Të nesërmen u ngrit herët dhe kishte ndaluar tek Xhorxh për ti dorëzuar laptopin dhe pastaj kishte shkuar në shkollë duke u ndeshur me fjalët për të. Përfundimisht ato do ishin vrasësit e saj të parë . E urrente ato veshtrime kur flasin duke të t shikuar.Vajza e re do ndaje çiftin e shkollës. Apo djali me i bukur dhe bad boy i cili është i lidhur i dol në mbrojtje vajzës së re . Bossi i shkollës është i interesuar në vajzën e re . Këto e shumë fjalë të tjera dëgjonte teksa kalonte në korridore e deri tek banka e saj që nk kishin të ndalur derisa profesori i lëndës hyri mbrenda .
- përshëndetje - iu afrua një djal Mariangeles teksa ulej afër saj dhe siq ishin duke qeshur Ramieli me grupin e tij u bënë serioz kur shikuan atë djalin të ulej pranë saj .
- përshëndetje ? - tha në formë pyetje
- miss Gjonaj, mister Klarik përgjigjuni pyetjes ju lutem - iu drejtua Profesori atyre të dyve
- mister Klarik sapo me thoshte se kishte një përgjigje të përsosur zotëri - u përgjigj Mariangela duke shikuar nga ai djali që u ul pranë saj , i cili kishte ngelur me gojë hapur pa ditur se çfarë të thoshte ndërsa Ramieli me të tjerët po shijonin skenën
- po presim mister Klarik - iu drejtua Profesori atij
- e harrova profesor - u përgjigj ai dhe të gjitha klasa filloi të qeshte dhe Mariangela rregulloi sytë. Nk i beshin përshtypje djem të tillë. I vetmi që i kishte bërë përshtypje ishte djali i aeroportit. Një mister dhe jo si këto të tjerët . Dhe Mariangela i dashuronte misteret.
- shihemi orën tjetër- u dëgjua profesori pasi ra zilja dhe të gjithë studentët po mblidhnin shpejtë e shpejtë librat e tyre të dilnin
- besoj që e meritoi një kafe me ty pasi ma fute bukur - iu drejtua ai djali Mariangeles dhe ajo e shikoi
- jo - u përgjigj Ajo thatë
- me pelqen vajzat e vështira- tha ai me mburrje
- kurse mua nk me pelqejne djemte që nk dine të përgjigjën dhe të dalin nga situata - i tha dhe mori çantën dhe u largua .
Ishte ora e pushimit , çdo student e shikoje me shoqërinë e tyre duke qëndruar, ndërsa ajo ishte ulur në një nga stolat duke menduar . Diablo kishte pushtuar mendimet e saj . Do e gjente deomos emrin e tij dhe të shpallte fitoren sot . Ishte kaq pranë për ta gjetur .
- na pelqeu ajo çfarë i bërë atij kastravecit - u dëgjua njeri nga djemtë nga grupi I Ramielit teksa qëndronin përballë saj .
- me fal por kush të kërkoi mendim ? - e pyeti Ajo neutrale
- sot jemi në 2020 mendimi është lirë për këdo- tha një tjetër duke ulur pranë saj
- orë çfarë problemi keni me mua ? - pyeti Mariangela duke u ngritur në këmbë
- asgjë, mbase duam të bëhemi miq ? - i tha Ramieli
- miq ? - pyeti ajo duke ngritur njeren vetull serioze - ju as që më njihni, doni të bëheni miq me mua . - tha ajo duke kryqëzuar duart - me lini të qetë mua - tha ajo dhe u largua nga aty .
Teksa ecte shikoi se si princesha e shkollës po tallte një vajzë me shoqet e saj . Vendosi që të mos ndërhynte ; por ndaloi për ta ndihmuar kur ajo e shtyu dhe librat që ajo vajza mbante në duar rrane ne tokë. Njëri nga djemtë e grupit të Ramielit filloi të lëvizte këmbën i tensionuar
- urdhero - i tha Mariangela duke i mbledhur librat e duke e ndihmuar të ngrihej , dhe ia la në dorë librat në dorë
- kjo vajzë me pëlqeu akoma më shumë- tha ai djali teksa lëvizë këmbët i tensionuar, dhe të gjithë po i shikonin
- faleminderit- i tha ajo duke drejtuar syzet . Ishte nga ato vajzat që mësonin por ishte e bukur . - Caresa unë- u prezantua duke i shtrirë dorën
- Mariangela- u prezantua ajo
- vajza e re - tha ajo duke qeshur
- paskem marrë fame të madhe - qeshi Mariangela
- ke frikësuar të gjitha vajzat e shkollës, sepse vëmendja e djemve është tek ti , madje edhe grupit famëkeq- tha ajo
- epo të ma kenë friken - tha Mariangela duke qeshur - çfarë ke këtë orë? - pyeti ajo
- menexhim biznes- u përgjigj Caresa
- edhe unë- u përgjigj Mariangela
- si thua të shkojmë bashkë? - pyeti Caresa
- po - u përgjigj Mariangela dhe u larguan duke qeshur
- një arsyje me teper per tu shoqëruar me Mariangelen - u dëgjua përsëri ai djali .
Pasi kishte mbaruar mësimin, kishte shkuar tek xhorxh e gëzuar me mendimin Se Diablo do ishte atje . Por jo
Kur kishte shkuar atje , ai nk ishte atje . Kishte qëndruar me xhorxhin duke biseduar për disa orë teksa priste atë. Por ai nk kishte shkuar.
Po thuajse gjithë mbasditen e kaloi duke pritur ate por ai ishte i zënë duke u marrë me kurvat e tij .
Jo se nk i kishte rënë ndërmend për të por preferoi të pallonte një nga kurvat , qe te shkonte tek ajo .Një tjetër mashkull e kishte zhgënjyer, një tjetër mashkull i tregoi se ishte e tepërt . Por ajo vendosi të mos dërzohej përpara tij . Nk ishte femër që vuante . Pasi pa fetyren e tij të vërtet sipas saj , edhe ajo do tregonte të sajin. Sepse ajo ishte Mariangela Ahriman Gjonaj . Engjelli rebel dhe Djalli dhe ajo nk vuante .
- pashim xhorxh- tha Mariangela duke e përshëndetur , - faleminderit për ndihmën- i tha ajo duke buzëqeshur
- asgjë zonja ime ishte kënaqësi, të pres përsëri- i tha ai
- nesër dhe çdo ditë këtu me ke - i tha ajo dhe pas asaj dol nga dyqani dhe iu drejtua shtëpisë së saj .
Fillimisht qëndroi në sallon duke biseduar me të shtëpisë për të mos rënë në sy . Dhe pas një çerek ore u ngrit shkoi tek dhoma e saj me preteksin për të mësuar.
Ngadalë hyri në dhomën e Tianit dhe filloi të shikonte dhomën se ku mund të vendoste kameren . Diku ku atij nk do i shkonte mendja .
Ngadalë hyri dhe tek dhoma e Alyes dhe këtu e kishte me lehtë pasi dhoma e saj ishte më e mbushur me sende . Vendi perfekt per kameren ishte sipër krevatit të saj . Dhe kështu bëri. Rregulloi krevatin e saj për të mos lene shenjat dhe qeshi djallezisht dhe fitimtare duke përplasur duart. Do i kishte në pëllëmbë të dorës të dy pas kësaj.
YOU ARE READING
Devil or Angel ✔
General Fiction- nuk e kuptoi a je engjëll apo djall? - e pyeti ajo teksa qëndronte në krevat - jam djall për botën , engjell për disa në vecanerisht - i tha ai duke iu afruar afër saj .