8

66 12 16
                                    

Qëndroja në një qoshe duke u munduar të mirrja frymë. Sytë më ishin mjegulluar e aroma e librave po më mbyste.
Taka e sandaleve më kërciste ritmikisht mbi dysheme. Një lëmsh i bërë top, më kishte mbetur në grykë e trupi filloi të më dridhej prej të ftohtit të krijuar.

Në mesditë xhaxha Gordi u ngrit prej tryeze duke rënkuar e i kërkoi Z. Tommas ta gjente vetë daljen. Teksa ai ngjiste hapat drejt katit të dytë avokati kërkonte të lexonte letrën që i kisha shkruar.
Unë vrapova për të ndihmuar xhaxha Gordin që të largohesha prej tij, por para se të mbërrija, Bela e kishte rrëmbyer nga krahu dhe kërkonte ta ndihmonte.

"Prej ditësh nuk mundet dot ti ngjisë më shkallët i vetëm. Gjatë natës nuk fle dhe në mëngjes kur pastroj ia gjej rrobat plot gjak."

Mbeta e shushatur nga fjalët e Belës e cila vazhdonte ta tërhiqte Gordin lart. Në të vërtetë plaku Williams ishte dobësuar goxha dhe lëkurën e kishte gjithnjë të zbehtë, por në tryezën e gjatë në bibliotekë nuk e jepte asnjëherë veten. I nxirrte fjalët shtruar dhe ngadalë dhe qëndronte gjithnjë i qetë. Shpeshherë njerëzit shtrëngonin duart me të e më pas me kapelet në duar largoheshin të kënaqur prej biblioteke.

Kur zbrita nga shkallët nuk e gjeta më Tommas aty ku e kisha lënë. Një pjesë e imja heshti rëndueshëm e me një fytyrë të varur vendosa librat e poezive në raftin e vajosur. Isha tepër e tendosur e nëse ai do kishte qëndruar në bibliotekë me siguri do e kisha copëtuar zemrën prej një gëzimi të pakuptueshëm. Nga ana tjetër duart e ftohta lëviznin e nëpërdhëmbja diçka kudo që të shkelja.

Nëna ime gjithmonë mallkonte nën zë qytetin ku u rritëm dhe punën e babait tim dhe pasi mbaronte së bërtituri, lante pjatat e porcelanit duke mërmëritur për zgjedhjet e gabuara. Kështu bëri deri ditën që u dergj mbi shtrat aty ku dha edhe frymë. Mbaj mend shumë pak nga mamaja ime, disa gjëra madje më ishin zbehur me kohën, por e dija që në sjellje isha tërësisht si ajo. Unë isha si një rrugë për të kujtuar atë. Më duhej thjesht të njihja mirë veten.

Vetëm pasi u shkunda mirë në kolltukun e gjerë vura re që dritën e diellit po e pengonte dikush. Silueta e zezë nxinte mjegullën e tymit të cilën sado isha munduar ta largoja gjatë kësaj kohë, refuzonte të më nënshtrohej. Hija e tij më afrohej ngadalë duke u shumëfishuar. Në një tjetër moment do isha trembur, por Truro ishte mjaftushëm i frikshëm me qiellin e grijtë dhe në fshehtësi ishte thjesht një qytet i trishtë.

"Mund t'ju ndihmoj me diçka zotërinj?"

Hijet e tyre morën formë njerëzore kur hapat ndalën përballë meje. Tri burrat me kapele në duar mbanin një buzëqeshje mjaft mikpritëse në fytyrë. Kur i pashë më me kujdes çehret e tyre, pasi flaka përtacinë në dysheme, vura re që njërin prej e tyre e njihja. Fytyra e tij ishte një kujtim i freskët i mëngjesit të po asaj dite.

"Kënaqësi të të shoh sërish Fred."

Flokët e tij të vajosur do i njihja ngado. Në Truro nuk kishte të tillë djelmosha. Nuk e di në e bënte prej guximi apo prej idiotsisë por qëndrimi i tij ishte ndryshe...deri diku tërheqës.

"Përshëndetje Uendi. Po udhëtonim së bashku me kushërinjtë e mi në kërkim të ndonjë librarie të mirë dhe mbaj mend Tommasin të më llomotiste diçka për 'Black Paradise' dhe ja ku jam. Më surprizo."

