Pjesa 40

977 90 38
                                    

Ne nje fare menyre, i ishte meriztur kjo puna e koteles. I dukej sikur po ia nxinte jeten me ato veprimet e saj prej femije. Ajo nuk dinte te sillej per ate moshe qe kishte, ishte nje llastice e pandreqshme, e ai akoma me budalla qe i shkonte nga pas. I kish sjelle nje çekuilibrim ne jeten e tij. Vec Reit e punes, tashme shtohej dhe ajo ne mendjen e tij, ajo dhe problemet qe i shkaktonte.

Qe prej dites se ditëlindjes se saj nuk e kishte takuar me. Per te pare, e kish pare neper korridore, ne ashensor, ne hyrje te firmes, por nuk i kishte folur.

Donte te krijonte nje fare distance e tja bente te qarte se nuk kishte asnje fije dashurie apo terheqje karshi saj.
Ia kish vene ne dukje dhe kur e kish cuar ne shtepi ate dite.
"Qe te sqarohemi, une dhe ti skemi me pune bashke, e vetmja gje qe na lidh eshte firma, ambjenti i perbashket. Beme qejf e kaq, une keshtu jam, nuk mund ta shtyj shume me nje femer, kurse ti me flet mua per dashurira e ndjenja",- keshtu i pati thene.

"Nuk ndjen asgje kur je me mua?"e kishte pyetur me syte gati ne lot.

"Te thash, eshte thjesht kënaqësi e momentit" i qe pergjigjur pa menduar dy here nje pergjigjje me objektive.

"Une paskam qene nje kënaqësi e momentit per ty" kaq kish thene e keto kishin qene fjalet e fundit qe prej asaj dite.

Fjale qe i kishin mbetur ne mendje e nje lloj frike e kishte mberthyer kur ajo nuk i kishte uruar as mirupafshim ate dite. Frike se mos nuk do ta degjonte me zerin e saj te zhurmshem perreth e dic po i mungonte vertet. Frike se mos nuk do te shihte me ate buzeqeshje marroke...dhe ajo po i mungonte.
Ai e njihte mire ate copez arti, ate telajo plot ngjyra. Ai donte aq shume ti shmangej, por se bente dot...mundohej t'i mbushte mendjen vetes se ishte merzitur me te e ti gjente vetes nje argetim te ri, kurse fytyra e saj i dilte ngado, hija e saj ishte ne cdo cep. Ajo ishte aty ulur ne nje prej stolave ne banakun e kuzhines, ishte ne divanin ngjyrequmeshti duke pare televizor, ajo ishte ne dhomen e tij, ne shtratin e tij, koken e kishte mbeshtetur ne fund te jastekut. Ashtu flinte ajo, zbulohej tere naten, levizte shume...qante shume...aq sa ai nje dite i kish bertitur "A ka mundesi te mos i celesh cezmat per cdo teme qe diskutojme" e ajo kish ulur koken dhe me gjysme zeri kishte thene "S'kam qene keshtu! Kam qene cope akulli,por ja qe njerzit ndryshokekan."

Mund te kalonte minuta, ore pa fund duke menduar per cdo cast qe kishin kaluar, per cdo budallallek te thene nga goja e saj qe e benin te qeshte me vete. Oh, ata kishin qene vertet dicka, dicka nga e cila ai duhet te hiqte dore.
***
Ajo ende nuk e kishte hapur kutine e dhurates se ditelindjes qe Klaudio i kishte dhene. Ishte nje kuti ne forme drejtkendeshi e mbeshtjelle me leter xixelluese blu. Nuk kishte dashur ta merrte por ai kishte insistuar duke ia lene ne dore. E kishte lene ne sirtarin e komos e donte te provonte se sa do ti rezistonte tundimit per ta hapur. Ajo nuk mund te ishte njesoj si cdo vajze, ajo nuk mund te ishte vetem nje argetim per te. Kishte kaq shume dyshime, kaq shume "pse" ne veprimet e tij kaq shume sinjale per te te kuptuar c'mbante ne zemer.

Sonte e kishin lene te dilnin, ajo e Vjola. Hera e pare qe ajo shkonte me deshiren per tu defryer ne nje club. Ishte kacafytur nje cope here me te emen aq sa i ishin ngritur nervat e tani behej gati per te dale "ne mes te nates."

"Ma plase shpirtin, rremuje gjithandej! E ngre ate tavoline ne vend qe te bredhesh lart e poshte e nje Zot e di se ku shkon! Po je vajze, neser pasneser martohesh, sdo dish si lahen pjatat, sdo dish te besh nje supe a dicka. Si do veje ky halli yt. Po u bere 23, mbarove tere ate shkolle e ne binar ske hyre. Po ndaj ta mori Ana Drinin se nuk qe e zonja ti. Per ca te hyn ne pune nje si ty?" I kishte folur rende e ema caste me pare e e kishte prekur aty ku ende i dhimbte.

"Drini jete te lumtur! Sa per mua, mos e vrit mendjen, do rritem dhe une nje dite! Pse iu shqeteson kaq shume karakteri im?"  Ishte kthyer duke ruajtur nje fare qetesie.

MarionetëWhere stories live. Discover now