Pjesa 19

898 90 38
                                    

-Kush e ka vene ate aty!-gati u bertiti Elit, Savjos e Gretes kur pa pikturen e re shtuar ne zyre.
Po kerkoj nje pergjigjje! E dini qe sduhet te prekni asnje nga keto telajo ne mur,-rriti akoma me shume zerin.

- Ne nuk kemi hequr asnjeren! Ate e ka bere nje shoqe e jona,-mori guximin te fliste Savjo.
-Dua te flas me te!-uli paksa tonin e zerit e me pas vendosi te prezantonte qetesisht pozicionin e tij para departamentit te vogel te Teknologjise dhe Informacionit qe e shihnin te hutuar.

-Jam Klaudio Remi, arkitekt, njekohesisht drejtor i pergjithshem i firmes, pergjegjes per nje te treten e departamenteve duke perfshire dhe tuajn, bashkeaksioner me tim ate, qe besoj nga ju njihet. Per cdo porblem do te me adresoheni mua.
Dhe... kush eshte ne krye te ketij departamenti?-iu referua drejtorit aktual te IT e syte e Gretes u ndricuan.

-Une jam,- gati bertiti ajo entizaste e hipnotizuar  prej zerit dhe pamjes se tij.
-Ti do me rapotosh cdo gje! Dhe njoftoje homologen time piktore te me duket ne zyre pas ores dy,-permbylli ai rrepte e telajon e vogel e hoqi qe aty duke e marre me vete.

U ndie xheloz, per te paren here u ndie xheloz per pikturat e tij. Dicka qe nuk ishte e tija kishte mbire aty e ngrinte kryet duke rene ne sy mbi cdo gje. "Shume blu" vazhdonte me analizen e tij ne zyre. "Konturimi jo i mire" gjeti nje klecke tjeter...
E sa e sa defekte te tjera i gjeti vetem e vetem ti mbushte mendjen vetes se pikturat e tij ishin mbi te.

Teper e dlire, e pafajshme! Pse dreqin duhet ta reflektonte gjithkund shpirtin e saj te brishte? Pse donte ti bertiste me te madhe qe te mos ndotte dhe ate me llumin e tij? E vazhdonte vetes ti kerkonte pergjigjjen e "Pse-ve" qe i mbinin ne koke sa here emri i saj vallezonte ne mendjen e tij.

E ajo ecte drejt zyres se tij me gjunjet qe i dridheshin, jo nga frika, jo.
Nga ajo e verteta qe skish dashur ta besonte kur Eli i kishte treguar me nje fryme. Mendja e saj kish fiksuar vetem tre fjale "arkitekti", "drejtori", "Klaudio Remi", e cdo gje tjeter ishte vagelluar pa dashur te degjonte me shume.
Punonte per te, per familjen e tij, punonte ne ate firme qe do te ndertonte nje kompleks aty ku ajo kish kaluar gjithe femijerine, aty ku kish punuar e ndihmuar te atin sa e sa here. Aty ku rradhiste celsat sipas madhesive e sistemonte disqet e makinave nga me te shtenjtet tek me te liret, aty ku kishte ndertuar nje histori qe e la pas me shitjen e atij vendi.
Punonte per Klaudion! E krenaria e saj po e vriste!

Trokiti lehte ne dere e hyri brenda pasi mori miratimin e tij. Shihte e ngrire ate duke punuar me ca vizore te madha hapura ne tavoline, lapsa te trashe , e tek tuk linte vijezime ne fleten ku nje plan ndertimi ishte krijuar.
-Ulu,-i ofroi me nje ze te qete e ajo me hapa mekanike plotesoi kerkesen e tij.
Diku ne nje cep syte i zune pikturen e saj, ze nuk beri por veten e pyeste ku e gjen guximin te marre pikturen e saj.
-Pra Marion, gezohem qe te shoh serish,-foli pas nje cope here heshtje e njeri cep te buzes e ngriti paksa.
-N...nuk e di ne mund te them te njejten gje,- gati belbezoi e gje tjeter ti thoshte sdinte vec rrinte e fokusuar ne cepin ku ndodhej piktura.

-Shiko, ne te dy e kemi nisur keq, por jo per fajin tone, te tilla erdhen rrethanat. Me beso nuk kisha si qellim te merzisja askend me ate kompleksin e ndertimit. Kur erdha une babai kishte menduar per gjithcka, ai nuk ishte as plani im,-nisi serine e justifikimeve duke dashur ti mbushte mendjen sadopak asaj,por perkundrazi, hasej vec me fytyren pa shprehi e syte bosh qe si percillnin asnje lloj emocioni.

