Epilog.

171 14 16
                                    

•Mbi dy vite më vonë•


    Anila kishte shpërfillur vërejtjen e Visarës, që roza nuk shkonte me uniformën e zezë të diplomimit dhe kishte zgjedhur një fustan ngjyrë rozë pasteli të errët për atë ditë të rëndësishme për të, që ta kombinonte me taka të bardha.

    Regjistroi, sa mundi në telefon momentet e asaj dite dhe në zemër ndjenjat e çdo çasti, marrjen e luleve orkide nga familja, trëndafilave rozë nga Brunilda dhe lulediellit nga Sidoreli, hedhjen e kapelës dhe përqafimin e prindërve të përlotur nga gëzimi, Visarës më pas, Brunildës, që e shtrëngoi fort dhe Anila lejoi veten, të ndiente rehati të plotë nga prania e motrës së saj të zgjedhur, edhe la qëllimisht Sidorelin në fund, i cili e priti me durim pas tyre, i veshur me një këmishë të bardhë me mëngë të gjata, pantallona ngjyrë rëre të hapur dhe atlete të bardha, serioz dhe gjykues në dukje, por që Anila e kuptonte shumë mirë, se çfarë fshihej nën atë vështrim dhe iu hodh në qafë, ta përqafonte.

    Ai zhyti kokën në flokët e saj të lëshuar.

    - Urime! - u shkëput prej saj, që ta puthte në ballë.

    - Tjetër? - kërkoi Anila. - Thuaji të gjitha komplimentet e mira për mua! Nuk inatosem fare.

    Sidoreli përkuli buzët dhe i rregulloi flokët.

    - Jam shumë i lumtur për ty dhe pres, të mos bësh më mungesa në punë.

    - Cilën? - i shkeli syri provokuese ajo dhe Sidorelit iu desh më tepër forcë se zakonisht, që të dukej i pandikuar nga flirtimi i saj.

    - Do flasim, - preu shkurt ai, duke e bërë Anilën, të qeshte më tepër.

    - Ikim tani? - pyeti Visara. - Kemi rezervuar për në orën një të drekës te restoranti.

    - Po, - pranoi Anila dhe hipi në makinën e Sidorelit, që të shkonin së bashku, ndërsa prindërit e saj, Visara dhe Brunilda në makinën e Visarës.

    Kishin vendosur të hanin drekë në një restorant dhe në mbrëmje Anila do shkonte në festë me studentët e sapodiplomuar në Master, si ajo.

••••
    Ajo kërkoi leje për pak çaste, që të shkonte dhe shikonte veten në pasqyrën e tualetit, se si dukej.

    Kur u kthye, njohu menjëherë te hyrja e restorantit Leonorën, dyshoi se burri në krah të saj afër të gjashtëdhjetave me tipare të ngjashme fizike si ajo, përveç ngjyrës së syve, ishte i ati, gruaja prapa tyre, njerka e saj, ndërsa Granitin e kujtoi fill, kur ai e kishte shpëtuar një ditë, ngaqë kishte kaluar pa vëmendje vijat e bardha të një rruge, kur semafori kishte pasur akoma dritën e kuqe ndezur.

    Ai u tendos menjëherë i alarmuar, me ta njohur dhe dyshoi se ajo mund të tentonte, t'i bënte keq Leonorës.

    Anila e kuptoi shikimin e Granitit, frikën dhe kërkesën, që të mos i bënte keq dobësisë së tij më të madhe dhe forcës njëkohësisht, sepse nuk donte të luftonte kundër saj, ama nëse do t'i duhej, për të mbrojtur të motrën, do ta bënte, pa hezituar aspak.

    E mori me mend, se sa sfidat do t'i kishte kaluar ai, për t'i ofruar Leonorës një jetë sa më të sigurtë, si vëllai i madh, që i kishte rënë për pjesë, të ishte dhe i buzëqeshi asaj, kur Leonora e vuri re edhe harkoi buzët nga gëzimi, që po e shikonte në formë të shkëlqyer.

    - Ç'kemi? - Anila e pa e lumtur gjithashtu, që edhe ajo dukej e tillë me familjen e vet.

    - Shumë mirë, - Leonora u përgjigj urtë e butë dhe u ndie më në paqe, kur ajo i preku krahun në shenjë përshëndetjeje, para se të largohej.

    Anila shikoi respektueshëm edhe Ardianin bashkë me Zanën dhe Granitin në fund, i cili e falendëroi me shikim, ngaqë ajo ishte sjellë mirë me Leonorën.

    U kthye tërë shend e verë nga gëzimi te tavolina, ku ndodhej familja e saj, i pa të gjithë me vëmendje dhe pohoi me shpirtin e ngritur peshë, se ajo harmoni e plotë, që po ndiente në në ato çaste ishte pikërisht lloji i jetës, që donte të bënte gjithmonë më pas.

••••Fund••••

   
    Për të ardhurit bashkë me mua deri në fund të kësaj historie, dua të falendëroj secilin nga ju, që ka lexuar, votuar, apo komentuar, apo dy nga ato veprime, ose të trija, për mbështetjen e madhe, që më keni dhënë, si dhe të them edhe unë si shumë shkrimtarë të tjerë për punimet e tyre, se më duket e habitshme, që po e mbarova këtë libër, kur marr parasysh, se sa kam ëndërruar, që të mund ta shkruaj edhe tani është i plotë, dhe i publikuar.

    Faleminderit jashtëzakonisht shumë edhe një herë për vlerësimin e bërë dhe uroj të lexohemi sërish në libra të tjerë 🤗🤗🥰❤

Rrënoja prej VjeshteDonde viven las historias. Descúbrelo ahora