#51

3.1K 103 17
                                    

Pas disa ditësh,   u ngrit dhe u bë gati për shkollë.  Gjatë atyre ditëve qëndroi vetëm në shpi , duke lexuar libra ose duke pikturuar . Nk kishte dalur sepse e dinte që do i shihte . Kështu që e la të përballeshin kur të fillonte shkolla.

Nëse herën e parë kishte shkelur me frikë në atë shkollë,  atë ditë po shkelte me urretje . Shikoi nga larg ato që po qeshnin dhe loznin me njeri - tjetrin .

- mj vajzë u bëmë merak ,  ka disa ditë që nk pergjigjesh në telefon ,  as sms nk të vvijne- iu drejtua Oliver asaj duke iu afruar dhe Mariangela vetëm e shikonte me duar në xhepa

- ka ndodhur gjë Mari ? - pyeti Alano

- mos ndoshta të kanë bërë gjë? - pyeti Ramieli duke u ngritur në këmbë

- si nk u lodhet nga aktrimi - tha ajo duke qeshur Ironikisht- unë për vete isha lodhur tani - shtoi

- Maria je mirë? - e pyeti Klaudia duke e prekur në krah dhe Mariangela ia largoi me të keq

- çfarë ka ndodhur ? - pyeti Filiberto serioz dhe të gjithë e shikuan serioz

- jepni fund teatrit , e mora vesh të vërtetën , pse vazhdoni të lodheni - tha ajo me urrjetje

- çfarë teatri? Çfarë të vërtete? - Pyeti Ramieli

- mjaftë aktrove Ramiel, e dini shumë mirë se për çfarë e kam fjalën.  Nga vëllai jot e kam prit , por nga ju kurrsesi . Atij nk i besova por juve po . Mendoja se me të vërtet gjeta një shoqni që kam ëndërruar gjithmonë edhe ajo paska qenë gënjeshtër.  Edhe një herë më vërtetuat se sot nk është kush - tha ajo duke shikuar djemtë- po ti Klaudia? Si mundë ta mbajë të fshehtë? Dhe të me qeshje në fytyrë? Kam qenë shoqja jote e ngushtë e fëmijërisë dreqi ta merrte- iu drejtua asaj duke i kapur krahun

- n.k e di pe.r çfarë po flet - i tha ajo duke u munduar ti hiqte krahun

- Mari lëshojë- i tha Ramieli

- mendove se të merrja të dashurin apo jo prandaj heshte - i tha Mariangela duke ia shtrenguar akoma më tepër

- MARI LESHOJE TE THASH - bertiti  Ramieli duke e shtyrë dhe ajo përfundoi në tokë . Të gjithë u afruan pranë Klaudies të cilës sytë i ishin mbushur me lotë.  Dhe filluan ta pyesnin të gjithë nëse ishte mirë .  Ndërsa Mariangela po i shikonte e lënduar akoma në tokë por nk  e shfaqte

- Mari - thirri Caresa dhe iu afrua për ta ndihmuar . Atëherë kur dëgjuan Caresen duk thirrur Mariangelen ,kthyen vëmendjen nga Mariangela

- je mirë? -  pyeti Oliver duke shkuar pranë saj por Mariangela e shtyu keq

- Mari ndodhi pa vetdije- tha Ramieli

- që sot,  as nk me njihni as nk iu njoh.  Me nderprisni rrugën,  ju betohem në gjënë më të shtrenjtë, se ju bëj te paguani shtrejte . Ju shkatërroi- tha Mariangela me urretje dhe u largua nga aty dhe shkoi për në banjo me Caresen duke e ndjekur nga pas .

Nk e kuptuan aspak se për çfarë bëhej fjalë por e dinte se vëllai i tij kishte gishte në atë punë.  Mori çantën dhe u largua me nxitim me djemtë duke e ndjekur nga pas .


Po qëndronte në sallon me atë vajzën që LuIsi iu kishte treguar , kishte disa ditë që shoqërohej me të ; kur Ramieli hyri mbrenda me nerva

- çfarë i ke thënë Marise ? - pyeti ai Diablon i cili u rehatua në divan

- përshëndetje edhe ty - i tha Diablo me ironi

- Eliza  - i tha ajo vajza duke i zgjatur dorën dhe Ramieli e shikoi keq

- nk jam e interesuar për ty kurve - ia ktheu ai asaj- të bera nje pyetje Diablo - iu drejtua pastaj të vëllait