Përveç flokëve të tij të vajosur nuk mbaja mend asgjë prej tij nga ai mëngjes. Nuk ia kisha vënë re lëkurën e zbehtë dhe këmishën e detit veshur. Gishtërinjt e gjatë apo këpucët e lehta që kishte veshur. Edhe zërin e kishte të trashë. Do më pëlqente të më lexonte poezi teksa unë bëja një banjo me ujë të ngrohtë dhe shumë shkumë. Ai zë do magjepste çdo varg.

"Pse nuk i hidhni një sy vetë sektorit të dytë. Aty i mbajmë librat që kemi për të shitur. Ndërsa nga ana tjetër i huazojmë dhe presim që një ditë ti kthejnë."

Kishte edhe një buzëqeshje të ëmbël që tërhoqi edhe buzët e mia në valle.
I lashë të sorollateshin për pak në mënyrë që prania e tyre të vriste sadopak mungesën e Tommas, gjë e cila nuk po funksiononte. E dija mjaft mirë që një djalë që përfundon studimet në një universitet si Oksford i kishte lexuar librat që ndodheshin në një gjysëm-librari gjysëm-bibliotekë në një qytet të vrazhdë si Truro.

Pasi i lashë të sorollaten për një çerek ore vesha një buzëqeshje të shtirur dhe u kërkova të nxitojnë sepse pas pak do më duhej ti vija drynin portës së drunjtë. Në ato momente vura re Fredin të rrëmonte librat e raftit ku mund të prekte vetem Gordi edhe unë.

"Ato nuk janë për shitje."

"Sa keq, sapo i vura syrin nja dy librave të
James Joyce të cilët nuk kam patur mundësinë ti lexoj më parë."

Nuk e di çfarë më shkrepi në mendje, rrëmbeva dy libra në duar dhe ja përplasa në kraharor.

"Ke dy javë kohë për të mi kthyer. Mos i shkep, ngjyros, nënvizo e mbi të gjitha mos i thuaj askujt."

I kisha zgurdulluar aq shumë sytë në fytyrën e tij saqë mu duk sikur e qeshura që mbante, tërësisht e pafajshme më rrëshkiti brenda në irise.
Kur u larguan shënova gjithçka në bllokun e vogël, kyça derën dhe vendosa të largohesha këtë herë drejt e në shtëpi.

Ngjyra ime e biçikletës dukej tepër e zbehtë nën dritën e diellit.
Qielli mbante veshur mantelin e arganit me shfaqjen e saj magjepsëse kur ndërron ngjyrë, të cilën do e ndiqja me kënaqësi në kodrën ku harxhoja frymë nga ditët e mia.
Teksa era e lehtë më ledhatonte flokët, mu kujtua një ëmbëlsirë të cilën mund ta gatuaja kur të mbërrija në shtëpi, e nëpër kujtime mamaja kur më këndonte që të më zinte gjumi.

Për një çast mu duk sikur dëgjova një të ulëritur të ushëtinte fort e të çante qiellin. Kujtimet mu fashitën. E ulëritura u tjetërsua. Ishte si një e shtënë me armë. Dy herë e njëjta zhurmë mu pranë meje e më pas grahma vdekjeje.
E ndala biçikletën, apo më ndaloi ajo dhe e tromaksur në cep të rrugës pashë dikë të jipte shpirt.

Gjaku u përhap më shpejt pranë trupit të tij se ç'kisha imagjinuar nëpër historitë që lexoja. Gjoksi i lartësohej me vështirësi derisa sytë i ndaluan mbi diell të perënduar.
Unë dridhesha teksa shikoja banorët e Truros të ulërinin e të largoheshin. Disa prej tyre u mblodhën rreth trupit të pajetë e vajtonin me zë të shuar.

Ndjeva dy duart të mëdha të më ngrinin trupin e kur teksa ecnim arrita të shqoja fytyrën e Fred i cili kishte vetëm pak minuta që ishte larguar nga biblioteka.

"Të mbaj unë. Mos ki frikë!"

Nëpër mjegull u gjenda në kolltukun e trishtë të dhomës sime. Fred vazhdonte të qëndronte pranë meje me një gotë ujë në duar duke më shpjeguar që isha vrarë në gjunjë, dhe se kishte arritur të shihte vrasësin të largohej.

Qëndronim nën shok të ulur në shtëpinë time, me një të huaj që po më thonte se më duhej të harroja ç'kisha parë.

Rrugëtirë |✔|Where stories live. Discover now