Pjesa 37

976 82 12
                                    

Nuk e dua, nuk te dua,-perseriti me vete ndersa mberthente kopsat e kemishes. Loder,-vazhdoi duke marre xhaketen.

Ndihej ne faj, cuditerisht ndihej ne faj. Klaudio ndihej ne faj e vetes mundohej ti mbushte mendjen se ishte stresi i simpoziumit. Vinte verdalle neper hollin e hotelit e priste stafin te mblidhej duke pare shpesh oren. Ne fakt, priste te dukej vec Marioni, te shihte fytyren e saj prej femije e te gjente aty nje fije qetesie. Gjate gjithe prezantimit e pa vetem nja 2 a 3 here. E kishte pare tek hynte me fytyren tejet te zbehte e syte qe kishin ndryshuar hije e ngjyre, plotesisht per fajin e tij, e kishte pare kur ishte ulur ne nje cep duke pare pa kurrefare endje cdo gje.
...
Minuta me pare kish qene duke menduar me vete e ne nje perfundim nuk kishte dale. Djali te cilin, kish mesuar ta donte dhe pse nuk kish dashur, ai per te cilin hidhej ne det e kthehej prap, ate per te cilin pranonte te ishte nje pupete, pikerisht ai qe i permendte vazhdimisht Ne , pikerisht ai i dha shuplaken e forte duke mohuar cdo gje. Duke mohuar ato copeza magjie qe ajo perjetonte ne krahet e tij teksa dashuronte me zemer, duke mohuar rrahjet e zemres sa here qe buzet takonin njera- tjetren. Ishte nje klishe. Historia e saj ishte nje klishe. Vajza qe binte ne dashuri me princin e kalter...lexuar ne mijera libra, degjuar ne cdo perralle. Ajo ishte kunder klisheve, por kush e pyeste ate. Dikush shkruante fatin e saj, nje autor mizor qe e donte klishene. Por ajo nuk do ta lejonte. Ajo do te shkulte cdo flete te shkruar gabim. E kish vendosur, ajo sdo te hiqte dore nga kjo dashuri e re, sdo te hiqte dore nga Klaudio. Mbase perralla e saj do te kishte nje fund te lumtur, dreqin, skishte cte humbiste me.
...
Me syte ngulur ne cepin tjeter te hollit veshtronte se si referonte ai. Sa i perkushtuar ishte! Me aq pak sa e njihte kish kuptuar se ai ishte ndryshe. Ishte nje guacke e mbyllur qe fshihte brenda perlen e rralle. Tejet i perkushtuar, tejet i talentuar, tejet perfekt per te.
E per nje cast perfeksioni i tij zbehu shpresen e saj. Zbehu ato pak mendime per ata te dy. Ai e ajo... mbase.
...
Zemra i brofi atehere kur turmat po zhbeheshin e zeri i thelle thirri emrin e saj.
Mimika e tij kerkonte te thoshte dicka, mbase qe i vinte keq, por Marion se lejoi tja thoshte kete gje.
Nje ndjesi e pashpjegueshme lindi brenda saj kur ai i shqiptoi emrin. Gemat iu duken me te bukura kur i tha Klaudio, iu duk sikur ato po kercenin vals e per nje cast buzeqeshi me idene marroke.
Hapi krahet gati per te ti lidhur rreth qafes se tij. Krejt cuditshem kerkonte nje Pse? Pse e bera? Pse po e perqafoj?

Ishte nje fragment sekondi kur ajo e pushtoi me krahet e saj e syte i mbylli vetem per te shijuar ate moment, afer e larg syve te cdokujt.
Ai nuk foli por beri te njejten gje, ne medyshje e perqafoi e puthi faqen e saj te bute. Vetem pak caste e e shkeputi nga vetja si te mos kish ndodhur asgje, e ajo e pa e hutuar per nje shpjegim.
-Marion,- e thirri per te dyte here e ajo rendi pas tij. I la ne dore nje bilete, e ajo as qe i kushtoi vemendje. Fytyra iu cel vetem kur pa se ishte nje bilete per nje gare formula one qe per koicidence ishte diten e sotme. Kishte kohe te shihte garen para se te niseshin, te bente realitet endrren per te pare pilotin e saj te preferuar. E perseri kerkoi te dinte.   Pse-ne e gjithekesaj.
Larg syve te cdokujt si te ishte agjente e fshehte perfundoi perballe deres se dhomes se tij. Trokiti ne te e priste qe te shfaqej ai, e askend tjeter. Por nuk ishte ai, ishte nje fytyre femerore e njohur, Greta. Po sigurisht! Si mund te harronte se ajo kish ardhur si pjese e stafit! E folura e saj e ftohte, floket bjonde qe pikonin mbi dysheme , vizualizimi i asaj qe pa e bene ti qethej mishi.
Ishte...ishte e dhimbshme. Autori mizor vazhdonte te shkruante fletet e jetes se saj kunder cdo deshire.

Deshi te dinte pse ajo ish aty, por kush ishte ajo te pyeste per ate cka si takonte.

Kish rene kaq poshte! Ai tallej me te, ai tallej me cdo njeri. Ai luante me te, nje marionete ne doren e tij...
...

Ne hyrje te pistes shtrengonte fort bileten ne medyshje per te vazhduar me tej apo jo.

