Pjesa 39

947 88 19
                                    

Kaq afer dhe larg njeri-tjetrit. Koka e saj qendronte mbeshtetur ne supin e tij ndersa syte ia kish ngulur ekranit te televizorit.
-Ti ende nuk me ke uruar gezuar ditelindjen!-i vuri ne dukje qetesisht ajo.
-Gezuar ditelindjen,- perseriti ai ne menyre robotike.
-Klaudiooo, c'eshte kjo! Kaq thate!

-Me ty duhet te sillesh si femije qe te kuptohesh.

-Ti e ke pritur kete date! Ke numeruar nje nga nje ditet, rrezik ke vene dhe alarm vetem per mua!-shpalli me aq siguri ajo.
-Po pra,- murmuriti ai duke mos e pare ne sy.
-Po nga e dije ti per ditelindjen time? Po trendafilat?
-Nuk i solla une!- tha i sigurt duke e pare ne sy kesaj here. Syte e tij hipnotizues!
Ajo si bente dot balle atyre e sidomos kur e shihnin ne ate menyre , aq pafajesisht. Ai per nje moment qeshi, e kuptoi dobesine e saj... Preku faqen e bute ne ngjyre te trendafilte, nderthuri gishterinjte me floket e arte duke i kaluar pas per ti dhuruar nje pamje me te qarte te buzeve gjysem te hapura vetem per te.

Mbase do kishin vazhduar ca me gjate, po te mos kish qene per celulari e saj qe ndricohej mbi tavoline.
-Me..duhet...te per...gjigjem,-u shkeput pa pike deshire nga ai.

Zeri pertej ishte i njohur,i qete si gjithmone. Ishte Drini.
-Nuk mund te rrija pa te degjuar zerin,- i tha mbase duke vene pak buzen ne gaz ne anen tjeter.
Volumi i telefonit te saj ishte paksa i larte, e Klaudio pa e njohur zerin e djalit me te cilin ajo po fliste nuk mund te rrinte.Biseda e tyre qe e shkurter e fytyra e saj ndryshoi shprehi. E humbi ate shkelqimin qe kishte minuta me pare e syte i mbuloi trishtimi.

Donte ta pyeste nese ende e donte, por kishte frike nga pergjigjja e saj. I rrembeu telefonin nga dora e ajo vecse i nguli syte ne habi. Ai dicka kerkoi, donte me doemos te dinte bisedat e saj, mesazhet, e cdo gje tjeter.
E flaku celularin ne nje cep te divanit e u kthye nga ajo.
-Ende flet me te?- pyeti me njefare egersie ne zerin e tij.
-Jo, vetem sot,-u tregua e drejte e per nje moment ne fytyre u cel nga ideja se mos ai ishte xheloz.
-Nuk dua te flasesh fare! Ato mesazhet lovey-dovey nuk dua ti shoh, jo piter pan, jo ne  keshtu e ashtu. I ka fjale ky. E me fjalet ka qene gjithnje i zoti,- u vrenjet ne fytyre ndersa i fliste aq serioz.

-Ai eshte njeri te pakten, nuk te rremben ne dhoma hoteli e as nuk perfiton nga rasti kur e gjen nje vajze te pire,- shpertheu sic e kishte zakon duke bere te qarte dhe nje here se ata te dy benin mase bashke.

-Por prap ti nuk e do! E the vete! Ti do kete perfituesin, kete mendjemadhin, egoistin, ti e do edhe pse e di qe ai as nuk ka per te te dashuri ndonjehere.

E aty asaj i lindi ideja te testonte fjalet e tij. Ai ishte nje xheloz i marre e akoma thoshte qe nuk e donte.
Dicka e kishte kuptuar ndaj fjalet e tij se vrane aq shume kete here.
E shtyu butesisht ne divan dhe mbertheu jaken e kemishes se tij.

-Kush ka dobesi per ke?- i peshperiti aq prane veshit duke ngritur njerin cep te buzes. Ai qendronte i mbeshtetur mbi brryla duke pare syte e saj aq prane atyre te tijve e mijera fishekzjarre plasnin kudo per te. Bum-bumet e zemres qe nuk po e linin rehat, afersia e tyre, ajo ulur ne belin e tij, ishin thjesht hipnotizuese.

-Une mund te ndjej rrahjet e zemres tende Klaudio,- theksoi ajo emrin e tij ndersa doren e kishte mbeshtetur ne kraharorin e gjere.
Ende pa e shkeputur shikimin nga ai, me faqet qe i pervelonin, tejet ngadale u afrua per ta puthur.
Te priste ta refuzonte si shkonte ne mendje e ashtu ndodhi.

