Pjesa 4

1.2K 108 55
                                    

Ishte e lumtur! Ishte shume e lumtur! Qeshte me vete duke kujtuar fjalet e Drinit.
'Te dua Marion' sa bukur tingellonte e thene nga ai...Nga zeri i tij qe per te ishte melodia me e bukur. Deri me sot e kishte konsideruar nje enderr, nje surrealitet, dicka per te cilen mendonte vazhdimisht por pa besuar se mund te ndodhte.
Dukej qesharake se si nje nder deshirat dikur adoleshenteske ishte bere realitet...

Nuk mund te mos e ndante gezimin e saj me Vjolen... Vjola, shoqja besnike qe gjithkush do te donte ta kishte. Ishte degjuesja me e mire qe mund te gjeje, keshilluesja e saj ne cdo situate. Ne dukje mund te shfaqej si nje llastice, nje nga ato vajzat e perkedhelura e mendjemedha, por Vjola ishte vajze shume e dashur dhe e drejte qe vlersonte thjeshtesine me shume se gjithcka. Ishte e apasionuar pas fotografise dhe piktures, pasion ky qe ia kishte injektuar edhe Mariones,ama vazhdonte Fakultetin e Drejtesise, sepse ishte e mendimit qe te kishte nje profesion dhe ne kohen e lire krahas tij te merrej me hobit e saj... I pelqente aq shume te bridhte pubeve te qytetit, te kercente si e cmendur nen ritmet e muzikes dhe ne dritat neon e shumengjyrshme... Ishte menyra e saj e argetimit paksa ndyshe nga ajo e Marionit...

Kerkoi ne listen e kontakteve emrin e Vjoles per ti cuar nje zile, ndoshta dy, por qe nuk ja mori mendja t'i pergjigjej sekretaria telefonike me ate zerin e regjistruar qe fliste mekanikisht si nje robot..."Numri qe kerkoni eshte i padisponueshem..."

E kishte te fikur telefonin dreqi! Ku mund te ishte tani ne tete te darkes...pikerisht tani qe ishte gati te shperthente...
Donte i fliste dikujt, t'i tregonte per lumturine e saj...dhe kur Marion fliste nuk kishte njeri ne bote t'ja mbyllte gojen. Fliste papushim, tregonte me detaje cdo gje dhe nuk harronte papermendur as gjene me te vogel. Epo, keshtu ishte ajo, detajiste, sepse ecte me parimin qe detajet bejne diferencen. Kishte te drejte! Ishin pikerisht ato gjerat e vogla qe zor se binin ne sy por qe kur mungonin ia rrezonin vlerat dickaje. Eshte si puna e kripes... Ne dukje kaq e parendesishme por nje sasi e vogel i ben ushqimet te shijshme.
....
Sistemoi raftin e librave dhe njehere nga e para vetem se nuk po e zinte vendi... Rregulloi dhomen e e ndricoi. Sistemoi dollapin e Aronit...
'Marion, eja te hash darke' ishte thirrja e te emes qe e beri te ndalonte.

I zbriti shkallet me nje fryme dhe kaloi ne aneksin e kuzhines. Puthi lehte te atin ne faqe dhe zurin vendin e saj.
-Nga na brodhe sot ti?-pyeti mamaja e saj si te ishte nje nder ato agjentet e sherbimeve sekrete e cila donte te dinte gjithcka per te bijen.
-Me Vjolen o mami dhe ti! Sikur nuk e dini ju me ke rri une.
-Ka prere gje floket Vjola,-nderhyri Aroni duke treguar me dore gjatesine e flokeve te tij duke nenkuptuar ate te Drinit.

Marion e pa me ca sy qe donin te thoshin qe 'kemi pune bashke ne te dy, vec mos me renç ne dore'.
-Cke? Shaka po bej!-u hoq si i pafajshem ai.
-Jo Aron, i ka me te gjata se une, po ste ve faj se duhet te te jete rritur numri i xhamave te syzeve,-ironizoi ajo.
-Aron, Marion boll u sollet si femije,-u terhoqi vemendjen i ati.

E respetonin dhe e donin shume ndaj dhe nuk ia benin dysh fjalen sic mund te ndodhte ndonjehere me te emen e tyre.
Pas kesaj darka vazhdoi e qete deri me momentin kur Marionit i erdhi ne mendje per djalin i kishte bere nje vizite te papritur ate mengjes.
-O ba, sot ne oficine erdhi nje djale, dhe te kerkonte ty me duket. Po filloi te derdelliste ca gjera dhe e perzura...
-C'tha?-ishte pyetja e shkurter e tij qe e beri te vrenjtej ne fytyre.
-Tha qe babi yt dhe bisnesi i tij varet nga une... ndaj duhet te silleni mire, e keshtu lloje budalleqesh.

I ati rrudhi buzet dhe nuk tha asnje fjale per disa caste.
-Duhet te kete qene djali i Frankos, biznesmenit qe kerkon te ndertoje nje kompleks banimi ne ate zone, tha me pas ende pa i ngritur syte.
-Prap keta, nuk ua mbushe mendjen te te linin te qete,-tha e shqetesuar Merita.
-Cfare kompleksi thoni? Nuk po kuptoj asgje? A mund te me jepni nje shpjegim?-tha disi e revoltuar Marion.
-Nuk kemi zgjidhje tjeter! Do t'ua shes...ndryshe nuk shqiten ata. Kane pushtetin kurse ne skemi gje ne dore...
-Por babi...
-Cduhet te bejme sipas teje Aron?
-Mbase ke te drejte! Po te jete nevoja do te futem une pune...
Gjerat do te rregullohen gjithsesi!
-Nese kjo eshte mundesia e fundit atehere mos u shqetesoni.Une dhe Aroni jemi ketu per ju,-tha Marion e cila e kishte kuptuar situaten tashme....
....
Pas asaj bisede nuk u ndie me njeri! Marion e perjetoi akoma me keq kete gje! Ne fund te fundit ai vend ishte si nje shtepi per te...Ishte rritur aty, bashke me Aronin dhe te atin, kishte kaluar sa e sa momente te bukura.. sa e sa mbremje verore kur atyre u bashkohej dhe Drini!
Kur gdhinin duke pare qiellin me te vellain...e c'nuk mund te numeronte tjeter!
...
-------------------------------------------------------------
Pershendetje dhe gezuar te gjithve!
Ju uroj nje vit sa me te mbare e me sa me shume fat, buzeqeshje dhe rrethuar me sa me shume dashuri nga njerezit qe doni me shume!!😘😘

Ky ishte dhe upate i rradhes qe shpresoj t'ju pelqeje megjithese eshte kinda i merzitshem!
Lysm
Erilda💋

MarionetëWhere stories live. Discover now