Pjesa 3

1.4K 106 99
                                    

Kishin nje cope here qe rrinin me syte ngulur ne diellin qe zhytej ne liqen,epo te pakten Marion, sepse fokusi i shikimit te Drinit kishte rene mbi te. Atij nuk i bente pershtypje perendimi i diellit aq sa i bente vajza qe kishte ne krah.
Ajo fytyra e vogel, e bardhe bore, qe tani kishte marre nje ngjyre te perflakur nga dielli, floket e gjata me onde  si gruri, ata syte e vegjel te shkruar, mendimet e saja paksa si filozofe, karakteri shperthyes ne cdo moment...dhe nuk e dinte se sa te tjera cilesi mund  te listonte per te... sepse ai ishte i dashuruar koke e kembe pas saj.

Ishin embelsia e saj, buzeqeshja e dashurueshme... sjellje dhe natyra e saj sa e brishte aq edhe e eger... as vete nuk arrinte ta kuptonte se si mund te qendronin kaq mire 2 te kunderta tek nje njeri i vetem... Ne syte e tij ajo ishte perfekte, e dashurueshme, thjesht e dashurueshme.
I kishte bere balle per kater vite me rradhe ndjenjave,por ato nuk po mundinin te qendronin te kycura edhe me shume.

-Pra, si te duket,-pyeti ai sa per te thyer heshtjen.
-Eshte bukur, me kujton veren,-qeshi ajo pa ja shkeputur syte pejzazhit. Me duhet ta pranoj, ke shije shume te mira,ne cdo gje, edhe ne zgjedhjen e nje vendi gjithashtu dhe ne sjellen e cdo vajze ketu dhe te blerjes se nje floku sheqeri,-vuri perseri ne dukje ajo.

Po nga ta dinte se ishte e para vajze qe ai kishte sjelle ketu? Nga ta dinte se te tjerat parapelqenin kafet moderne,e nje nga ato pijet energjike qe te grinin ne vend te natyres dhe flokeve te sheqerit.
-O Marion, une nuk kam sjell tjeter ketu,-kundershtoi ai,-dhe sa per floket e sheqerit e mora sepse dhe mua  pelqejne,-permbylli duke buzeqeshur.
-Vertet?!-u tregua mosbesuese ajo.
-Po vertet! Sepse... sepse ka ca gjera qe te gjithe ne i ruajme per njerez special dhe per momente speciale,-tha duke mos ia shqitur syte asaj.
-Per njerez special?-pyeti pa duruar duke e pare ne sy.
-Ëhë speciale Marion.
-Pra, une jam e tille?
-Sigurisht qe je... je shume e vecante...gjithmone ke qene vetem se nuk e ke vene re.
-Drini, mos ke temperature,-i tha duke vendosur doren mbi ballin e tij krejt pafajsisht por qe tek ai shkaktoi nje dritherime te lehte.
-Une flas gjithmone seriozisht dhe ti me njeh mire,- tha duke i kapur doren per ta afruar prane vetes.
-Po atehere cke qe sillesh keshtu? Jo njerez special jo momente speciale.
-Ah, Marion! Ti edhe lexon shume!-tha duke qeshur dhe duke tundur koken.
-Drin?!-iu kthye nervoze ajo.
-Hmm...me lere ta ta shpjegoj keshtu... Mbylli syte.Perfytyro nje situate romantike ne nje nga romanet e shumta qe ke lexuar...drita e henes...qirinj... Vendos dy njerez prane nje liqeni...
-Djem apo vajza,-e nderpreu duke hapur pakez njerin sy.
-Nje djale e nje vjaze, dhe mos me nderprit... Ky djali i thote kesaj vajzes "Te dua".. dhe..
-Dhe...-vazhdoi ajo.
-Huh,zbehet gje me ty jo,-u tall ai. Nje here qe perpiqem te bej romantikun sme ecen...
Shkurt...e qarte... une te dua Marion!
-Si si,-hapi syte ajo nga cudia.
-Une te dua,-tha duke i prekur hunden lehte me gishtin tregues...
Ajo qeshi dhe me pas iu drejtua Drinit:
-E di per sa kohe e kam pritur kete une kete! Mbase e kam pare edhe ne enderra ma qindra here! C'endrrimtare apo jo? Edhe une o Drin dhe une te dua shume,-tha gati e perlotur ajo dhe me faqet qe i pervelonin

Ishte gati e pabesueshme... Momenti qe e kishte pritur qe kur kishte njohur Dinin po ndodhte ...tani... Ajo fjale e thjeshte qe permbante vetem 5 shkronja e kishte munduar per nje kohe te gjate.
Drini u shty pak centimetra duke u afruar prane saj, i largoi duart me te cilat kishte mbuluar fytyren, ia ngriti pak mjekren ne menyre qe syte e saj te takonin te tijet dhe ne momentin qe do ta puthte ....si nje dreq kilsheje degjohet
zilja e celularit te tij.
Ai dreq celulari qe pishte cdo moment te bukur pikerisht sic ndodhte neper filma u kishte prishur ate cast magjik...
I erdhi kaq keq...kur pa syte e bukur te Mariones te mbyllur ... faqet e skuqura....dhe duart qe i dridheshin.
Shahu ca here neper dhembe para se te shihte emrin e atij prishesit te magjise.

-Klaudio, ne 24 ore qe ka dita ti gjen te me marresh ne kete ore. Vetem mos me renc ne dore, se e di une cdo te te punoj!
-Sa bukur te pershendet apo jo? Shoku yt i femijerise ska as nje dite qe eshte kthyer nga Amerika dhe ti zoterote e mallkon!
-Por, ti gjen gjithmone kohen e papershtatshme per te telefonuar, gjithmone,-shfryu Drini.
-Pse nuk vjen te na pershendesesh si njeri... Te flasim, cmallemi ...
-Jam i zene!
-Te pres ne shtate, aty ku takohemi zakonisht. Hajde tani se po e mbyll... dhe... te fala asaj picirrukes qe do keshe afer tani!
-Klaudiooo!!-ngriti zerin ai para se t'ja mbyllte telefonin.

MarionetëOnde as histórias ganham vida. Descobre agora