Mendja e tij xhironte ne krah te kundert, perpiqej te shkeputej prej saj, ta shtynte,per ti dhene nje arsye qe nuk e donte, por dicka se linte, ajo dicka e terhiqte aq shume drejt saj.

E ajo provokueshem vazhdonte te kerkonte fjalen TE DUA ne zemren e tij, ndersa zberthente kemishen bojeblu.

"Ndalo pra Klaudio" i peshperiste qellimisht hera-heres.
Ajo i kerkonte te ndalonte ne ate pike ku ai nuk mundte, ne ate pike ku mishte e tyre prekeshin e leshonin shkendija zjarri.

"Ti je piktor i zoti, por une jam talent i pazbuluar"  tha me ze te te ulet kur nofulla e tij u theksua dukshem ne momentin qe buzet e saj preken qafen e tij. Ajo ia kish dal te linte nje pjese te saj aty ku asnje vajze nuk kishte arritur te afrohej. E nuk ishte fjala per ato kafshimet e embla qe i kuqelonin nga pak qafen por per zemren qe ai nuk arrinte ta kontrrollonte dot me.
Aty ai i tha vetes  E deshiroj, e dua kete femer por pas kaq shume kohesh ajo kish fituar nje lloj imuniteti ndaj buzeve te tij. E pa ne sy, e betohej qe shikim me te embel nuk kishte marre prej tij, i qeshi me nje nga ato buezeqeshjet e saj marroke, e u shkeput  duke veshur bluzen.

Per nje moment iu duk vetja aq budalla. Ishte pakez poshteruese per nje si ai, te hetohej ne ate menyre.
-Ti kotele luajte keq,- qe e vetmja gje qe mundi ti thoshte ndersa rregullonte floket e shpupuritur.

Ajo u ngrit duke mos e shqitur buzeqeshjen ne fytyren e saj femijerore.

-Une nuk te dua ty,- e thirri ne menyre qe ajo ta degjonte ne dhoma tjeter.

-Posi pra, hajde ma thuaj ne sy!-ia ktheu ajo duke kundruar pikturat ne faqet e murit. Per nje moment shtangu kur ne nje tablo te madhe takoi syte e saj. Ishte ajo, vetem se e pikturuar. Nuk mund te mos e njihte ate foto, ishte nje nder te shumtat qe kishte ne instagramin e saj.
Syte e gjelber me te njejtat nuanca si te sajat, floket okër, madje dhe kurora e luleve qe kishte vene ate dite ishte e pikturuar. E mbante mend mire ate dite, kur ishin mbledhur te kater veren e kaluar, e kishin shkuar ne Valbone. Kish qene i vellai ai qe ia kishte bere ate foto.

-C'dreqin do ti ne dhomen time!-beriti aq sa e frikesoi.
-Ajo...aty... a nuk jam une?- e pyeti me gjysem zeri.

Ai nuk i ktheu pergjigje por shihte her e ate e here pikturen e varur ne mur.

-Une te dua kaq shume ty,- e perqafoi ajo fort e me pas shtoi,- thelle thelle ti me do akoma me shume, thjesht te duhet kohe ta pranosh!

-Marion, une nuk te dua, mos shpreso...
Ajo preku buzet e tij me gishterinjte e holle per te mos e lejuar te vazhdonte me tej.
-Mos thuaj asgje per te cilen zemra jote verteton te kunderten,- mbeshteti per te dyte here ne kraharorin e tij doren ku e ndjente fare qarte si trokiste zemra.

Ai nuk diti cte thoshte. Nuk kishte njohur kurre dike qe arrinte ti depertonte nen lekure e ti prekte cdo ind, cdo nerv, me fjale.
Kishte te drejte. Nuk kishte dy si ajo.

Nuk mund te kishte nje tjeter qe vetem me nje fjale e bente te qeshte, e as nuk mund te ishte dikush tjeter qe me nje prekje i dhuronte mijera emocione. Por ai nuk ishte gati, ai nuk do te ishte kurre gati per ti mirepritur keto ndjenja te reja....

Ulala ku e kam lene xp.
Ca do te ndodhiii tani? Ndonje ide?
Shprehuni :p..
Ideja me e mire behet pjese e historise ;)
Love u all!

Uu se harrova kete pjesen jua detikoj te gjithe lexuesve rinj, qe si kisha pare me pare!! Ju falenderoj per mbeshtetjen.

Btw per te gjithe ata qe kane kohe per ndonje poezi(si romantike e shekullit ketu) kaloni dhe nga "Përjetësisht".

MarionetëWhere stories live. Discover now