20

52 10 41
                                    

Varrimi u bë më shpejt se ç'e kisha menduar. Pas tij të gjithë u larguan nëpër shtëpitë përkatëse. Mbeta e vetme mbi një grumbull dhè të rrethuar në kurora lulesh pa aromë. Ishte ndjesi e çuditshme të shihje si palosej një trup pa shpirt në fund-tokë, si ushqim për krimbat. Si për dreq mbi të gjithë dhimbjen që më kishte rrethuar, qëndronte ulur mundësia që unë të isha shtatëzanë.

Isha shndërruar në të mjerë brenda natës dhe së shpejti në një endacake, nëse nuk nxitoja të veproja a të thurja ndonjë ligësi.
Me të tilla mendime vrava kohën që mu desh për të shkuar në vilën e heshtur. Këpucët kërcisnin në guriçkat e oborrit ndërsa fustani i përkëdhelte si tu tregonte gurëve dhimbjen që panë në atë rrugë të shkurtër.

"Më vjen keq për xhaxha Gordin!" - Fredi nuk kishte hequr dorë. Ishte ulur në shkallët e hyrjes për në vilë me duart e vendosura mbi gjunjë. Ngjasonte si një fëmijë i trishtë. Unë kisha parë të tilla fytyra në hyrje të jetimores.

"Edhe mua Fred!" - u ula pranë tij e pafuqishme.

"Më keq më vjen që nuk munda të bëj dot asgjë për ta ndaluar."

"Ç'do të thuash?" -pyeta e shastisur dhe prita që Fredi të fliste. Atij i'u desh pak kohë të merrte veten.

"Z. Williams më ka lënë një letër për ty. Në fakt është më shumë se veç një. Bëjmë mirë të shkojmë në studio Uendi!"

"Pra ti e dije që ai do të vetëvritej?"

Ishim të dy të lodhur. Hodhëm trupat mbi karriget e drunjta në studio dhe e lamë aromën e rumit dhe kolonjës së Gordit të na përgjumte.
Fredi nxorri prej jastarit të brendshëm të xhaketës një zarf të hapur dhe e vendosi mbi tavolinë.

"Është për ty."

"E ke lexuar?"

"Jo, kam qënë me Gordin kur e ka shkruar por nuk e di ç'thuhet në të."

"Po ti ç'doje me Gordin në ato momente?" - nuk doja ta lexoja në praninë e tij. Isha e shkatërruar. I kisha mbajtur lotët që prej ditës së djeshme dhe nëse do e lexoja isha e sigurtë që do shpërtheja në vajtim.

"Fillimisht duhet të lexosh letrën Uendi."- U ngrit nga karrigia dhe vendosi dorën e tij të zbehtë në shpatullën time. Unë heshta dhe nxorra letrën prej zarfi të pavulosur.

Bija ime,

Po e nis letrën duke të të kërkuar falje, për dhimbjen që po të vulos në shpirt! Me ty kisha mundësinë të isha një prind i denjë, edhe pse kam përshtypjen se mund të të kem zhgënjyer thellësisht. Por, ikja ime pavarësisht çdo gjëje ishte çështje ditësh... më duhej thjesht të ndalja së bërtituri në heshtje prej dhimbjes.
Çiltërsia jote dhe aftësia për të dashur me vrull edhe gjërat më të vogla do të të udhëheqë kur unë të mos jem më.
Ki besim tek vetja, shpreso për të ardhme magjepsëse dhe lufto për një realizim të mirë të ëndërrave! Unë do të jem përkrah teje...

I yti, shërbëtor i dashurisë së pakufinjtë, Gordi Williams.

Ps: Fredi duhet të të japë një dokument i cili të përket ty.

Sytë më ishin mjegulluar. Shtrëngova letrën në duar dhe hodha sytë tek Fredi.

"Përpara se të bëhesha mik me Tommas edhe unë isha njëri nga fëmijët e Gordit. Së bashku me Heldon jemi rritur në shtëpitë e tij. Prej këmbënguljes së Gordit pata mundësinë të studioja në Oksford. Ndjej të njëjtën gjë si ty Uendi. Kam frikë se do më çahet kraharorin e do mund të shohësh sa e shëmtuar është dhimbja që mbretëron në mua."

Por, në sytë e mi ajo ndjenjë e kish bërë më të pashëm. Buzët mishtore nuk do ngjanin dot më bukur nëse do buzëqeshnin. As sytë e mjegulluar nuk do shkëlqenin njësoj. Ç'marrëzi!

"Z. Williams ka nënshkruar një kontratë shumë kohë më parë. Bibliotekën në Truro e ka vendosur në emrin tënd. Prej kohësh ti ke qënë pronarja e atij vendi. Problemi i vetëm është se Z. Rich i ka konfiskuar pasuritë duke përfshirë këtu edhe librarinë, duke mos e ditur se ajo të përket vetëm ty."

"Kam frikë se nuk po e kuptoj ku do të dalësh Fredi."

"Z.Rich po mban peng diçka që të përket ty. Unë do mundohem me mish e me shpirt të ta rikthej... për hir të Gordit."

"Sa kohë do duhet?"

"Një muaj ose më shumë." -bëri një ecejake përgjatë dhomës i përhumbur.

Ndërsa unë tresja mendimin se mund të bëhesha nënë. Fillimisht më duhej të sigurohesha për këtë e më pas më duhej ti thoja Tommas. Por, me të kisha edhe gjëra të tjera për të diskutuar, sado nuk doja t'i jipja mundësinë për të më gënjyer sërish.

Fredi vazhdonte të fliste ndërkohë që unë kërkova leje për tu ngritur, dhe më pas u largova për në kuzhinë. Rrëmbeva një qepë të vogël të cilën e ndava në dysh dhe e fsheha nën fustanin e kashmirit. Teksa po ngjisja shkallët dëgjova një nga shërbyeset t'i urojë Fredit një mbrëmje të këndshme.
Vrapova për në dhomë, rrëzova fustanin përtokë dhe duke besuar në dijet e grekëve të lashtë, vendosa gjysmën e qepës në mes të këmbëve dhe e shtyva lehtë me gishtin tregues drejt organit femëror.

Shpresoja vetëm që të nesërmen goja ime të qelbej erë.

Ç'barbarì?!





________________________________________

An: tani në vitet 1900 e kshu kishte disa metoda popullore për te zbuluar nëse je apo jo shtatzanë dhe nëse e ke djalë apo vajzë. Romakët e kishin me të urinuar në thekët e misrit lot kurse grekët me qepë aty ku nuk ndriçokërka dielli.

Sepse mendohet se bebi shërben tashmë si pengesë për hyrje daljet lmao wtf am I doing bye 😂

Kemi edhe një update pastaj shihemi kur tmë vije frymëzimi xp

Rrugëtirë |✔|Where stories live. Discover now