13

58 13 38
                                    

"Ç'po bëni këtu ju të dy?"

Isha akoma e tronditur prej frikës që më kishte pushtuar sa nuk i ndjeva thuajse fare duart e Tommas nën belin tim. Arrita të zgjohesha kur buzët mi ngrohu fryma e tij e më pas një mendim tejet i budallallepsur për të ngjeshur buzët e mia të shkretuara në të bollshmet e tij. Ndihesha e mbrojtur në momentin kur krahët e tij rrethoheshin fort në trupin tim. Disa frikëra sikur mbuloheshin me perçe terri e fikeshin në harresë.

"Hëm, kërkova Tommas të më shoqëronte që të të dorëzoja librat që më pate huazur."

Kisha harruar tërësisht që Fredi ndodhej pas nesh dhe isha marrosur e tëra në aromën që mbante qafa e Tommas. Një kolonjë e lehtë që i përngjasonte aromës së Bara brith. Ishte aq tunduese dhe mëkat-ftuese. Kur hasa në sytë e kaltër të Fredit dallova një trishtim në posturën e tij por vendosa të mos e vija re. Zgjata duart dhe rrëmbeva librat nga krahët e tij, duke i buzëqeshur dhe më pas e lash duke vështruar në raftin e librave prapa meje.

"Ishin me të vërtetë libra mjaft të bukur Znj.Uendi. Poezitë nga Chamber Music janë me të vërtetë të ndjera. Joyce po që di të rrëmbejë erën ta shndërrojë në tinguj, e ta bëjë të tijën."

Fjalitë e shkoqura dhe vështrimi përtej syve të mi më bënë të ndihesha në siklet. Në të gjithë Truron kisha parë njerëz të putheshin e të qeshnin me të madhe kur shihnin përgjues kalimtarë, ndërsa unë vloja prej turpit e nën flokët pakëz të dredhur, faqet më ishin skuqur. Tommas qëndronte kryelartë pranë meje me dorën në belin tim.

"Kënaqësi të dëgjoj këtë! Dëshiron ndonjë libër tjetër Z. Fred?"

"Do largohemi për në Londër këtë fundjavë. Do të më pëlqente të kisha ndonjë libër si shoqërues. Treni është tejet i ngadaltë dhe ky miku im këtu flet vetëm për çështje ligjore. Oh, Uendi nuk e ke idenë sa i bezdisshëm mund të bëhet pasi të harxhosh nja dy orë në praninë e tij dhe egos së fitimtarit."

I dëgjoja të qeshnin të dy teksa mendja ime bluante copëzat. Isha tejet kurioze për udhëtimin e tyre por një pjesë e imja më thoshte që të heshtja. Që isha askushi për të kërkuar llogari. Ama pavarësisht frikërave një zë pyetës udhëtoi jashtë meje.

"Do të largohesh edhe ti Tommas?"

"Pse u ngryse kaq shumë e dashur? Është thjesht një udhëtim dy-ditor. Do të kthehemi të hënën, pikërisht në sezonin veror."

Llomotitjet e tij më lodhnin, por as nuk doja të ndaloja së dëgjuari. Të gjithë ndjenjat karshi tij më vinin të miksuara. Gjithmonë fajsoja frikërat. Kështu ishte me e lehtë të mos shqetësohesha prej gabimeve.

"Sa kushton ky Znj.Uendi?"

Zëri i trashë i Fredit më zgjoi nga imagjinata e një Londre që nuk e kisha parë kurrë. Ndërtesat e larta qiell-gërvishtëse plot angështi i jepnin një hijeshi të zymtë qytetit në sytë e mendjes sime. Një herë pata dëgjuar prej Heldos që gratë vishnin fustane deri në gjunjë e këmisha me lule. Me pati treguar se një herë një vajzë ishte përplasur padashur me të e fatkeqi kishte rënë në dashuri me sytë e saj. Më pas pati shtuar që e kishte zatekur dy herë brenda ditës dhe herën e fundit ishte matur mirë para se ti afrohej e ta pyeste si quhej me zërin duke iu dridhur.