-Si thua per nje fillim te ri?-i zgjati doren miqesisht duke i terhequr vemendjen per pak caste.
Denjoi te gjente syte e tij qofte edhe per nje cast e jo me ti jepte doren. U ngrit me nje lemsh emocionesh pa nxjerre asnje fjale nga goja e para se te dilte hodhi dhe njehere veshtrimin ne telajo me shpresen se mos do tja kthente por ne ate hapesire kumboi vetem ajo"Shume blu" qe nxorri nga goja ai duke shtremberuar fytyren kur verejti syte lutes te saj.
Te rrinte se kish ne plan, mbertheu canten e saj te vogel e justifikimi i pare qe gjeti ishte "Mora leje".
Vazhdonin ta shihnin se si tufullonte nga inati , por nuk i flisnin.
Dhe kur e pershendeten ajo se mori mundimin ta bente.

Ecte e ecte e here-here fliste me vete. Ta kish ditur valle do te punonte aty?
Pastaj... Klaudio kishte te drejte ne disa gjera, ama per tu besuar ai s'ish.
Familjes nuk kishte ne mend ti thosh' aq me teper babait. E dinte qe do te merziteshin sikurse ajo.
Te jepte doreheqjen ishte e mesmja e arte, e me pas mund tu tregonte e qete arsyet pse la punen.
Keto edhe mund ti rregullonte disi por atyre mendimeve per Klaudion qe i zaptonin mendjen shpesh keto kohe, atyre si tua bente.

Me Drinin kish kohe pa folur. Ai ish i zene me punet e veta e ta shqetesonte ne keto kohe si dukej me vend. Por tani kishte nevoje. Kishte nevoje per zerin, keshillat e tij, ndaj se mendoi dy here qe ti bente nje "video call".
Pas 4 a 5 zilesh imazhi i tij u shfaq. I qete si gjithmone, i paqte, i dashurueshem.
"Drin" i foli dhe me buzet e saj mbiu nje buzeqeshje e pashqitshme.

"Dashuri, ckemi" ia ktheu embel e ne sy dic i dalloi nje shqetesim.

"...Mire, mire them" hezitoi ti tregonte ce kish merzitur.
"Ke dicka ti" nuk mund te rrinte pa ia vene ne dukje Drini.

"Shiko, firma ku punoj...aty eshte drejtor ai shoku jot..." vazhdoi me rrefimin e saj e Drini vecse degjonte detajet e her-here verenjtej ne fytyre.

Kur ne fund ti kerkoi si te vepronte ngeli dhe ai. Mire si vinte te ishte nen mbikqyrjen e Klaudios, e njihte e e dinte ckoke kishte. Ndaj nuk vonoi shume e ter seriozitet i tha" Jep doreheqjen".

Per nje cast u gezuar kur Drini i dha zgjidhje por do te kish qene ai zeri i mackes aq mire te memorizuar qe do i ndyshonte humorin.

"Do e mbyllesh ate telefon Drin" ish shprehur e irrituar Ana nga shmangia qe ai i bente duke folur ne telefon me dike tjeter ne prani te saj.

"Paske qene i zene" e kete here fytyra e saj e nderroi shprehine e iu desh vecse nje mirupafshim e ftohte qe ti mbyllte telefonin pa kerkuar nje shpjegim.

-Si e ke hallin ti ,-i foli i tensionuar Anes.
-Ti nuk mundesh qe gjate gjithe kohes te me neglizhosh mua duke u marre me te dashuren,-shtremberoi zerin e holle.

-E kisha gabim, ti nuk ndryshon!-i tha para se te ikte e ta linte vetem ne barin e vogel.

Dicka tjeter i tha ne ikje por ai as qe e degjoi. Donte vetem ti jepte nje shpegim Marionit ndaj nuk vonoi shume ti shkruante shpejt e shpejt se qe Ana qe e kish ftuar per nje pasdite qe te njihte me shume Berlinin.
Sa do ta kuptonte ajo se dinte. Do te duhej ca qe te qetesohej, por ne fund do e merrte ajo vete.

Opsioni i fundit ishte Vjola...
Do ia thoshte asaj te gjitha, te qante sic e kishte zakon, te nxirrte dufin mire e mire e ne shtepi te dukej e qete. E ashtu beri. Por ndryshe nga Drini Vjola e keshilloi te mos e ikte aq me teper kur degjoi emrin e Klaudios. Ajo vdiste per te edhe ne telefon mbante fotot e tij, si fanse nenkuptohet.

Lemsh e me lemsh, mberriti ne shtepi. Te lexonte ndonje rresht, sperqendrohej dot, te zhgarravite ndonje flete i kujtohej ajo "shume blu"
e pa ditur cte bente ia keputi gjumit mbase per tu mberthyer pas nje endrre te re...me shpresen se e nesermja do ti jepte zgjidhje.

MarionetëDonde viven las historias. Descúbrelo ahora