21

55 11 35
                                    

Një javë më vonë takova Tommas në një bar, dy blloqe larg shtëpisë së rrënuar të Fredit. Kisha frikë se nuk do vinte edhe nëse do e kishte lexuar letrën. Prita me një gotë rum në duar, me shikimet perverse të disa pleqve mbi vete për më shumë se një orë.

Drita mezi depërtonte përtej dërrasave që mbështillnin atë vend të qelbur. Edhe ato gjysëm rreze dielli që luftonin për të gjetur daljen midis dërrasave, shkrryheshin përdhe e humbnin në llumit e dyshemesë. Cepat e errët ishin të mbushur me copëza xhamash. Dukej sikur aty kërma ngjizte duar e puthej me të mistershmen e mureve.

Me gotën e rumit, kullufita edhe një copë bara brith me drithëra. Ishte paska e pabërë ama kishte një shije mjaft të mirë. Po mendoja për vendin ku mund të ishte gatuar brumi i saj, kur sytë më hasën në Tommasin e krekosur. Ndjeva një sëmbim në kraharor, një angsht mu pleqërua midis e gjuha mu lidh kryq.

"Duhej të kishim gjetur një vend më të mirë për tu takuar, e dashur!"

U ul pranë meje në banakun e lartë, me një shprehi fytyre të shastisur a thua se e vetmja gjë që nuk shkonte midis nesh ishte vulgariteti i atij vendi.

"Jam shtatëzanë Tommas." - ia lëshova lajmin rrufe mbi tryezë, që të evitoja të qarat.

"Je e sigurt?" - më pyeti me një buzëqeshje të pafajshme në fytyrë. Sytë e tregonin të përhumbur nga ana tjetër.

"Për dreq po. Jam shtatëzanë me ty."

"Ky është një lajm... kaq i bukur. Unë do të bëhem baba!" - klithi si një qenush i lumtur duke dyshuar në fjalët që i thashë më gjysëm zëri të mekur.

Nuk isha ndjerë ndonjëherë më e konfuzuar. Buzëqeshja i shkoi vesh më vesh e sytë e mjegulluar më shihnin me dashuri. Isha aq e zemëruar por pranë tij, jo vetëm që nuk ndihesha e vetmuar por ndjeja sikur qenia ime prekte në një dashuri konkrete. Ai ishte i vërtetë dhe ndjenjat e mia për të më udhëhiqnin mua.

"Me të vërtetë?"- vdekja e Gordit më rrihte si një sahat nën fluturat e stomakut. Tik taku i vdekjes nuk përputhej me asnjë rrahje krahësh.

"Unë të dashuroj ty Uendi! Aroma jote më deh, e shpirti yt është si dritë tërheqëse për terrin që më ka pushtuar. Së bashku ne mund të kemi një të ardhur. Imagjino pakëz një tryezë të vogël të mbushur përplot me ëmbëlsira të gjithfarësojshme e në krye një vajzë me bishtaleca. Të qeshurat që do na mbushin dhomat dhe shpirtrat tanë. E imagjinon dot sa të lumtur do mund të jemi në të tre?" - ai nuk po shtirej. Prej gëzimit qëndronte në këmbë e luante duart në ajër për tu vetëshpjeguar. Mu duk në një moment se mund t'i dëgjoja rrahjet e zemrës prej nga ku po qëndronte. Më pas u humba në ëndërrat që Tommas guxoi të mi thurte.

"Por, ti vrave Gordin, Tommas." - fytyra e tij u shndërrua në një çast të vetëm. Mori hijen e qosheve të barit ku dielli nuk puth. Do kisha dashur ta mbyste faji më mirë.

"Ti mendon se unë jam një vrasës?" -u mundua të më bënte të ndihesha keq që të shmangte dhimbjen që ia vesha prej trupit tim.

"Ishe ti ai që i more dokumentet prej studios natën e fundit. Më pas më the që do udhëtoje për në Truro. Ti nuk u largove kurrë..."

