Pjesa 48

954 84 36
                                    

"Nese do me jepej nje mundesi per te ndryshuar te shkuaren do e beja. Do ktheja pas ditet me diell te cilat aq shume me mungojne, do ktheja buzeqeshjen per ty, per mua. E di mire qe qe nje gabim i momentit, moment ku harruam te arsyetonim...

Nese nje dite do mund te me tregosh pse zgjodhe te me lije, une do te jem gjithmone gati te te degjoj.
Ti me the "Shko"... Pseja ime eshte ende a nje pergjigjje.
Pse me flake ?

Te betohem qe mund te kishte qene ndryshe, mund ti kishim bere balle cdo gjeje, cdo problemi sado madhor te ishte. E di qe dicka te mundonte...zgjodhe te mos e ndaje ate cka kishe e mua..."

Ishte gati te shtypte butonin "send" per te disaten here por nga nga dicka tutej. Kish frike se mos nuk do te merrte nje pergjigjje ashtu si kurse dhe mesazhet e tjera te derguara per tek e njejta adrese.
"Ky paskesh qene fundi?"

-Eshte e njejta histori,- foli me theksin francez zeri pas saj.
-Pierre, kur erdhe?- pyeti e cuditur nga prania e tij.

-Kam ca. Akoma me mesazhe ti. Derisa ai tipi nuk ka ndermend te te pergjigjet c'i shkruan kot. Ka mbaruar, boll pe pas. Ke nje karriere, je nje njeri i sukseshem, shih te ardhmen.

-Ti e di qe nuk eshte aq e lehte Pierre! Jam munduar me mijera here te shkepus cdo lidhje me te, por vetem ideja qe nuk me dha shpjegim per asgje me torturon.

-Besoj se jemi ne te njejtat kondita, keshtu qe e kam te lehte te te kuptoj,- ktheu koken nga ana tjeter ai.

-Oh, Pierre, duke u marre kaq shume me veten, te kam harruar dhe ty dhe problemet e tua, me fal,- levizi nga karrigia per ta perqafuar.

Kush qenkesh Pierre per te?

Pierre ishte francezi bukurosh, nje njeri i zgjuar, tejet i zoti ne punen qe bente, por mbi te gjitha nje mik i shtrenjte. E kish takuar 2 vite me pare ne metron e qytetit te vogel ne jug te Frances. Kishin qene pasagjere drejt se njejtit destinacion e Marion duke mos e njohur ate vend kish kerkuar ndihme prej tij.
Ai skish pasur nje jete dhe aq te lehte e i ish dashur ta fillonte nga e para pas cdo deshtimi.
Sot ish nje gazetar i njohur e punonte ne nje nga televizionet lokale  me te mira. Ishte gjithashtu babai i nje vajze 2 vjecare te bukur si dritez.

Po te mos kish qene per te Marioni do ish ende e zhytur ne gjendjen gati depresive.
Nuk kish ardhur me France si njeriu me i lumtur ne bote. Kish ardhur sepse jeta ne Shqiperi qe kthyer ne ferrin e Dantes.
Klaudio thuajse i kish vene vizen, prindrit zor se e kishin falur pavarsisht faktit se e kishin shoqeruar ne aeroport e vete ajo ndihej si nje dreq mbetur mes lemshit qe ajo vete kish krijuar.

Per tja nisur nga e para shfrytezoi bursen e dhene nga ambasada franceze. Ah, sa veshtire e kish pasur!

Qe akomoduar ne nje shtepi te vogel, mjaftueshem per te, kish marre mesime frengjishteje per muaj te tere, kish zene nje pune me te ardhura te mira, kishte qene nje fillim i mbare, gjithcka fale Pierre qe i kishte ofruar miqesine e sinqerte pa kurrefaregjeje ne kembim.

Nuk eshte e lehte te lësh gjithcka pas, e pa pasur dike krah te ndertosh nje imazh te ri. Ajo e kish bere.
Aq shume kish ndryshuar...

Por nata, ah nata, ja kthente kujtimet!
Atehere kur vetimia i pllakosej ne muret e apartamentit, i lidhesh per fyti e se linte te merrte fryme lirshem, pikerisht atehere e shkuara i mungonte me shume se kurre.
Donte te bertiste, te uleriste, te shante cka i dilte para e kur me to sja dilte gjente nje zgjidhje tjeter.
Rremonte ne rraqet e vjetra per ca copeza kujtimesh...

Ajo ende e ruante me fanatizem dhuraten e Klaudios, ate kuti qe e hapi me te mberritur ne France.
A e donte dhe pas kaq shume kohesh?

Cmendej, cmendej pas tij njejte si atehere. Mijera mesazhe, telefonata pafund, e asnje pergjigjje.
E pranonte faktin qe ai nuk e donte, kerkonte vetem nje shpjegim pse u soll me te ashtu.

"Me deshe ndonjehere?"pyeste veten me te drejte.

Ajo i kish shitur shpirtin, ndersa ai e kish flakur ne rruge te madhe.
Keshtu qelloi vertet,mbante mend diten kur ai e terhoqi prej leckash pas nje debati qe paten. Ftohtesia e tij e kish thyer. Fajin ajo ja hidhte problemeve te Klaudios, ishin ato qe e detyruan te sillej ashtu, ne te kundert si do mundej ai fliste me te ashtu.

Njeriu qe dashuronte qenien e saj neteve te veres, ai qe pikturonte lekuren bore te bardhe, smund te kish qene i njejte me ate qe i fashiti cdo enderr te asaj vere...
Ai smund te ish i njejti, ashtu sikurse ajo nuk do te ish me kurre e njejta...

MarionetëDär berättelser lever. Upptäck nu