Pjesa 24

946 84 60
                                    

Dhe njehere tjeter iu kujtua se si ia kish mbyllur Drinit telefonin dite me pare. E mbase do qe merzitur... e per kete sja falte vetes. Ndaj te telefonuarit atij ish gjeja e pare qe beri sapo mberriti ne shtepi.
I ra per te dyte here e mbase dhe per te trete, por ajo cka degjonte ishte vecse zeri robotik ne shqip e pastaj gjermanisht.

Pastaj u plandos ne krevat e lodhur...e lodhur dhe e stresuar nga gjithcka e rrethonte, e lodhur nga ai.
Ai maniaku qe i dilte ngado,  qe i qe kthyer ne makth, qe arrinte deri aty sa ta puthte...te linte nje shenje aty ne qafen e saj te bardhe, aq shume kontrast bente me lekuren e saj, e per inat dhe pse e pudrosur mire po ta shihje me vemendja prap dukej.

Kish degjuar, kish lexuar...se djemte e benin kete veprim kur ndo njera u perkiste atyre... ai vepronte keshtu se i thosh mendja sepse i njihte te gjitha si kukulla, ama Marion nuk ishte marioneta e tij.

Kete donte te besonte...

Disa ore me pare ai kish zgjedhur te linte punen per te shkuar ne nje qender tregetare. Dhe kur e terhoqi zvarre per te disaten here te nje dyqan pyetja se ku po shkonin e mori pergjigjjen.

"Zgjidh cilin te duash" kish ber me shenja nga ato fustanet chic aq te adhurueshem.

"Sdua. Asgje."i qe kthyer aq e irrituar nga ai veprim.

"Te genjen mendja nese do te le te dukesh me ndonje nga ato rreckat e tua, ne mbremjen time"kish theksuar mire fjalet e fundit.

"Rreckat e syve qe te pelcasin" ishte munduar te leshonte doren e tij qe po e shtrydhte fare te sajen.

Ai i kish propozuar nje fustan te zi dhe e kish shtyre drejt dhomes se proves por nervat e saj te gjora aq e kishin patur.

Se kish ber te gjate kur kish shqyer fustanin e ia kish lene ne dore duke ikur. Sec kish ber me pas si hynte ne pune...

Ai e merrte me force, ai cdo gje ashtu e merrte, kurse ajo ikte duke i shkaktuar 1000 probleme nga pas. Keshtu ishte marredhenia qe ata kishin krijuar. Prish e ndreq do i thuhej, por ne kete rast ata vecse prishnin. Ata ishin klepsidra qe rrotullohej sa here qe dhe therrmija e fundit e reres binte poshte gypit te ngushte.

Ajo mund te rrinte me syte ngulur ne tavan e te imagjinonte per tiparet e erreta, syte blu, nenqeshjen ironike, mund te rrinte pafund, dhe pastaj fajin do ia hidhte urrejtjes...

Telefoni i saj vibronte papushim por se kish vene re. Kur pa ndricimit qe merrte me emrin e Drinit mbi te zemra filloi ti rrihte aq shpejt.

"DRIN, me fal" bertiti aq shume sapo i hapi celularin.
"Me fal ti" buzeqeshi i lehtesuar nga ana tjeter ai.
"Une jam shume idiote, nuk e di cme tha mendja te mos ta hapja telefonin, po hiqesha si ajo xhelozja e pikelluar kur ne fakt duhet te kisha besim tek ty. Sepse ti je ndryshe, ti sdo beje asgje per te me merzitur, je i logjikshem, objektiv, je i zgjuar dhe duron dhe keto nervat e mija" papushim i fliste e mezi mbushej me fryme nga fjalia ne fjali, kurse Drini degjonte nga ana tjeter dhe cuditerisht syte i visheshin me nje perde te tejdukshem lotesh...

