70• Mund të sqarohem!

123 16 3
                                    

    - Ka më shumë rregulla strikte, sesa 'Brus & Ashton'. - tregoi Anila për punën aktuale. - U mësova keq me lirshmërinë, që kisha falë teje aty.

    Sidoreli, i ulur përballë saj në divanin kafe të butë, në sallonin e shtëpisë së tij, ravijëzoi buzët lehtë.

    - Mund të kthehesh, kur të duash. - ofroi ai. - Do ishte kënaqësi për mua.

    - Çfarë kënaqësie? - ajo përshkoi gishtërinjtë e butë nëpër krahun e tij të zbuluar nga bluza e bardhë me mëngë të shkurtra. - Si koleg, apo si i dashuri?

    - Cilën pëlqen më shumë ti?

    Anila qeshi nga pyetja e tij flirtuese.

    - Koleg, - gënjeu haptazi ajo. - Por jam e gatshme, për të më ndryshuar mendim.

    E kafta më e ndezur e syve të saj, ia shtoi më tepër gjallërinë atij dhe qeshi.

    - Më mori malli për ty.

    - Edhe mua, - pranoi Anila kokëulur. - Më vjen keq. Për fajin tim ndodhën gjithë ato gjëra. Atë ditë, që do shkonim te deti, pasi u largove ti nga shtëpia ime, mendova se nuk do ndodhte gjë e keqe, po ta shikoja një pasqyrë; që kishte kaluar ajo frikë dhe përdora pasqyrën e ashensorit, për ta zbuluar, por paskësh qenë herët!

    Ajo solli në mendje fytyrën kryelartë, që kishte bërë, për t'u parë dhe mos menduar Blerimin, kujtoi thyerjen e pësuar, me të ndeshur veten në pasqyrë, të rendurit vrik në shtëpi, mbylljen e derës kryesore me çelës, të fshehurit në dhomën e gjumit, si më e largëta, që ishte nga ashensori, mbledhjen kruspull të trupit në skaj të dhomës dhe të qarën, sikur pasqyra ta kishte ndjekur deri aty.

    - Nuk të telefonova dot prej frikës, se mund të më gjykoje padashje si të çmendur nga lodhja prej situatës sime. Mendova se nuk do e kapërceja kurrë atë situatë dhe vendosa të të shpëtoja, duke u ndarë prej teje.

    Sidoreli po e dëgjonte formalisht me seriozitet, pa bërë ndonjë fytyrë keqardhjeje, apo inati.

    - Çfarë kuptove më pas? - pyeti me po atë lloj energjie në zë ai.

    - Që ti më do vërtet dhe ia vlen të jesh në jetën time. Nuk dua të të largoj më. - ndieu therje të lehtë në sy Anila prej shtresës së hollë të formuar të lotëve.

    - Je këtu tani. Kjo ka rëndësi. - Sidoreli i përkëdheli flokët, pa ndryshuar çehre fytyre dhe ajo buzëqeshi e ndierë më e fortë nga energjia e tillë e reflektuar në tiparet fizike të tij. Ai ishte si një themel i palëkundur nga ngjarjet tronditëse, që mund t'i ndodhnin një njeriu, tek i cili mund të gjente mbështetje kurdoherë.

    - Sidorel, i pranoj të gjitha përgjegjësitë, se si shkuan gjërat midis meje dhe teje. - tha Anila. - Prandaj, nëse je konfuz në lidhje me ne të dy dhe ke nevojë për pak kohë, për t'ia qartësuar gjërat vetes, për mua nuk ka problem.

    - Nuk jam aspak konfuz, - tha me ton serioz, si momentet, kur merr një vendim të rëndësishëm në jetë, ai. - Jam me ty, sepse dua plotësisht, të jem, jo me dy mendje dhe as nga detyrimi, apo varësia e tepërt. Nëse do dua, të ndahemi, do të të them. Nuk do bëj asgjë pas shpinës tënde dhe as të të nxjerr probleme, nëse dëshiron ti, që të ndahemi. Do heq dorë plotësisht edhe unë prej teje, që të jesh e qetë.

Rrënoja prej VjeshteWhere stories live. Discover now