#70

3.8K 104 18
                                    

Pas katër  vitesh .

- Diego eja shpirt - iu drejtua Mariangela të birit tre vjeçar teksa i merrte doren . Bashkë me të birin përdorë zbriti shkallët e asaj vilë.  Taket e saj dëgjoheshin derisa në sallon saqë edhe djemtë që ishin aty kthyen kokën dhe shikuan Mariangelen me të zeza dhe të voglin  . Tashmë ishte bërë një femër me plot gojën. Një femër zonjë,  me autoritet si i shoqi që të gjithë ia kishin frikën.   Por një femër që jetonte vetëm për të birin. 

-  shiko kush erdhi pashai i shtëpisë- u dëgjua Alono nga salloni

- është bukuroshi i tezës ky - tha Klaudia duke e marrë në krahë. 

- do iu dërgoje Roja Mariangela- iu drejtua Ramieli asaj i cili ishte veshur me kostum të zi , teksa merrte Diegon në krahë.  Të gjithë kishin ndryshuar si nga pamja e jashtme ashtu nga mbrenda

- xhaxha do shkoj tek babi sot - tha Diego Ramielit dhe djemtë heshtën. 

- bëj të fala edhe nga Unë- tha Ramieli duke puthur nipin në koke

- do i tregoi çdo gjë,  edhe për ty Fili - tha vogëlushi dhe duke shikuar me inat nga Filiberto . Diego ishte një fëmijë i shkathët,  i zgjuar .

- eja Diego - iu drejtua Mariangela të birit i cili zbriti nga krahët  E Ramielit dhe vrapoi tek e ëma

- shihemi Diablo i vogël- iu drejtua Oliver atij i cili pasi përshëndeti me dorë të tjerët,  u largua me të ëmën. 

- tek Diablo- tha autoritare Mariangela rojes që i hapi derën e makinës i cili pohoi me kokë dhe mbylli derën pasi Mariangela dhe Diego hyren mbrenda

Teksa ecnin rrugës,  shikonte në dritare  . Ishte një ditë e zymtë.  Pa diell, me re dhe gati për shi . Pikërisht si gjendja e saj . E zymtë.  Diego ishte dielli , hëna,  yjet çdo gjë që mbante dhe i jepte forcë.  Shikoi të birin i cili po vizatonte në një bllok dhe u afrua dhe e puthi në koke . Vizatimin e kishte marrë nga ajo ndërsa të tjerat nga i ati . Ishte fiks si ai . Versioni me i ri dhe i vogël i Diablos .

- mbërritëm zonjë- lajmëroi roja në sediljen e parë të pasagjerit teksa shoferi fiku makinën.  Fillimisht dolen shoferi dhe roja që i hapen derën Mariangeles dhe tjetri që shikonte terrenin për sigurinë e saj . Zgjati dorën të birit , i cili u ul ngadalë dhe rregulloi rrobat si një zotëri i madh . Buzëqeshi me të birin dhe vendosi syzet .

Arritën përpara një varri të mbushur me lule,  prej mermeri madhështor ku në mermer ishte fotoja e Diablos dhe data e lindjes dhe e vdekjes .

- babi erdha une - iu drejtua Diego varrit dhe shkoi e puthi foton e mermemrit , ndërsa rojet kthyen shpinën nga ato dhe u larguan duke shikuar vendin .

Hoqi syzet dhe u ul në mermerin e ftohtë ku dergjej i shoqi prej tre vitesh tashmë
- Diablo , i dashur- tha Mariangela duke prek dheun - edhe një vit i mallkuar iku pa ty .

- pa merak babi , nk e kam mërzitur mamin fare - tha Diego dhe u ul pranë të ëmës - xhaxha Filo me ngacmon përsëri dhe i thash se do i tregoi babit - përfundoi ai

- të ka ngjarë ty , - tha Mariangela duke prekur flokët e të birit - syte e tua , flokët e tua ,sjelljet , fjalët madje edhe zemërimin tënd. Çdo ditë e më shumë rritet dhe të ngjan ty - përfundoi ajo me lotë në sy por nk i lejoj ti binin.  Asnjëherë nk kishte qarë përpara të birit dhe as nk do e bënte. 

- epo jam Diablo i vogël unë- tha ai me mburrje dhe Mariangela e puthi në koke. - kur të rritem babi do bëhem si ti . Dhe jo do lejoj asgjë dhe as kënd të mërzisë mamin - tha vogëlushi dhe Mariangeles i shpëtoi një lot por e fshiu menjehere .

- Harbit,  merre e dërgo Diegon tek Makina dhe  qëndro me të- urdheroi Mariangela njerin roje

- si të urdhëroni zonjë.  Por po ju ? - pyeti ai teksa merrte doren e vogëlushit

- do qëndroi edhe pak - tha ajo pa e shikuar

- do qëndrojë roja tjetër por pak më larg - tha ai dhe u largua me vogëlushin

- Diablo me ka marre malli per ty - tha Mariangela dhe lejoj lotet të bienin në dheun me flokët - me mungon i dashur . Me mungon çdo gjë e jotja dhe nk mundem të duroi me .  Po të mos kisha parë me sytë e mi do të thoja se je gjallë,  pasi e ndjej.  Po cmendem Diablo , Diego është i vetmi ilaç që nk me lejon të shkoj në atë fazë.  - tha ajo duke qarë dhe këto fjalë po i copëtonin zemrën edhe dikujt që po e shikonte në fshehtësi por nk mund të bënte asgjë.  Ajo femër nk e meritonte të vuante për një mafioz.  Ajo meritonte dike qe qëndronte gjithmonë pranë saj . Dhe jo të qante nëpër vorre.  Kështu mendonte personi që po e shikonte Mariangelen në fshehtësi si maniak .

- të paktën eja një herë në ëndërr,  të tshoh atje dhe të prek- tha ajo . - po iku tani por të premtoj që çdo vi përsëri neser - tha ajo duke fshirë lotet . - të dua Diablo - tha dhe puthi foton e tij që qëndronte në mermerin e ftohtë.  Vendosi syzet dhe u largua duke vendosur pamjen e gruas së fortë

___________________________________________

Devil or Angel ✔Where stories live. Discover now