Sepse ishte ai qe duhet ti kerkonte falje,ishte ai qe kish shkulur petalet e dashurise se tyre, pikerisht disa net me pare...
Marion degjoi nje psheretime prej tij e gjeja e pare qe mendoi ishte se mos u merzit prej saj.

"Te merizta?"
"Me kish marr kaq shume malli per zerin tend..." iu pergjigj e pa vonuar shume shtoi " do vi kete fundjave"

Degjoi britmen e gezimit te saj e shpirti iu thye dhe me shume.
Genjeu me nje " me duhet ta mbyll, te dua" dhe perplasi celularin fort perdhe.

Dashuria e tij mjerane petale-keputur, c'dashuri ish kur genjeje?
E beri per te mos e lenduar, mbase ajo do e falte, por ai jo veten.

Ah, ajo dreq vetmie, ato dreq puthjesh, ai dreq tundimi qe si kish bere do balle... Ai trupi hollak i Anes qe ia kish marre mendjen atë nate, ai trup që kërkonte prekjet e tij në çdo
centimeter. E kish ditur çka donte ajo..dhe kish lejuar të ndodhte.

Nje vend qe po e transformonte... nje vend qe po shkepuste dita dites nga nje cope te Drinit te meparshem...

***

-Drini vjen ne fundjave,-i tregoi te vallait ende pa hyre ne dhome.

-Vinka ai karafili e,-u tall Aroni ne mundesine e pare. I pelqente kur e ngacmonte per Drini te motren, fytyra e saj behej roze e hera heres hante dhe nga nje dacke prej saj.

-Nuk eshte ashtu!
-E de mire, te vije shendoshe, sikur do martohem une me te, ti do martohesh, po pranoi ajo nena e tij aq e kendshme!- sterholloi zerin duke i kujtuar nenen idhnake te Drinit.

-Po ne jemi te rinj! Ç'hyn martesa ketu!-u ankua dhe mire si erdhi per ato cka tha Aroni, megjithese mund te kishte te drejte.
...
Donte qe ato dite te kalonin shpejt, donte qe ne ato dite minutat, oret te beheshin ere. Donte te perqafonte Drinin e ti thoshte sa shume e donte.
Te nesermen zgjodhi te mos u dukte me punë. As te pasnesermen...
Pyeste Elin per cdo gje.

Ate pasdite te enjteje kur po behej gati per ndarjen e cmimeve nuk i ishte bere vone per asnje nga ato qe i kish treguar Eli. Mendjen e kishte stopuar ne nje fraze jo rendom te degjueshme. "U puth me Greten"

"E pash me syte e mi, u takua me te ne zyre pastaj dolen bashke" i kish treguar shoqja e Marion si kish kerkuar detaje per dicka qe nuk i interesonte.

Do thoshte qe ndiente neveri, por ajo ideja se ai puthte cdo femer sikurse ate e irritonte, e nervozonte, e bente te skermiste dhembet nga inati.

I bente dhe ato valle tu dridhej zemra si asaj?!

E per nje cast shkundi koken per te larguar cdo mendim qe mbante emrin e tij.
...
E kishin lene si departament te shkonin bashke. U takuan aty ku e kishin lene e te 3 ne makinen e Elit si llafazane filluan te kompesojne kohe qe nuk kishin qene bashke ne zyre.
***
Syte e tij ishin kudo, kerkonin ne cdo cep ate mistrecen qe i kish krijuar aq probleme dy dite me pare. I ish dashur te merrej me ate pronaren plakaruqe te dyqanit, te paguante nje fustan qe as nuk e bleu dhe te hante 1000 mallkime prej saj. E nese sot dukej aty dinte ai si tja ndreqte qejfin.
Kish kaluar te pakten nje ore qe ndodhej aty.Ne nje moment harrese po takonte kolege te ndryshem kur pa Marionin veshur me nje fustan te zi, me floket e saj te rremushem kapur lart.
Dhe rosaku i shemtuar qe kthyer ne mjelme...

MarionetëWhere stories live. Discover now