11

65 13 47
                                    

Vrapoja vjedhurazi në rrugën me kalldrëm duke djegur fjalët e xhaxha Gordit. Fustani i gjatë i rëndë që fshinte një pjesë të rrugës, ngeci nja dy herë mbi shinat e trenit dhe më pas në një degë me lule të shkundura. Sikur të mos mjaftonin këto, pëlhura e trashë e tregut të lirë të qytezës mi bënte këmbët të djersisnin.

"Ç'vend gërnjar."

Dielli ishte përpirë i tëri prej horizontit, yjet kishin filluar të vareshin qeshur në mantel të errët e bari nën këmbë kishte filluar të njomej.  Teksa ngjisja kodrën mendoja për Tommas. Mënyrën si do ti shkëlqenin sytë kur të më shihte të afrohesha, buzëqeshjet që do të më dhuronte por mbi të gjitha ngrohtësinë e duarve të tij kur të më rrëshqiste ndonjë copë letre në të miat. Ëndërroja edhe për ndonjë përqafim para se të largoheshim por  aq gjë nuk ja pranoja vetes.

"Çfarë të vonoi kaq shumë dreqi e marrtë?"

Mbante krahët e formuar, të vendosura kryq mbi gjoks e trupin e kishte kërrusur prej të ftohtin që i shpëtonte këmishës së bardhë, aq të bezdisshme për syrin. Timbri i lartë i zërit mi shkërmoqi të tëra mendimet dhe më la të lakuriqtë përballë siluetës së trishtë.

"Po varrosnim djaloshin që vranë para dy ditësh pranë bibliotekës. Xhaxha Gordi nguli këmbë që të shkoja me të dhe në fakt doja shumë ti jepja një lamtumirë të mirëqenë trupit të braktisur."

Ndryshe nga ai, zëri im filloi të vyshkej. Mu duk vetja fort e vogël, sikur të mos kisha bërë asnjë hap përtej derës së çeliktë të jetimores. Në heshtje vendosa të mos flisja më e të injoroja zërin e tij kritikues.
Ai hodhi disa hapa të shpejtë, ndërroi çehre dhe ndaloi përballë meje. Më rrëmbeu duart dhe më afroi pranë vetes.

"Oh, e dashur Uendi. Nuk e ke idenë sa shumë e kam pritur këtë çast. Kam më shumë se një ore që të pres këtu i vetmuar dhe për një moment mendova  se do më lije këtu përgjithmonë."

Sa më shumë të heshtja aq më shumë kisha mundësi të reflektoja mbi gjërat që thonte, e sa më shume fliste aq më shumë vishesha me iluzione. Më dukej vetja si pëlhurë fustani që tundej me erën.
Pak më vonë vendosi dorën shkujdesshëm në belin tim e më afroi tërësisht pranë trupit të tij të ngrohtë. Puhiza kthente kokën e largohej ndërsa yjet më qeshnin në fytyrë.
Qëndruam të ulur pranë njëri-tjetrit duke llomotitur për gjëra krejt të parëndësishme derisa filloi të më përmendte lidhjen time me xhaxha Gordin.

"Nëse ti ke ardhur thjesht prej jetimores, atëherë përse ai sillet me ty sikur ti të ishe vajza e tij?"

I thashë që ai sillej njëlloj me të gjithë në Truro, dhe ishte pikërisht qëndrimi i tij që e bënte një baba për të gjithë qytezën. Madje teksa e kisha menduar, kisha kuptuar që bindja nuk ngjallet prej frikës dhe diktaturës, vetëm kaosi lind prej saj, por bindja e mirëfillte buron nga e vërteta që rrjedh ndër vena.

"Po të kishe mbërritur pak më shpejt do kishim qëndruar pak më tepër së bashku. Tani më duhet të shkoj. Babai po më pret në shtëpi. Kemi një natë të ngjeshur përpara.. plot me dokumente e shkresurina."

