lë një zus*ë si ty të më ngatërrohet nëpër këmbë, vajzë. Pas kaq shumë vitesh më në fund arrita ta mundja Gordin, e për një si ty as nuk e marr mundimin të luftoj."

"Nuk jam e sigurtë kush mundi kë Z. Rich. Pasuritë që i more Gordit tek e fundit do të shkojnë në duart e banorëve të Truros."-me të vërtetë që nuk e kuptoja për ç'fitore fliste ai. Banesat e konfiskuara thuhej që u përkisnin qytetarëve të Truros para se të ishin të Gordit. Prej Tommas pata dëgjuar se ai ua pati rrëmbyer ndërsa Heldo gjithmonë më thoshte se ne ua dorëzonim pronat baba Gordit sepse në këtë mënyrë ato ishin të mbrojtura.

"Epo me siguri unë të munda ty vogëlushe." -me të ngritur dorën lart një trup bobbies* çanë ajrin e mbushur me aromë ëmbëlsirash të hollit dhe u rreshtuan para meje.

"Para disa javësh është lëshuar një urdhër nga autoritetet Londineze duke kërkuar konfiskimin e vilës. Keni patur plot 14 ditë kohë për të mbledhur rraqet e për t'u larguar para se kjo ndërtesë t'i kalojë në pronësi Z. Rich." - njëri prej policëve foli i pakënaqur duke vështruar këpucët e mia, sikur të ndihej në faj për ato që tha.

"Më falni, por çfarë po thoni?" - dëgjova shërbyesen të përplaste dorën mbi buzët e të bijës që të mos dëgjoheshin ngashërimat.

"Ti dhe ajo gjëja që pretendon të kesh në bark, bashkë me valixhen tënde do të shporreni që këtu. Tani!" - foli me zë të lartë babai i Tommas. Unë u frikësova aq sa për tu ngritur prej kolltukut.

"E nëse unë refuzoj të largohem që këtu?" - bëra një përpjekje të fundit prej trimëreshe, më pas i Z. Rich më shtrëngoi krahun dhe më shkundi disa herë. Asnjë nga policët nuk u afrua.

Vetëm kur u nisa të vendos rrobat në valixhe, njëri prej tyre më ndoqi pas. Ishte një djalosh i ri, me mjekrën e bardhë dhe sytë krejt blu. Më ndihmoi të vendosja disa nga librat në fund të valixhes dhe me zërin e ëmbël më kërkoi ndjesë.

"Z. Rich na i ka lidhur duart. Më vjen keq!"

Edhe shërbëtorja zeshkane me të bijën më ndihmuan të sistemoja fustanet dhe këpucët. E bija ngashërente pa folur asnjë fjalë ndërsa e ëma e hutuar u përplas disa herë me policin e ri.

Do doja të kisha qënë ndonjë personazh librash në ato momente, e teksa unë largohesha sërish me një valixhe drejt aventurave, shërbëtorja fatkeqe e braktisur pas vdekjes së padronit  bie në dashuri me policin e dashur. Të paktën në këtë mënyrë nuk do e kisha thyer premtimin që i bëra të bijës.

U largova në heshtje pa u thënë lamtumirë. Më vriste fakti që një fëmijë së bashku me të ëmën mund t'i ktheheshin jetës së rrugës. Mendova se duke shmangur lamtumirën kjo gjë do më vriste më pak. Deri në dalje të oborrit u pendova.

U largova me një valixhe në duar, njëlloj siç erdha, ama me një fëmijë që po rritej në barkun tim. Isha e pashpresë, me shumë pak para dhe pa një vend për të vendosur kokën. Më kishte marrë lumi. E ndjeja se këtë herë fati im do mirrte të tatëpjetën. Nuk kisha askënd për të më dhënë një dorë dhe premtimet e Tommas më kishin shkërrmoqur të tërën.

Teksa endesha në rrugët e një qyteti mbytës, ndjeja se unë nuk isha ndryshe nga shërbëtorja zeshkane. Fati luante me ne në forma të shëmtuara, me gënjeshtrat më të pista, e ne i bindeshim kokëulur.

Lëshova valixhen para portës se Fredit dhe thirra me zë të lartë emrin e tij. Ai nuk po më përgjigjej. U ula në rrëze të portës dhe vendosa kokën mbi gjunjë. Një erë e ftohtë lëvizte derën e ballkonit të shtrembër, që më kujtoi portën e shtëpisë së Heldos. Nisa të qaja. Lotët ndiqnin njëri tjetrin dhe në pak minuta fustani me ngjyra të zbehta u bë qull.

"Oh e dashur Uendi! Ç'të ka ndodhur?" - pas dy orësh Fredi më gjeti të rraskapitur dhe me duart akull. Sa trishtë më ftoi të ngjitesha lart? Më pas me sytë e përlotur më mbushi çajin dhe u ul pranë meje për të më dëgjuar. Gjatë gjithë kohës i mbajti sytë në sytë e mi sikir të donte të përpinte çdo lot timin.

Unë e kisha përdor Fredin, të njëjtën gjë po bëja edhe tani, dhe ai e dinte ama sërish më buzëqeshte në mënyrën më të pafajshme të mundshme dhe më dëgjonte me aq kujdes. Më bënte të ndihesha në faj, dhe kjo gjë nuk më pëlqente aspak tek ai dhe sjellja e tij.

"Do ta bëj atë burrë të paguajë!"- më premtoi me zë të ngjirur e më pas gatoi një supë pule dhe u kujdes që ta haja të ngrohtë.

Unë i urreja të tillë njerëz... ngjanin të pavërtetë.




An: did this today, hope you enjoy it :)

Btw do mundohem te shkruaj më shpesh xp

Bobbies* - kështu quheshin policët në Britani gjatë viteve 1900 për hir të njeriut që vendosi se kishte ardhur koha për një sistem sigurimi në mënyrë që banda të ndryshme të mos vidhnin e vrisnin e aq më pak t'ia dilnin paq.

Pyetje/ sugjerime/ përshëndetje/ naj llaf se u lodhëm....ktu

Rrugëtirë |✔|Where stories live. Discover now