-E ke me dy mendje?
Ajo ngriti koken e cuditur per tu hasur dhe njehere me Klaudion.

-Dio?! Ti, cdo ketu? Greta...dicka murmuriti e ai as qe e degjoi.

-Do te humbasesh dashurine tende te perjetshme nese vazhdon e me sheh mua?- qeshi pakez duke kapur doren e saj.

Je ti! Je ti dashuria ime ,-vershuan ne mendjen ato fjale qe nuk arriti ti nxirrte e ne vend te tyre tha:
-Pse ma ben kete?

-Sheet, ka kohe mjaftueshem per shpjegime, por jo ketu, jo sot. Te premtoj qe nje dite do ta gjejme pse-ne.

Marion veshtroi e hutuar,e kembet e saj ne menyre te pavullnetshme ndiqnin ate.
"Perpiqu te mendosh se jemi bashke per keto pak ore"i kishte thene e se ne ckuptim i kishte thene ato fjale se kishte marre vesh.

A mund te argetohej valle kur ne mendje i vlonin mendimet? Kete kishte menduar kur kishin zene nje vend per te pare garen. Por e kunderta kish ndodhur.
Vetem pak caste kishin mjaftuar qe ajo te celej perseri e te fliste e ngazellyer per ate cka shihte. Dhe ne fund te gares kur e lumtur i preferuari i saj preku finishin iu hodh ne qafe Klaudios si te te kish harruar cdo te shkuar.
...
-Ishte magjike! Ishte komplet ndryshe! Dio...une

-Mos falendero,-e nderpreu ai duke kthyer koken nga ana tjeter.
-Duhet te behemi gati per nisjen ,-vazhdoi serioz duke rikthyer shprehin e perhershme.
Rrugen deri ne hotel e bene ne heshtje. Mbase ajo do te kishte dashur te fliste per shume gjera me te, por zgjodhi te mos fliste sikurse ai, sepse furtuna e vertete skish ardhur akoma.
...

Deren e dhomes se saj e gjeti hapur. Zerat brenda degjoheshin te vaket gati gati peshperima. Ishin mbledhur te gjitha "koleget e saj" koke me koke e dicka cucurisnin.  I pershendeti e pergjigjje nuk mori. Ne vend te saj ndeshi shikimet perbuzese te seciles prej tyre me me ne krye Greten.

-Paske qene nje allasojshe ti!-qe komenti i asaj imcakes qe skish shume qe i ishte bashkuar stafit, as emrin sja mbante mend.

-Hah, mbaroi pune dhe me ty Remi!- zeri i holle i Gretes si tingull bezdises i shpoi veshin, pastaj e qeshura e tyre ne grup e hutoi akoma me shume.

-Cdreqin po flisni?- pyeti gati ne inat.

-Do kete fjetur me te per lek, ose qe ta rrisin ne detyre! Kushedi si e ka pasur hallin tjetra,- e pas te qeshurave qe e shoqeronin inati i saj rritej gjithnje e me teper. Nje mendje i thoshte ti nxirrte per flokesh jashte.

-Jashte! Jashte qe ketu, u tregoi me gisht deren e koken e mbante ulur per te mos iu treguar lotet qe rridhnin nga inati.

-Ua, avash ti! Fjeti kjo me arkitektin e iu duk vetja shefe. Provinciale amatore!- e kjo e fundit i dhimbti me shume nga cdo gje tjeter. Fyerjet, aq me shume prej nje palo dashnorje a cdreqin Klaudio e kishte Greten, si lejonte.
I ra fort, aq fort sa cepi i buzes se saj nisi te gjakosej e nese qepare vec po mendonte tja kapte floket tashme po e terhiqte fort bishtalecin e saj jashte dhome. E ndersa te tjerat kishin dale ajo mbylli deren me celes. Jashte degjoheshin ulerimat kercenimet e sharjet e Gretes por sju be vone per te.
Ne faj mbeshtetur pas dere veshtronte Elin qe nuk kishte nxjerre as edhe nje fjale gjate gjithe asaj kohe kur ne heshtje sistemonte canten e saj te vogel.
-El,-tha me gjysem zeri e pa ditur cte thoshte priti qe shoqja te ngrinte koken.

-Te verteta jane? Mbreme nuk ishe fare ne dhome, ne mengjes rrije vrenjtur. Cfare te mendoj une?- foli Eli duke mbajtur qendrim ndaj saj.

-Nuk eshte ashtu sic duket! Une dhe Dio, domethene Klaudio jemi miq. Miq te mire me kupton,- genjeu pa ditur se si te shpjegohej e tjetra dukej se e kish ngrene karremin.

-Ti dhe Remi miq?!- shqeu syte ndersa Marioni pohonte me koke...
Bezdisi shume here gjate gjithe rruges e Marioni ja priste shkurt me friken se mos tregonte ndonje gje sduhej. Ne syte e Elit ishte krijuar mburoja e shkelqyeshme e miqesise se saj me Remin.

Por ajo ishte shume e me shume se miqesi. Ishte ndenje qe buciste brenda shpirtit te saj. Ishte dashuri, e vertete kesaj here, nga ato per te cilat e shet shpirtin pamedyshje...

MarionetëOù les histoires vivent. Découvrez maintenant