Pas një dite, doli nga spitali por jo si Mariangela e mëparshme. Në çdo moment i vinte ndërmend ajo skenë edhe pse e dinte se ishte e pastër . frika i kishte pushtuar çdo qenie të saj , dhe besimi i kishte humbur tek çdo kush . Nëse dikur ndihej mirë në errësirë, tashmë frikësohej prej saj .
- Mari dëshiron ndonjë gjë?- e pyeti e ëma sapo Mariangela u ngrit nga divani ku po qëndronte për hatër të mamasë së saj .
- jo - tha ajo dhe mbrenda hyri Tian
- ku ke qenë ti ? - e pyeti i ati
- kisha punë- u përgjigj ai duke shikuar nga Mariangela dhe ajo po ashtu duke e shikuar me inat
- natën- tha ajo thatë dhe u largua për në dhomën e saj .
- çfarë do bëjmë me këtë vajzë?- pyeti e ëma
- Nk eshte dashur ti japim aq shumë liri- tha i ati .
Sapo hyri në dhomën e saj , shkoi pranë raftit, veshi një bluzë me mange të gjata dhe e mbërtheu deri në fund , ndezi ambazhurin dhe pastaj u shtri në krevat .
Sapo vuri re dritën e dhomës së saj që u ndez , zbriti nga makina ku po priste për orë të tëra dhe filloi të ngjitej për tek dhoma e saj .
Sapo hypi në ballkon , e shikoi të mbledhur. Hapi ngadalë derën e ballkonit dhe u fut mbrenda .
- erdhe që të iu tregosh prindërve apo organizata jote po falimenton dhe të duhet një vajzë e virgjër? - e pyeti ajo pasi aroma e parfumit të tij të shtrejte i mbushi dhomën. Fjalët e saj e lenduan por fundja e meritonte , ishte vete ai që ia kishte thënë për ta lenduar
- erdha të mbaj në krahët e mi - tha ai dhe kaloi mbrapa saj
- largohu - i tha ajo
- jo - tha ai dhe Mariangela u mbledh me teper , jashtë dhomës filluan te dëgjoheshin hapa dhe të zërat e Alyes , Tianit dhe Gabrielit. Mariangela as nk e mori mundimin të lëvizte dhe të shfeshte Diablon - Mari.. thirri ai
- bëj çfarë të duash nk me intereson- tha ajo e patrazuar
- me ty merrem mbrapa - tha ai
-Mari - thirri Alya duke hyrë mbrenda me djemte
- çfarë doni ? - i pyeti ajo pa lëvizur
- duam të rrijme me ty dhe të flasim - tha Gabrieli duke u ulur pranë saj
- tani e gjetët të vinit e të rrinit me të? - peshperiti Diablo teksa qëndronte i fshehur në banjo dhe i dëgjonte
- mire ty të besoj po këto të dy pse erdhën, çfarë duan , nk është se me duan ?- tha Mariangela duke u drejtuar pak
- Mari me vjen keq - tha Alya
- Mos të tvije Alya se po të tvije do e hapje telefonin- iu drejtua Mariangela asaj- të gjithë ju - tha duke shikuar
- çfarë mund të bejme që të na falesh ?- e pyeti Gabrieli
- te Largohuni - tha Mariangela duke u shtrirë prap - dua të rri vetëm - tha duke u mbuluar
- eja dalim - tha Tian duke u ngritur dhe duke dalur i pari
- natën Mari - i tha Alya
- me fal - i peshperiti Gabrieli dhe e puthi në kokë. Pastaj dol , duke mbyllur derën.
- thashë se dua te rri vetëm- tha ajo përsëri kur Diablo dol nga banjoja
- kurse unë të thashë se dua të rri me ty - tha ai duke mbyllur derën me çelës dhe duke hequr kepucet dhe u shtri pas saj .
- largohu - tha Mariangela duke dhe tentoi të ngrihej
- eja , mos ki frikë, nk të bëj gjë- tha ai duke e tërhequr pranë vetit dhe e shtrëngoi pas vetit- e di atë kohë që ke fjetur në krevatin tim nk kam parë makthe - i tha ai dhe Mariangela ngriti sytë dhe e shikoi - isha 17 kur makthet u bënë pjesë e jetës time çdo natë dhe çdo ditë- tha ai
- si filluan ?- pyeti Mariangela
- ishim një familje e lumtur , Unë, Ramieli , Babai , dhe mamaja . Une isha një fëmijë i qetë, i fiksuar pas qetësisë, dhe pastërtisë, serioz kurse Ramieli e kundërta ime . Babai ishte mashkulli ideal për çdo femër dhe babai me i mire ne bote . Të kam thënë se mamaja është shqiptare . Në rini kishte ardhur në Amerikë me studime dhe ishte njohur me babain, ishin dashuruar marrëzisht dhe akoma e dashuron , aq sa mamaja ime zgjodhi babanë në vend të familjes . Pasi u martuan , u zhvendosen në Rusi dhe babai filloi një biznes të vogël që filloi të rritej . Nk ishte mafioz , kriminel , por një njeri i thjeshte. Edhe pasi ekonomia filloi të rritej , Babai nk e ka bere asnjëherë mamanë të pendohej për zgjedhjen e saj . Fillimisht Linda unë pas tre vitesh Ramieli dhe kur isha 17 motra - tha Diablo dhe Mariangela e shikoi .
