Pjesa 42

875 79 37
                                    

Perfunduan ne nje bregdet te shkrete, nje nder ato pak zona te papushtuara nga turistet, e qete ku ate mund ta gerryente mire ndenja e fajit. Ajo nuk kishte folur, as nuk kishte qare. Ama fytyra e saj si te ishte e ngrire nuk percillte kurrefare emocioni. Ne krahun e djathte dukeshin qarte hijet e errta te gishtave te tij mbetur aty. Kishte minuta qe kish ndaluar e asnjeri nuk bente ze.
Shfrynte e gishterinjte i kalonte nder floke i tensionuar derisa shkyci dyert e makines duke dale vete jashte.

Ndezi nje cigare, ai rralle e bente, kur kishte vertet nevoje. Priti qe ajo te dilte, pastaj i lodhur me nje fytyre te penduar iu afrua duke hapur deren.

-Duhet te flasim, ma jep kete mundesi te pakten,- i kerkoi gati ne pergjerim.

Ajo nuk e veshtroi fare,  donte ti thoshte se kishin folur mjaftueshem, por ai e mori ne krahe duke e ulur ne nje shkemb qe te arrinte ne nivelin e tij.
Nga t'ja fillonte?

-Marion,-emri i saj i thene nga ai krijoi nje tingull te qe nuk e donte kesaj here.
-Une...une jam plehre, se di si e bera ate gje,-preku duart e saj por ajo i largoi tutje.

I derrmuar ra ne gjunje e me krahet e tij lidhi kembet e saj te holla.
-Te përgjërohem me fal!! E mallkoj veten cdo minute per ate qe bera! Ishte e pavetedijeshme,- e per nje cast ngriti koken duke kerkuar syte e embel prej femije. Ata ishin te ftohte, te perumbur, cope akulli.
Ai mbeshteti koken ne gjunjet e saj e fillonte te qante si femije. Ata kishin nderruar vedet... Gjigandi perpara saj po deneste e  ajo ndjente lotet e nxehte aty ku ai kish mbeshtetur koken.
Mund ta kuptonte fare mire qe ai ish penduar por nuk gjente nje justifikim pse ai e goditi. Ato "me fal" qe i thoshte nen ze ia thernin shpirtin.
Ishte zemra qe rrihte pa pushuar ajo e cila nuk i bindej, ishte gati te shkulej nga kraharori vetem te mos ndjente dhimbje. Preku floket sterr e dora i humbi ne baluken e dendur.
Donte ti thoshte te pushonte, se gjerat ishin ne rregull, por ja qe ato nuk ishin, ato ishin thyer, copetuar e flakur tutje.

"Une te doja, te doja shume! Jam munduar kaq kohe ti fshihja keto ndenja por e shoh se qenka e pamundur. Une nuk jam mesuar te dua Marion! Kevin kishte te drejte. Por ne momentin qe fillova te ndjej per ty gjerat ndryshuan. Une...une kam kaluar kaq shume nder duar dhe asnje nuk ka qene si ti. Në ty eshte njehesuar gjithcka ;e bukura, e embla, e rritura, inatcia, je nje telajo plot ngjyra, je bota ime plot ngjyra. E di qe meriton dike me te mire se une, te te thote cdo moment qe te dashuron e nuk ndalon se pari syte e tu te bukur.
Une jam kaq mizor, jam i peshtire...
Te bera te bije ne dashuri me mua ne menyrat me te keqija te mundshme, u solla keq, ti prap me deshe, te detyrova te dilje nga natyra jote, ti prap me deshe, perfitova nga ty atehere kur kishe nevoje per mbeshtetje, e ti nuk rreshte se dashuri.
Ideja se mund te kishe qene me dike tjeter vec meje me terboi fare! Ti ishe e imja, je e imja... Apo jo?-drejtoi ne fund ate pyetje retorike si te donte tia jepte vete pergjigjjen por ne sy se pa.

-Isha marioneta qe te ngrinte humorin? Isha marioneta jote. Me detyrove ti te isha. Ne momenti qe ti thoje skam me pune me ty, kjo zemra ime copetohej mijera here,- mbeshteti njeren pellembe ne kraharor.

-Me fal, me fal, me fal,-foli me gjysme zeri ndersa fytyren e fshehu ne gjunjet e saj per te mos i pare lotet qe i digjnin syte.

-Ti ke gjithmone te drejte, une..une jam nje femer e dobet,- perkedheli floket e zinj e ne fytyre ajo ruante nje statike te akullt. Kerkoi per syte e tij.
Ata ishin te kuqeluar, ne nje blu te lare. I erdhi keq, i erdhi aq keq per ata sy te bukur ne lot.
U ngrit ne kembe e iu drejtu makines pa i thene asnje fjale, gje qe e cuditi ate. "Dua te shkoj ne shtepi" i tha para se te futej brenda pa e kthyer koken pas.
Ai e ndoqi nga pas duke zene vendin e tij. Kerkonte nje pretekst per te folur me te, e ate se gjente.
Diku nga mesi i rruges ne kalimet dytesore te autostrades veshi i kapi ca tinguj te humbur te zerit te saj,ca murmuritje "Ule pak shpejtesine" e ai si kokeshkemb qe ishte beri te kunderten.

MarionetëWhere stories live. Discover now