#7

3K 107 8
                                    


Kishte dal që në mëngjes, kishte shëtitur e vetme një pjesë të vogël të atij vendi të madh , kishte hyrë në dyqane , cafe për të gjetur ndonje frymëzim por jo . Kishte blerë vetëm mjete për shkollë dhe pak rroba

Pas një shëtitje të gjatë,  vendosi të kthehej në shtëpi , në këmbë,  me kufje në vesh dhe duke shikuar hartën në tel për tu kthyer në shtëpi , ku rastësisht sytë i shkuan tek një dyqan me gjëra antike , piktura të vjetera . Hoqi kufjet dhe iu drejtua atij dyqanit . I pëlqente të eksploronte .

Sapo shtyu derën u dëgjua zilja që një klient kishte ardh . Ishte nje dyqan I madh , me gjera antike , të bukura  , kishte edhe rafte  libra dhe piketura në mur

( e gjithë biseda në anglisht )
- përshëndetje- tha një burrë rreth 70 me syze , përpara Mariangeles. 

- përshëndetje- iu drejtua Mariangela me mirësjellje duke hequr syzet .

- si mund të iu ndihmoj ? - pyeti ai duke i kaluar anash  saj për ti hapur rrugën

- vetëm po shoh fillimisht- tha ajo me buzëqeshje

- urdhëroni atëherë- tha ai duke i bërë me shenjë dhe Mariangela filloi të shikonte gjithçka me vëmendje

- mund ti preku ? - iu drejtua ajo shitësit

- mund të bëj një përjashtim për ju , pasi e shoh që iu pëlqejnë- tha ai me mirësjellje

- faleminderit- tha Mariangela dhe filloi përsëri ti shikonte me kuriozitet .

- jo shumë njerëz të moshës tënde e vizitojnë këtë dyqan, mund të them me plot gojën se personi i tret që vjen  - tha ai pas saj me dy filxhanë në dorë

- kjo është pasi nk janë të vetëdijshëm sa të bukura janë këto- tha ajo për disa zbukurime që ishin përballë saj dhe u habit kur e shikoi atë personi me dy filxhanë  në dorë.  Mendime të ndryshme filluan ti vinin në mendje dhe ai personi e vuri re

- mos u frikeso , nk ka asgjë mbrenda por thjeshtë nje çokollate e nxehtë- tha ai duke i drejtuar filxhanin

- sot nk i besohet kujt, por faleminderit - tha Mariangela duke marrë filxhanin

- jam Xhorxh - tha ai me një buzëqeshje

- Mariangela Ahriman unë- u prezantua ajo

- e di se çfarë do thot emri jot ? - e pyeti ai dhe Mariangela qeshi dhe solli shikimin tek diçka e bukur që i tërhoqi vëmendjen

- Mariangela do thotë engjell rebel dhe Ahriman djall - tha ajo dhe mori atë që i tërhoqi vëmendjen

- të shoh se të pelqen historia , dhe te tërheqin gjërat e rrezikshme - tha ai

- jam djalli fundja - tha ajo duke qeshur

- është një thikë- tha xhorxh

- çfarë? - pyeti Mariangela duke u kthyer nga ai me sendin në dorë

- ajo që mban në dorë është thikë- u përgjigj ai

- si ? - pyeti ajo me kuriozitet

- kështu- tha ai duke e marrë në dorë  shkopin e vogël me zbukurime të gdhendura dhe e hapi ushtroi pak forcë në fillim dhe në fund dhe një thikë e mprehtë u shfaq

- shkëlqyeshëm - tha Mariangela e habitur - sa kushton ? - pyeti ajo

- nëntë dollar , - u përgjigj ai duke ia lënë në dorë Mariangeles përsëri- je e re këtu? - pyeti ai

- po , para 2 ditesh u shpërngulëm me familjen time në një lagje këtu- u përgjigj Mariangela

- Nk je amerikane ? - pyeti ai

Devil or Angel ✔Donde viven las historias. Descúbrelo ahora