36. Krisje?!

932 86 27
                                    

I qe falur dhe nje here atij mashkulli,
mbase nje fije krenarie e kish pasur te kundershtonte, por dhe ajo kishte rene perdhe kur buzet e buta preknin tundueshem lekuren e saj.

Per nje fije mbase kishte dashur te mos ndodhte, ky i dyte gabim, por deshira kishte qene me e madhe. Dhe ja ku kish përfunduar; prane tij.
Ndiente fymen e ngrohte ti binte ne qafe e doren qe i rrethonte belin.
Ngadale u kthye nga ai e per nje cast zemra filloi ti rrihte me shpejt. Largoi floket e erret qe i kishin mbuluar syte e vazhdoi te kundronte fytyren e paqte.
Nuk po e kuptonte sec e terhiqte kaq shume, cja bente zemren te rrihte aq fort, e fjalet ia merrte nga goja. Cdreq hipnoze ish kjo e tij? Nje kurrekund ne te cilin behej cudia e ku zemra rropatej per nje fije dashuri...

-Mjaft pe si maniake,- qe zeri i Klaudios qe e solli ne orbite e ajo pa me inat tavanini.

-Miremengjes edhe ti,-mblodhi turinjte si femije i llastuar.

-Qenke ne qejf me duket,-thumboi paturpesisht,- sepse mbreme peliteshe si zog ne kafaz,- i kujtoi.

-Une nuk desha, ti me detyrove, ishte kunder deshires sime, kriminel,- kesaj here po luante me te e cuditerisht si bente pershtypje se kish fjetur me te, se ndante te njejtin shtrat, si bente pershtypje sepse kish kuptuar se dicka ndjente tashme.

-Une nuk detyroj kurrekend, por ti gati sa nuk po pergjeroheshe ,- foli pas nje pauze te shkurter

-Idiot,- e goditi ajo me jastekun e saj,-pse e bere?-insistoi ta dinte.

-Ta thash pra,- se po mu lusje, e une nuk jam aq i poshter sa te mos ia bej qejfin "te djegurave"!,-nenqeshi duke kaluar gishtat nder floket e zinj.

-Ti me do,-shpalli me aq siguri duke e pare ne sy e ai tere seriozitet si u mendua ca ja ktheu me nje JO te ftohte.
-Me do sepse nuk do kishe arsye te beheshe xheloz ndaj Drinit, nuk do kishe pse me prisje, sdo kishe pse me puthje e asnjera nga keto gjera sdo kishte ndodhur...nese sdo te me doje,- herzitoi te thoshte ne fund.

-Ndodhen sepse ti je lodra perfekte per ata si puna ime! Je nje cope shushke qe beson se dashuria ekziston dhe shkrihesh para te parit djale qe te ofron pak te ashtequajtur ngrohtesi, te perkedhel e te pershperit tere naten fjale te embla e ti do hapesh ...

Para se te perfundonte ai u degjua shuplaka e saj te ngjitej fort pas faqes se tij, e jo vetem nje here . I ra dy a tri here deri sa ai u detyrua te rrembente kycin e saj qe te ndalonte.
Gjithmone i njejti perfundim, si te ishte nje deja vu.

Ndoqi me sy udhen e saj gjer ne deren tjeter te dhomes e u perpoq te reflektonte mbi ate qe kish thene. Kish folur ne inat e siper me veten kur zemra e tij protestonte duke goditur fort kraharorin. Ishte hera e dyte qe nuk e kontrrollonte dot veten pas dickaje qe ndodhte midis tyre. Nuk ndodhte me asnje tjeter, nuk e kishte ndiere zemren te brofte ne ate menyre kurre me pare, aq sa mendoi mos kishte probleme kardiake.
Per Marionin i duhej nje justifikim i mire tani qe e kish menderosur fare punen.

-Marion!-thirri pas dere aq sa dhoma oshetiti. Marion, me degjo, me fal!
E di qe fola pak si teper, te kerkoj ndjese, vetem mos bej ndonje budallallëk nga ato qe ke zakon ti! Hape deren e flasim qetesisht,-i kerkoi kesaj here pak i shqetesuar. Duke e njohur sa impulsive ishte ajo kishte frike mos ia jepte truri te bente ndonje te pabere.
I mbeshtetur pas deres ngjyrequmeshti priti nje cope here per zerin e saj, por ajo nuk u ndie. U degjua vetem zhurma kerrcitese e celesit, pastaj aroma ndjellese u perhap ne ajer se bashku me avujt e ngrohte qe leshonte trupi i saj. Kaloi perballe tij pa e pare ne sy, me nje shikim te acarte e te eger qe dukej se do te vriste e shkaterronte cka i dilte para, dicka rremoi ne komo e perseri me nje qendrim prej statuje levizi neper  hapsiren e dhomes drejt deres.

-Marion, me degjo njehere!- shfryu i dëshpëruar.
Ajo e shtyu duke hapur rrugen.

-Ndodhi sepse me kishte marre malli,- pranoi e uli koken duke kafshuar buzen e poshtme.

Ndiente zemren ti rrihte si te qe nje gjimnazist. Dallge mendimesh qe i perplaseshin ne koke, e dicka qe e stermundonte ne kraharor.

Perseri ajo nuk nxorri ze, por e shmangu te mos e shihte ne sy. Ai vazhdoi te fliste me tone te larta ndersa krahun e saj e shtrengonte fort e akoma me fort e kish mberthyer pas dere.

- Ti nuk meriton asnje fije dashurie, as nga une e as nga kurrekush!- leshoi gati ne britme helmin qe ia mpiu zemren.

Nuk diti cte thoshte. Nuk gjeti asnje fare argumenti qe ta kundershtonte. E pa te ikte dhe nje here tjeter, e pa te venitej pak nga pak aroma e trendafilte e saj e ne fund ndjeu zemren e tij te pesonte nje krisje, te paren krisje....

Pjesa e shume pritur shkon per Koralden ,Xhulin dhe per cdokend qe e gjen veten ne histori.

Deri ne update-in tjeter  MWAAA💋

MarionetëWhere stories live. Discover now