- çfarë i kam thënë? - bëri të paditurin ai- aaaa po , se natën që kaluam bashkë e kam incizuar dhe se mund të ja  dërgoi familjes së saj ose mund të përdor në një nga organizatat - tha ai duke qeshur djallezisht dhe Ramieli me djemtë u shokuan dhe Eliza  po e shijonte atë skenë sa nk e vuri fare ujin në zjarr për të ikur 

- edhe këtë i paske thënë?- i tha Ramieli dhe i gjuajti Diablos në fytyrë grusht

- pse çfarë i paskem thënë tjetër se nk e mbaj mend - tha ai duke qeshur akoma

- për çfarë të vërtetë e ke gënjyer Diablo ?- e pyeti Ramieli- çfarë i ke thënë ne lidhje me ne?- pyeti përsëri

- Diablo nk i ka thënë gjë- tha Heroldi duke hyre në sallon me duar në xhepa - unë i tregova gjithçka- tha ai

- çfarë i ke thënë?- pyeten djemtë dhe Diablo po shtrengonte dhembet

- të vërtetën,  se e gjitha ishte e planifikuar,  se kërkuam shoqëri me të vetëm se Diablo të merrte hakun e tij '- tha ai i qetë dhe Ramieli e goditi në fytyrë dhe pastij Oliver

- pse e genjeve? - e pyeti Ramieli

- nk e genjeve,  a nk ishe ti ai që këmbëngulë  të kishe shoqëri me të? - e pyeti Heroldi

- jo për tu hakmarrë dreqi të marrte - i tha Ramieli

- Ramieli të kam thënë se ajo vajzë është bela . Ja rezultati , ajo po na percan - tha Heroldi

- i vetmi njeri që po na percan je ti Herold,  ajo vetëm sa na bashkoi.  Mua më atë djallin atje ,që para se Maria të shfaqej nk e shihja një herë në vit . As nk e ka marrë mundimin të dinte se kisha nevojë për të apo jo . - shpjegoi Ramieli

- të Lutem Ramiel mos u bëj dramatik - i tha Diablo

- me falni qe po ju ndërpresë,  çfarë jeni ju ? Kush është Maria ?- pyeti Eliza

- çfarë të duhet ty ?- ia ktheu Oliver

- Oliver mbaje gojën- tha Diablo serioz

- pse ta mbajë gojën a nk është një nga lodrat e tuja ?- e pyeti Ramieli

- jo i dashur vëlla,  Eliza është e fejuara ime e ardhshme , dmth kunata jote e ardhme , zonja e kësaj shtëpie,  Liz ky është vëllai im - prezantoi Diablo duke qeshur  dhe atij iu bashkengjit  Eliza me Heroldin . Ndërsa djemtë mbeten të shokuar

- Po tallesh apo jo ? Nk e ke zëvendësuar kaq shpejte Marine me të?- pyeti Ramieli

- Mariangela  ishte një aventurë hakmarrëse- u përgjigj Diablo

- kaq poshtë ke rënë? - pyeti Ramieli duke shikuar Diablon nga këmba tek koka . - sikur të mos ishim afruar fare Diablo,  sepse nk ia paska vlejtur - tha ai dhe mori për të dalur - e gjetsh me keq se asaj Herold - i tha Ramieli atij dhe dol .

Pasi dol nga vila Ramieli,  Diablo u largua pa thënë asnjë fjalë. 

- Po me pelqen këtu,  do doja të jetoj këtu.  Madje po filloj e shpërngulëm- tha Eliza duke qeshur e duke shikuar rrotull  dhe djemtë u shokuan  perveq Heroldit i cili u habit paksa . Duke qeshur u largua nga aty dhe nxorri telefonin .

- me të vërtet je i pashpirt Herold - iu drejtua Alano atij

- që tani as 2 dit nk ka që janë njohur dhe vendosën të fejoheshin. As 10 minuta nk ka këtu dhe u vendosi të shpërngulet që tani dhe të bëjë ligjin . Këtu kemi për të qenë se pa u bërë muaji do nxjerrë të gjithve jashtë dhe Do bëjë Diablon të na trajtojë me keq se rojet - i tha Filiberto

- ajo femër nk është si të duket Herold. Por do jetë tepër vonë për ty dhe për ne kur ta kuptosh.  Atëherë do shohësh kush na percau - tha Oliver dhe pas asaj u larguan prej tij .

___________________________________________

Pavarësisht se them do postoi vetëm nga një pjesë përsëri nk mund të  duroi kur shoh komentet m

Për sonte nk me seriozisht .😂

Devil or Angel ✔Where stories live. Discover now