9

53 13 23
                                    

Një i huaj që vendosi fasho mbi gjunjtë e gjakosur e më pas qëndroi i heshtur së bashku me mua.
Dhomën e qetë, në djep heshtjeje e mbytën ulërimat e Belës që vinin nga kati i poshtëm. Aty ku para një muaji e gjeta në shtratin e Panos. Rënkimet e saj mbushnin hapësirat e qetësisë absurde me tinguj çjerrës. Ulërima e saj finale më zgjoi nga kllapia dhe brofa menjëherë në këmbë. Fredi  filloi të fërkonte qafën dhe buzëqeshjen e kishte tërhequr shtrembër prej sikleti.

"Nuk i mbaja mend kaq të vrullshme netët në Truro."

"As unë nuk jam mësuar me këtë hare. Zakonisht i harxhoj pasditet pranverore në kodrën mbi qytet."

Po të mos më vërtitej trupi i mbytur në gjak ndoshta do kisha lëshuar një të qeshur tallëse, por ai imazh më detyroi të bëja ecejake nëpër dhomë, sepse nuk dija si të sillesha. Kisha një të huaj për herë të parë në shtëpinë time. Dhomën e kishin mbytur rënkimet e seksit, si dukej të egër të djaloshit plot varra, dhe sytë e mi kishin parë një frymë të shuhej.
Pa dashur mendja më solli një kujtim të hershëm, kur Elodie erdhi të na vizitonte një mbrëmje, kur nëna ime ishte akoma gjallë dhe babai akoma nuk i kishte verbuar sytë me humbje. Ftohtësia e nënës sime gjatë asaj mbrëmjeje po më kujtonte si duhej ti trajtoja miqtë që të shkelinin në pragun e derës.

"Dëshironi një filxhan çaji?"

Populli britanik pasditeve vlonte gjithnjë ujë nëpër çajnikë e mbushte dhomat me aroma lulesh. Unë gjithmonë e kisha urryer që prej mbrëmjes kur Elodie i derdhi çaj të nxehtë mamasë sime në prehër. Edhe pse ajo kërkoi ndjesë, sytë i tregonin ligësi. Nëna kurrë nuk qau për shenjat që i mbetën rreth kofshëve. As nuk bëri zë për të ndërruar fustanin me lule të cilin ia kisha zgjedhur unë.

Teksa derdhja çajin nëpër filxhanë, Fred më pyeste vazhdimisht për pamjen e trishtë të dhomës. Përgjigjet ishin të shkurtra dhe te keq-formuluara.

"Si duket prania ime ju vë në siklet?"

Nuk mundesha dot ti thoja që brenda meje ishte ringjallur një ndjesi e  humbur. Një gëzim i të qënit e rrethuar pa vetmi. Ndjesi që në jetimore kthehet në lutje për trokitje dere e bukë në prag të saj.

"Jam thjesht e shokuar prej ngjarjes së mëparshme. Këtu kam dëgjuar shpesh herë të shtëna por nuk kam parë askënd të vrarë."

"Kur u larguam prej qyteti, pata lotuar nja dy herë keq në banjon e shkollës. E doja pafund këtë qytet dhe dija çdo strehëz të saj. Eh, sa herë jemi fshehur në bodrumin e Zotit Pano së bashku me Heldon dhe pinim verë skutave kur ishim akoma djelmosha e Heldo akoma nuk kishte puthur asnjë vajzë."

Qëndronte në këmbë me sytë e përhumbur në të shkuarën e fytyra e ngurtë i ishte hedhur përtej dritares së ngushtë të kuzhinës. Dukej tepër i paqtë në atë gjëndje. Teksa e shihja, pyesja veten si përngjaj unë kur më trazohet shpirti nga e kaluara.

"Do ju pëlqente të jetonit përgjithmonë në Truro Z.Fred?"

"Oh, jo. Truro nuk është më i njëjti. Ose ndoshta ne jemi tjetërsuar. Kur sapo ishim larguar nga këtu, i zemëruar vendosa të sillesha si çapkën dhe më dëbonin gjithnjë prej shkolle... për sjellje jo të hijshme. Pasi ndërruam disa shkolla e më pas nja dy tri qytete fillova të mësohem me gjërat e reja. Isha i etur të prekja sa më shumë histori, të lexoja sa më shumë në ecjen e trazuar të banorëve."

