#55

3.2K 100 4
                                    


Kishin kaluar disa ditë edhe Heroldit sa vinin edhe shtoheshin sms nga numri i panjohur . Në bazë te sjelljes që Eliza tregonte ndaj djemve e bënin të dyshonte.  Dhe kishte filluar ta ndiqte . Kur Diablo nk ishte në shtëpi kishte arritur të kuptonte se ajo dilte dhe shkonte tek një hotel i thjeshtë. 

Edhe sjellja e Diablos ndaj tij ishte ishte me e ftohtë dhe me e largët.  Po ashtu edhe djemtë që nk i thonin asgjë perveq se e kritikonin .

Nganjëherë kur shikonte Elizen e krahasonte me Mariangelen , sjelljet dhe fjalët e saj me të Mariangeles dhe gjendjen e shtëpisë kur kishte qenë ajo me të tashmen .

- dini gjë ku është Diablo ? - pyeti Heroldi djemtë

- a nk je ti njeriu me i afërt Herold,  që dinë çdo gjë dhe se shefi të tregon çdo gjë,  - ia ktheu Alano teksa qëndronin në sallon duke parë televizor

- si ka mundësi që nk e dinë se kush esht?- pyeti Filiberto

- ose mos ndoshta kunata jote e preferuar ta ka zënë vendin ? -  e pyeti Oliver duke u tallur

- Mos u tallni - tha Ai

- Mos ia nis për të qarë aman - tha Filiberto dhe filluan të qeshnin . Dera e .adhe u hap dhe mbrenda hyri Diablo me kemishen me gjak dhe Luisi pranë tij . Të tre djemtë ndaluan dhe u ngritën në këmbë

- Diablo,  çfarë dreqin të ndodhi? Ku ishe? - pyeti Heroldi

- me sill alkool- iu drejtua Diablo serioz Heroldit dhe u mat të largohej

- Po të flas unë këtu- i tha Heroldi duke kapur doren

- Mos harro se kush je Herold,  dhe me kë je duke folur. - duke ia hequr dorën me të keq- Une jam shefi jot e jo shoku jot - tha Diablo dhe pastaj u largua .

- erdhët? - pyeti Eliza kur shikoi Luisin

- e dije se ku ishin? - pyeti Heroldi atë

- patjetër që e di çdo gjë Herold,  jam e fejuara e tij e ardhshëm dhe Gruja e tij një dite- tha ajo dhe u largua. 

- gjithçka për fajin tënde- iu drejtua Luisi Heroldit duke e kapur për këmishë pasi  Eliza u largua - për fajin tënde,  kjo femër u fut në jetën tonë dhe po na largon prej tij.  Po të mos e kisha ndjekur  nëpërmjet  GPS të vendosur në makinën e tij , tani do ishte i vdekur pasi Eliza e dërgoi atje . Demek që ka pas probleme me ortaket e saj . Kur në të vërtet ajo me motrën e saj dhe se bashku me babain e saj duan të mposhtin mafjen me të madhe ruse që ka zotërim gjysën e Amerikës- shpjegoi Luisi me të vogël teksa shtrengonte jaken e kemishes se Heroldit

- nk e dija në rregull, po përpiqesha ta sillja atë që ishte dukur - u mundua të shfajësohej ai teksa i hoqi duart Luisit

- shko dërgoja alkoolin - tha Luisi dhe u largua nga aty .

- HYR- bertiti dhe mbrenda hyri Heroldi me shishen e wiskit në dore - lere aty dhe dil jashtë- urdheroi Diablo teksa qepte plagën e tij

- pse nk me tregove Diablo ? - e pyeti Heroldi duke dalur përballë tij

- i di vete punët e mija . Puna jote është të bësh atë që të urdheroi - tha Diablo dhe shtrëngoi dhembet nga dhimbja

- lere se të thërras doktorrin - i tha Heroldi

- Herold, thjeshtë mu zhduk nga sytë- tha Diablo

- çfarë po ndodh me ty Diablo ? Çfarë po të mundon ? - pyeti Heroldi

- çfarë po ndodh me mua , kështu?- e pyeti Diablo duke u ngritur në këmbë - jam ai që doje ti Herold , që me shtyjë të bëhesha.  Pse nk të pelqen ? - e pyeti Ironikisht Diablo

Devil or Angel ✔حيث تعيش القصص. اكتشف الآن