Pjesa 29

899 87 34
                                    

"Po futesh mes nesh atehere kur ne afrohemi gjithnje e me shume! Lere Drinin te lire, ketu eshte me mua" kish qene Ana me zerin e holle qe kish telefonuar ate pasdite. Kish qene ajo qe i kish perrallisur nje lidhje imagjinare me Drinin te cilen Marioni po e shkaterronte. E e hutuar ia kish kthyer " Do flas me Drinin".

"Nuk dua te flasesh me te, nuk e kupton qe te ka tradhetuar! Nje mashkull qe prek buzet e nje tjeter femre nuk eshte me yti, kaq gje nuk e kupton"kish uleritur pa shkaks aq sa e kish trembur Marionin.

E lodhur nga tentativat per ta bere Drinin per vete, e lodhur nga nje Marion qe e ndiqte ngado Ana kish plasur, e ter mllefin e akumuluar e kish nxjerre ne ate telefonate.

Kishte frike ta telefononte Drinin, kish frike te fliste me te. Me dite vertiste celuarin nder duat derisa mori guximin ti drejtonte vetem nje pyetje kur degjoi zeri e tij.

-Ke pasur dicka me Anen?-aq me padurim e pyeti.

-C'flet?-po aq i cuditur ish dhe ai nga ajo pyetje e dicka nuhati.

-Pergjigju,-kerkoi me ngul.

-Erdhi nje nate, para se te vija ne Shqiperi, per te festuar, u be tape e sdinte cfliste. Te betohem qe e lash nga dhoma tjeter, sepse isha shume i lodhur.
Erdhi ne dhome, dhe une isha pergjumesh...po mendoja per ty... mendova se ishe ti...

-Kishte te drejte,-uleriti e ndjeu se dhe faqet e buta u lagen.

-Jo! Te thash qe nuk ndodhi asgje! As qe me shkon ne mendje per te- e kesaj here dhe Drini ngriti zerin.

-Nuk te besoj! Ti po e mohon,- e qe atehere kur xhelozia gervishtte imagjinaten e saj pabesisht.

-Beso cte duash! Mendova se do te me kuptoje,-degjoi matane linje kercitjen e dickaje te thyehej, me gjase celulari i tij, i cili sekonda me vone u fik. Kesaj here ish Drini qe e kish humbur toruan, e kjo ndodhte rralle sepse ai ish mesuar te zgjidhte cdo gje me qetesi, kesaj here nervat skishin lene vend per arsyetim tek te dy.
...

Donte te fliste me dike e Vjola kish gjetur momentin per te dale jashte qytetit. I mbetej nje alternative aspak e besueshme por e vetmja, Klaudio.

Ish gati muzg, nje mbremje e fresket fund qershori. Doli nga shtepia sic ishte pa e ditur se ato rete shtungellore fshihnin shiun pas tyre.

Si behej vone qe po lagej e shpresonte qe bashke me te te rridhte cdo mendim, qe gjente nje cope qetsie.
Kur u gjend perballe deres se kuqe te apartamentit te tij shtrydhi paksa floket e i ra deres.
Trokiti shume here, mbase nga i ftohti qe kish filluar te ndiente, mbase nga ankthi se ai nuk ish ne shtepi e kur u be gati te zbriste shkallet degjoi kercitjen e celesit e me pas pa deren qe hapej e pak nga pak i linte vendin, nje trupmadhi te pergjumur.

-Me fal mbase te shqetesoj, mund te hyj,-i kerkoi me ngurim e ai hapi krahun si per ta lejuar te futej brenda.

Po qante ,a ish uji ne fytyren e saj se kuptoi. Mundi te gjente nje pale rroba te thata per te e kur e verenjti mire vuri re se po qante vertet.

Me nje seriozitet te frikshem e pyeti pse ish ne kete gjendje e ajo rrefeu cdo gje pa harruar as me te voglin detaj.

-Pse duhet te vuaj vetem une,-foli me zerin e ngjirur nga alkooli qe ai i kish servirur ore me pare.
-Vuajtje? Vuajtje quan ti se te tradheton i dashuri?- ngriti pak zerin duke rrekellyer goten e tij e duke i mbushur perseri te dyja.