Nxorra një filxhan çaji të papërdorur dhe e vendosa lehtë duke dëgjuar kërcitjen e saj prej porcelani në tavolinë. Vetëm kur derdha çajin, ktheva kokën që të shmangia avullin me aromën e pakëndshme të luleve të përvëluara, vura re një copëz letër pranë derës. Ishte një letër e verdhë e zbehtë,  nga ato që përdorim në bibliotekë.

"Ngadalë, po digjesh."

Çaji i mallkuar kishte dalë nga çajniku, kishte mbushur filxhanin e po gjente rehati në lëkurën time.
Nxitova të fshija çajin e derdhur me një leckë të zbehtë lejla, dhe më pas nxorra çaj në një filxhan për vete, të cilin e mbaja në dorë pa gëlltitur asnjë gllënjkë. Fshiva duart edhe një tjetër herë për të larguar njollat e gjakut që më ishin ngulitur në mendje.

"Nëse nuk ju vjen keq të të pyes...Atëherë përse jeni rikthyer sërish në Truro?"

"Le të themi disa çështje të lëna pezull. Po ty ç'e mirë të solli këtu?"

I shpjegova si kujdestarja më kishte ndihmuar të gjeja një strehë dhe një punë pas largimit nga jetimorja dhe padashur i tregova sa shumë nuk më pëlqente qyteti i tij. Ai më dëgjonte i qetë dhe ndonjëherë lëshonte një tingull të ëmbël të qeshure kur krahasoja retë me stinët në qytet.
E mbaroi çajin kur dera e Heldos u rropat e nëpër tym e mjegull Bela humbi gjurmët dhe duke më falenderuar për çajin që dukej si lëng gështenjash, u ngrit për tu larguar.

"Përpiquni të qetësoheni disi Znj. Uendi. Jam i sigurtë që do të shihemi sërish!"

Isha përhumbur në praninë e tij. Koha me të rridhte në sekonda që nuk ngecnin e as ecnin me hove. Pasi mbylla derën këmbët mu ngatërruan me letrën. Ishte si një tik tak realiteti.
Në atë reale, u ndjeva keq që boshllëku i dhomës nuk do përqafohej më nga e qeshura e ëmbël apo zëri i ngjirur i Fredit, por nga ana tjetër kurioziteti për letrën e shtrirë mbi dysheme ishte rritur, gati për tu bërë i parezistueshëm.
Kur e përcolla me sy në largim të rrugës së ndërtesës, ngrohtësia që i vodhëm buzëqeshjes së tij u harrua në copëzën e letrës e pushonte përmbi.
Një letër e palosur në dysh  me asgjë të shkruar mbi, veç njollave të gjakut që tanime do jetonin ne mendjen time.

Oh, E dashur Uendi,

Vetëm fakti që ke denjuar të shkruash një letër për mua, më bën tejet të lumtur.
Të shoh të fshihesh pas rafteve të drunjta dhe dëshiroj të të kem pranë. Oh, sa shumë e dashur.
Akoma e ndjej lëkurën tënde në duart e mia. Ngrohtësia e tyre më fal qetësinë që bota ma rrëmben. Mezi pres që ato duar të pushojnë mbi të miat një ditë, e bota të ndaloje ecjen e saj rrënqethëse.

Po guxoj të të shkruaj, për të të thënë që të pres pas dy perëndimeve në kodrën në të dalë të qytetit.

I yti, Tommas Rich!

Letrat e tij më zhysnin në mendime që nuk i kisha prekur më parë. Ndjeja zemrën të më rrihte nën gjuhë dhe dridhjet e trupit nuk dëgjonin më të ftohtin. Sa gjatë kam ndenjur me letrat shtrënguar në gjoks pa vënë gjumë në sy. Sa shumë e kam urryer pritjen përgjatë atyre perëndimeve të  zakonshme të portokallta.









An: me cilën skuadër jeni re:

Me Tommas seksin apo Fred zhbirdin 😂

Dy update rresht kot për muhabet

Rrugëtirë |✔|Where stories live. Discover now