"Oh e dashura ime Uendi, nuk të kam gënjyer. Unë me të vërtetë doja të nisesha për në Truro ama ishte im atë ai që më ndali. Ti nuk e ke idenë në ç'përbindësh shndërrohet nëse nuk bëjmë atë çka ai kërkon." - u shfajësua dhe më pas u ul rëndshëm në banak.

Doja ta besoja. Gjithçka do ishte më e lehtë ashtu. Po t'i besoja Tommas në ato momente më dukej sikur barra që më kishte bllokuar frymëmarrjen si një tapë në grykë do zhdukej. Unë nuk do mbetesha pa frymë, në një dhomë të mbushur plot me ujë.

"Po nëse yt atë e merr vesh për fëmijën tonë? Ç'do të ndodhë Tommas? A është ai i gatshëm të na pranojë ne?" - normalisht ai nuk duhej të ishte një pengesë në jetën tonë ama unë sërish doja të sigurohesha. Po përpiqesha të përplasja sa më shumë barrë përtokë.

"Do bëj ç'të mundem e dashur!" - me atë premtim ne u larguam nga bari. Mbarta me vete një thes me ëndërra që më falnin një buzëqeshje që ngjasonte si e vërtetë.

Isha e lumtur, shpupuritesha në ëndërra të vogla e dhimbja më ledhatohej lehtshëm.
Më dukej sikur më në fund jeta ima po mirrte një drejtim, për të cilin nuk isha aq  krenare  por më mjaftonte të isha e lumtur.
Tek e fundit Londra nuk ishte e përhimtë dhe mua s'do më duhej më të mbytesha në gri trishtimi.

Ecëm duke shtrënguar duart përmes turmës së qytetit. U morëm erë disa luleve të mbjella të një shtëpie përdhece dhe ndalëm më vonë për të kullufitur nga një tjetër ëmbëlsirë. Më pas kaluam nga shtëpia e Fredit. Ai i çoroditur na ftoi brenda dhe me një hije turpi shkela sërish në dhomën ku humba virgjërinë. Pak dija se Tommas kishte këmbëngulur të shkonim tek shoku i tij vetëm për t'i treguar se unë isha shtatëzënë me një timbër zëri që më bëri ti përngjasoja një trofeu.

Me Tommas sa të ndihesha e sigurtë e të lëshoja një barrë përtokë, prej qielli më leshohej një rrufe e ma linte shenjë.

"Oh, më bëhet qejfi për ty mik!" - Fredi nuk ishte një gënjeshtar i zoti. Dallohej që ishte i zemëruar që prej nofullave të shtrënguara e duarve që i lëviznin dhe nuk dinte më ku t'i vendoste.

"Edhe mua mik! Jam kaq i lumtur që do bëhem baba!" - Tommas e kishte vendosur. Do krekosoj përpara mikut të tij dhe unë isha shndërruar në lodrën e tij.

"Po ti Uendi si ndihesh?"

"Mmm, e hallakatur Fred. Kam një lëmsh ndjenjash dhe ky miku yt këtu, nuk po më ndihmon aspak ti zgjidh." -qeshëm lehtë të dy nën sytë e egërsuar të Tommasit, pa e vrarë mendjen për lojërat që shtronte ky i fundit.

Pasi pimë një çaj u larguam me të shpejtë. Fredi më përqafoi dhe nën zë më tha që nëse kisha nevojë për ndihmë mundesha gjithmonë të trokisja në portën e tij, ndërsa Tommas e kaloi natën tek unë. Të nesërmen buzët më ishin fryrë prej puthjeve të ashpra e dhoma ishte mbushur me ajrin e rënduar të tymit të cigareve.

"E dashur, tani më duhet të shkoj të flas me tim atë. Do kthehem me lajme të mira, ta premtoj!" - ai gënjeu dhe unë qesha.

Me të mbërthyer pantallonat e kadifenjta, hodhi këmishën e bardhë mbi trup dhe u largua kur rrezet e para të diellit akoma nuk ishin lëshuar.






An: zhgemi yje.

Ça mendoni për Tommas seksin now?

Rrugëtirë |✔|Where stories live. Discover now