-E doja, e dua,- skishte pse e bente dicka te tille! Kjo dhemb shume! Mu ketu,-preku anen e majte te kraharorit te tij me gishtin qe i dridhej lehte.

-E di cdhemb?-shtroi ate pyetje duke iu pergjigjur po vete.
-Dhemb te kesh dy prinder te ndare qe asnjehere nuk te kane kushtuar vemendje sa duhet, te kesh nje nene qe percan familjen per dashnorin, te rritesh mbyllur neper kolegjet e Evropes, te kesh nje moter qe ndonese vetem nga njeri prind ti jep shpirtin qe ajo te marre fryme lirisht si une e ti! Ti nuk e di si ndihem une kur ajo perpelitet ne gjume duke shtrenguar kraharorin nga dhimbjet!

Ti mendon se po te tradhetuan ka marre fund jeta! Nuk mendon se ke nje familje, ke nje te ardhme qe te pret!,-e ne fund te ligjerimit te tij ktheu goten me pijen ngjyre floriri e e perplasi ne tavolinen e vogel.

Kurse ajo mbeti pa fjale...kush valle po fliste me te? Ai arkitekti i padurueshem apo nje burre serioz e i rrahur me jeten.

-Ti te pakten e di mire sec do! Nuk genjen,-ndoqi me gisht buzet e gotes e disa centimetra u afrua prane tij.

-Po qan akoma? As qe ia vlen,- i ngriti pakez mjekren duke takuar syte e saj teper te gjelber. I terhoqi goten nga dora dhe mbeshteti koken e saj ne kraharorin e tij. U ndie keq, iu drodh zemra kur degjonts ngasherimet e saj here pas here. Plot femra kish pare te perpeliteshin, te qanin por asnje aq sinqerte sa ajo.

Mbase ne ato caste harroi qellimet e tij egoiste e po kerkonte nje fije buzeqeshje ne syte e saj.
Ne mendje i rreshkiten vargjet e nje kenge qe kish degjuar ne radio para ca kohesh. Atehere i qe dukur aq qesharake, por sot ato vargje ishin paralelizmi i duhur i situates.

" Qeshuu lule sot, lule ska ma lot
Vetem ngjyra ngjyra plot" i peshperiti mjaftueshem sa per te pasur vemendjen e saj.

E atehere ajo ngriti koken e e pa drejt e ne sy. Kush e dinte ne ish alkooli qe nxiste imagjinaten a valle ishte ajo blu qe ndillte.

"Puthme, si atehere, si heren e pare"i kerkoi pa e shkeputur shikim prej tij.

"Je e pire, skam nder mend te perfitoj prej teje! Jo ne kete gjendje te pakten" i beri te qarte duke levizur pak per te shtuar distancen.

-Mjaftueshem e kthjellet.

-Nuk ke frike nga pasojat? Dua te them, jo gjithmone gozhda nxirret me gozhde, jepi Drinit nje mundesi te shpjegohet,- e kesaj here ish ai qe mundohej te arsyeronte drejt. Ne fund te fundit Drini ai e njihte mire, e nese qe po i njejti Drin, tradhetia sqe gje e tij.

-Do flas, me vone! Por... a nuk isha une ajo cka doje? Vetem pak embelsi, per te cilen Drini asnjehere nuk ka kohe, kaq po kerkoj,- lidhi duart rreth qafes se tij, e aq e pire sa te mos kontrrollonte veten nuk qe.

-Mund te te coj ne shtepi, ose te flesh tek dhoma e miqve, ka plot hapsira ne shtepi,- per here te pare mendoi se refuzoi nje kerkese ndaj nje femre, nje puthje qe sdo te shkaktonte asnje dem. Apo jo?

Marion nuk qe nga ato qe hiqte dore lehte, e nese dicka e donte e arrinte. Sqe i larget sekondi kur buzet e saj preken ato te tijat, kur butesisht ato pershkonin njera-tjetren, duke pershpejtuar dhe rrahjet e zemres.

-Po luan me zjarrin! Nuk me njeh- e paralajmeroi.

-E shumta do digjem!- mori persiper riskun ajo.

MarionetëWhere stories live. Discover now