#26

3.7K 105 7
                                    

Pas një muaji

- Ahri ca herë të kam thënë që të mos nxitosh kur të marrësh shënjestër? - e pyeti Diablo duke shkuar pranë saj teksa ajo gjuante me pistoletë mbi shishe boshe .

Kishte fituar përsëri ajo , kishin pothuajse nje javë  që kishte filluar ti mësonte të gjuante armë pikërisht tek ai vendi i humbur ku kishin filluar të mësonin makinën. 

- asnjëherë- tha ajo duke ulur armën dhe duke u kthyer nga ai

- një mijë herë e kam dëgjuar unë të than - u dëgjua Heroldi teksa kalonte aty pranë.  Perveq atyre të dyve,  ishin edhe djemtë dhe Klaudia .

Djemte ishin duke u stërvitur ndërsa Ramieli me Klaudien duke qëndruar nën hijen e një peme të përqafuar

- ti po ti , nk je kot avokati i tij - ia ktheu Mariangela Heroldit

- nqs mbaruat , kthehu andej nga ishe Ahri- iu drejtua Diablo asaj.  Ahri ishte një nga emrat më të cilët ai e therriste .

- mos me urdhero mua pasi është edhe plot kjo e shkreta , dhe nerva janë këto të shkreta e nk dijnë ku të shprazen - tha ajo egër nga Diablo

- me pak fjalë dhe me shume vepra - i tha ai duke i dalur mbrapa dhe kapi krahun e saj - krahun mbaje kështu- tha ai duke ia pozicionuar krahun si duhet

- okej ma the , largohu - i tha Ajo duke u përpjekur të merrte shënjestër

- pse nk përqëndrohesh dot kur me ke pranë? - e pyeti ai dhe ia largoi flokët nga qafa me gisht dhe iu afrua ta puthte tek qafa

- eeee romanca në kulm - i dëgjua Alano teksa i shihte qiftet

- pusho se dole ti në vend të shisheve - i tha Filiberto dhe prej inatit të Diablos Mariangela u përqendrua tek shenjestra dhe gjuajti në shenjë  pavarsisht se Diablo i jepte kënaqësi

- e shikon se kur dua diçka e arrij - tha ajo duke u kthyer nga ai

- ia pse me pelqen ti - i tha ai duke buzëqeshur- Filiberto , Alano dhe Oliver ejani këtu- thirri ai dhe kapi doren e Mariangeles dhe djemtë u shikuan ndër veti

- hajde perhajer - tha Oliver

- unë akoma e kam frikë kur me therret - peshperiti Alano

- se veq ti - tha Filiberto dhe u rreshtua përpara tij

- do ndesheni me Ahrin- tha ai dhe Mariangela e shikoi e Habitur

- me të vërtet? - pyeti ajo e lumtur

- çfarë? - pyeten djemtë të habitur

- Me jep armën Ahr dhe zgjidh me ke do ndeshesh- tha Diablo duke i zgjatur dorën për armën

- prit - tha ajo duke fshirë armën nga shenjat e gishtave dhe djemtë e shikonin ,nk ishte hera e parë që e bënte- thjeshtë për siguri pasi disa me urrejnë- tha ajo me zë që ta dëgjonte Heroldi dhe ia dha Diablos

- zgjidh - tha Diablo duke vendosur në brez armën

- hajt Alanon - tha ajo duke qeshur dhe Alano shikoi Diablon për miratim dhe kur Diablo pohoi me kokë u përgatit

- Ahri nqs bën gabime nga ato që të kam mësuar do të denoj një javë për çdo gabim- iu drejtua Diablo

- vallahi kur nk kam ba dënimet e babs tem , dënimet e tuja nk janë në listë fare - tha ajo dhe Ramieli qeshi me zë kurse djemtë po mbanin të qeshurën.  - e shohim , filloni- tha ai dhe u largua pak dhe filloi të shikonte me duar në xhepa lëvizjet e Mariangeles sesi mbrohej apo sulmonte

Devil or Angel ✔Where stories live. Discover now