Gjatë gjithë kohës prekte flokët e saj dhe ajo e dëgjonte me vëmendje . Mori frymë thellë dhe filloi përsëri
- babai krijoj një kompani me forcë të tij pa bërë punë të jashtëligjshme. Gjithmonë ishte pranë nesh në çdo hap, problem apo ndonjë aktivitet. Derisa disa kohë, u shihte i shqetësuar. U përpiqte që të mos e shfaqte në familje por një një mënyrë e dalloja . Disa ortakë të tij , e kishin kërcënuar me jetët tona që babai të fillonte punët e jashtëligjshëm. Arsyja pse . Sepse kompania e babait me mijë herë kishte e dalur e pasur nga kontrollet , dhe atyre iu leverdiste . Një natë, mamaja me Ramielin kishin dalur ,kurse në shtëpi isha unë, Babai dhe motra . Luisi me telefoni dhe me tha të dilja jashtë për një grindje që do shkaktonim. Shkova dhe u takuam pas shtëpisë kur mund të shihje fare mirë Së çfarë po ndodhte mbrenda . Pas disa minutash , njerëz të armatosur hyren mbrenda dhe lidhen babain dhe Motrën. U mata të shkoja por nk me lejoj Luisi ,telefonuam menjehere policinë. Sapo mbarova telefonaten . Një telefonat iu erdhi atyre dhe ato filluan ti hedhnin diçka babait dhe motrës. Ishte benzinë. E pash me sytë e mi se si iu hodhën cakmakun dhe ato morën flakë. E pashë me sytë e mi se si ato po digjeshin , dhe unë nk bëja gja . Bertisja por Luisi nk me lëshonte. Pas disa minutash , pasi ato dolën i vuren flakën edhe shtëpisë dhe u zhdukën. Menjëherë pas tyre erdhi policia por ishte tepër vonë- shpjegoi Diablo me sytë me lot dhe Mariangela tashmë po qante
- mamaja u shkatërrua shumë, nk i vdiq vetëm dashuria e jetës por edhe vajza .- filloi të fliste përsëri Diablo - Une kisha parë gjithçka kështu që u vuren edhe pas nesh . Policia i ndihmonte . Për të na shpëtuar neve mamaja vendosi që të kthehej përsëri në vendlindje ,por edhe ato na hodhën në rrugë sepse mamaja kishte zgjedhur babain . E mbaj mend shumë mirë si i thanë, " Shko tek ai që zgjodhe ,nk ka vend për ty këtu " - tha ai
- shqiptarët- tha Mariangela dhe e shtrëngoi Diablon
- xhaxhai , menjehere na mori pranë vetit dhe na ndryshoi mbiemrin e tij dhe të tonin duke marrë mbiemrin e gruas të tij . Për të pastruar emrin e tyre , i hodhen fajin babit edhe të vdekur madje . U betova të hakmarrësha, kështu fillova . Mamaja , xhaxhai kundërshtonin por nk me interesonte . Ramieli me mbështete po ashtu Heroldi- tha ai
- Heroldi është kushëriri jot ? - pyeti Mariangela
- Po, ishte i lidhur me babain , pasi e urrente xhaxhain sepse u martua pasi mamaja e tij vdiq. Ngadalë e ngadalë fillova të hyja në botën e mafies me ndihmën e Heroldit dhe Luisit . Fillova duke vrare çdo mafje qe dilte përpara. I gjeta edhe ato që vranë babain dhe i torturova për një vit më çdo gjë të mundshme, por përseri isha bosh ,jo më me një arsyje për të jetuar . Ramielin e kisha gjithmonë pranë vetes pavarësisht se e largoja . Për ta mbrojtur , i vendosa Djemtë që të shoqëronin me të, e për të mos lyente duart me gjak. U lidh teper me to , por nk e mohoi se nk interesohej për mua . Xhelozja shumë kur im vëlla i tregonte çdo gjë djemve të pareve dhe pastaj mua. Por duhej ta mbrojë- tha Diablo dhe e puthi në kokë Mariangelen
- me vjen keq - i peshperiti Mariangela
- flij tani , jam pranë teje - i tha Diablo
- por nk ishe kur kisha nevojë- tha Ajo dhe Diablo shtrëngoi sytë
-Izvini, dorogaya( me fal e dashur ) - i peshperiti dhe e puthi ne ballë. E shtrëngoi fort pas vetes dhe i merrte arome flokeve te saj . E gjithë trupi i tij u qetësua pranë saj . Me në fund gjeti qetësinë e tij.
![](https://img.wattpad.com/cover/240173426-288-k594461.jpg)
YOU ARE READING
Devil or Angel ✔
General Fiction- nuk e kuptoi a je engjëll apo djall? - e pyeti ajo teksa qëndronte në krevat - jam djall për botën , engjell për disa në vecanerisht - i tha ai duke iu afruar afër saj .