U ngrit me nxitim dhe unë ndoqa veprimet që bëri. Mendimet e të ndjerit më njeri i vogël pranë tij nuk ishin shuar tërësisht. Isha tepër e lumtur që isha aty me të, por diçka brenda meje më zhyste në nxehtësi mos-rehatie dhe për një fraksion mu duk sikur po bëja diçka të gabuar. Zëra të cilat buzët e tij mi mbytën tërësisht kur u lëshuan në të miat. Gjatë atij momenti mu duk sikur zemra zuri vend nën gjuhë dhe stomaku rrotullohej në vete. Tommas më shtrëngoi belin duke më afruar, ndërkohë  rrëshkiti gjuhën brenda dhe e bëri njësh me gojën time. Ishte puthja ime e parë e vërtetë dhe ndihesha si një copë drruri e lagësht. Nën sytë e mbyllur shpërthyen mijëra fluturime shumëngjyrëshe e gjaku ndër vena filloi të më nxehej.
Gishtërinjtë e mi humbeshin nën flokët e tij dhe zemra kërciste përtej kornizave. Puthja e Tommas ishte tërësisht ndryshe nga puthja ime e parë.

"Unë zgjedh Lorin."

Para dy vitesh gjatë një dite plot diell, teksa po laheshim në liqen së bashku me djemtë e jetimores pata dëgjuar Edith të mblidhte një grup për të luajtur një lojë 'E vërtetë apo guxim'. Ana më pati tërhequr për tu bashkuar me to dhe unë isha ulur pranë saj pa bërë zë deri kur njëri nga djemtë u përpoq të më puthte kur Edith i tregoi sfidën. Puthja e parë ishte nga një lojë fëmijësh, pa asnjë emocion, e lagësht dhe me një të zgërdhirë të cilën mundohesha gjithmonë ta fshija nga kujtesa.

"Më fal! Nuk e përmbajta dot veten Uendi."

Ndjesa e tij kur më pati gjetur duke qarë në dhomën e ndërresave nuk më bëri aspak që të ndihesha më mirë. Nuk iu jepja rëndësi të veçantë gjërave të tilla ama nuk doja që puthjen time të parë ta komandonte Edith.

Me këto mendime zbrita kodrën kur qielli ishte mbuluar nga re të errëta. Nuk kisha ecur asnjëherë nëpër rrugët e qytezës me të tillë errësirë. Qyteti as që dukej në atë terr. U ndjeva keq për herët e shumta që e kam vështruar me pështirosje pamjen e ngrysur të Truros dhe nën zë u betova pa menduar që do filloja ti duaja pengesat e rrugëtimit tim.

Teksa hidhja hapat e përhumbur qorre, dëgjoja guriçkat që shkundeshin prej këpucëve të verdha. Në mendje luhej një këngë italiane që e pata dëgjuar nga Bela  të këndohej në bodrumin ku gatuante. Një baladë e trishtë dashurie të cilën kujdestarja e këndonte me lotë në sy, por ndryshe nga ajo unë kisha një bombë brenda meje, që nuk dihej si dhe çfarë do të shpërthente.

Zërin e Belës e dëgjova edhe një tjetër herë teksa ngjisja shkallët për tu ngjitur në shtëpinë time. Këtë rradhë as njëri nga ata nuk po ulëriste prej kënaqësisë. Ishte zënka e parë që dëgjoja dhe hera e vetme që kam dëgjuar Heldon të ngrinte zërin. Dhe ato që dëgjova mi hoqën shqetësimet për pamjaftushmëri e më përballën me të vërtetat e qytetit që xhaxha Gordi më pati paralajmëruar që ti mbaja mbi shpinë.

Ishte vulosur.  Unë po humbisja pafajshmërinë dhe Truro po më mbulonte gjurmët.





An:
Elked shu anej robt se sbaj ma update 😂

Rrugëtirë |✔|Where stories live. Discover now