"Asnjë libër nuk është për shitje në atë sektor. Prurjet e reja i vendosim në vitrinë. Pse nuk shkon ti hedhësh një sy? Ka mjaft libra të rinj nga autorë akoma të vegjël, e pak mbështetje nuk vret askënd."

Ndjeja mbi vete sytë e Tommas gjatë kohës që flisja me Fredin. Ndonjëherë nuk arrija dot të zhbiroja mendimet e tij, sepse isha tejet e fokusuar në të marrit çdo ndjenjë që derdhej në gjakun tim sa herë ai më ndodhej pranë. Kisha edhe ndjesinë sikur nga ana tjetër ai ishte tepër i lexueshëm në sytë e mi, e unë duhej te hiqesha sikur nuk e kuptoja, që ti lija të tilla ndjenja, të bëheshin të gjalla.

"Ke qënë ndonjëherë në Londër Uendi?"

Pyetjen e rrufeshme e shtroi Tommas, i cili qëndronte i ulur në karrigen time pas banakut, me një puro të trashë në gishtërinjtë e gjatë. Këmisha me jakë të shtrënguar prej krevatës së shkurtër  i nxirrte në pah shpatullat e gjëra. Mendova menjëherë për një kohë ku ai është im' shoq dhe djali ynë mban buzëqeshjen e tij. Të tre jetojmë në një shtëpi të drunjtë në një qytet të mbushur me larmi ngjyrash. Sigurisht që këto mendime i shkunda menjëherë. Të ëndërruarit me sytë hapur më kishte bërë gjithnjë më të ftohtë përballë realitetit ku shkelja.

"Jo, nuk kam qënë asnjëherë në Londër."

Pyetja e tij më zemëroi disi. Ai e dinte mjaft mirë që nuk kisha dalë anjëherë përtej Bangorit duke marrë parasysh punën që bënte im atë. Më zemëroi fakti që zotëronte një qetësi teksa pyeste për gjërat që ia kisha treguar e ai kishte vendosur ti harronte. Më bëri të pyesja veten përse unë mbaja mend rreshtat e ditarit të tij që kishte shkruar për të atin në ditëlindjen e trembëdhjetë. I kishim treguar njëri tjetrit pak gjëra gjatë atij perëndimi dhe ai nuk mbante mend asnjë.

"A do të të pëlqente të vije me ne? Do të qëndrojmë shumë pak por do të ishim mjaft të kënaqur të ishim nën shoqërinë e një madame kaq të sjellshme e të zgjuar."

"Kam disa gjëra për të bërë këtë fundjavë këtu në bibliotekë. Gjëra që nuk mund të presin. Faleminderit për ftesën Z.Fred."

I buzëqesha mbrapsht si shenjë falenderimi dhe kërkova të fshihesha pas rafteve për të shmangur Tommas.
I dëgjoja hapat e tij të kërcisnin pas meje por kjo gjë nuk më ndaloi së qënuri kryeneçe.

"Ndjesë për pak më parë Uendi. U solla si një idiot i vërtetë."

Fakti që ishte kujtuar më bëri të ndihesha më e qetë, por sërish një pjesë e imja ishte mbledhur në revoltë. Qëndroja e strukur pranë raftit duke ndjerë duart e tij të rrëshkisnin në lëkurën time. Aroma e kolonjës ishte ngjitur tanimë në fustanin tim të preferuar.

"Ti më çmend Uendi. Nuk di të kontrollohem kur jam pranë teje. Nuk e di më kush jam. Më duket sikur ti ke fuqinë të çlirosh një tjetër Tommas. Një të tillë që i jam shmangur prej frikës."

Kur u ktheva për ta vështruar, fytyra e tij kishte marrë një pamje të trishtë. Sytë e ulur përdhe fshihnin të zezën ndriçuese të cilën e mendoja çdo natë para se të më kaplonte gjumi.
Vendosa dorën në faqen e tij dhe u afrova ngadalë për ti dhuruar një puthje.
Tommas ishte padyshim një zjarr i kaltër që ia vlente për tu djegur në të.

Rrugëtirë |✔|Where stories live. Discover now